Darka kaloi e qete, mes bisedash te kendshme deri diku, e ndonje fjale te hedhur apo ngacmime te njepasnjeshme. Darla qendroi e ftohte gjithe kohen, thua se nuk e njihte Rigersin. E Luiza mundohej qe ne cdo cast te tregonte qe Rigersi ishte i saj, te pakten ne mendjen e vet.
'Shkoi vone dhe neser me duhet te jem heret ne pune' i kujtoi Darla Erisit, i cili menjehere e kuptoi dhe si nje xhentil i vertete, u cua per ti terhequr karrigen.
Rigersi rrotulloi syte me gjestin klishe e teper te perhapur, qe si shkonte aspak. Nese donte ti binte ne sy asaj, duhej te bente me shume se aq. Darla nuk terhiqej aq lehte me veprime te tilla, sish aq e ceket. E vetes ia perseriste gjithe kohes qe kish humbur. Kish humbur ne lojen qe ai nisi.
'Do me cosh ne shtepi apo jo?' pyeti Luiza Rigersin i cili donte kaq shume te shkeputej prej saj.
'Patjeter' i dhuroi nje buzeqeshje te sforcuar.
'Ku e ke shtepine?' nderhyri Erisi.
'Nga liqeni'
'Edhe une andej jam. Te coj une meqe kemi rrugen bashke. Seshte nevoja te mundohet Gersi' ai e urreu faktin qe i thirri shkurt.
'Jo ska problem, me con ai' kembenguli ajo, ende e pangopur prej pranise se tij.
'Do i duhet te beje goxha rruge. Eshte dhe ne pune neser' dhe Luizes nuk i ngelej gje tjeter, vec te pranonte.
E merzitur i tha naten e mire dhe i dha nje perqafim qe shtypi cdo qelize te trupit te tij.
'Me telefono' i peshperiti ne vesh, kurse ai nuk kish ndermend te merrej me te.
U shkeput prej saj dhe takoi Erisin, qe ne pamje te pare dukej teper miqesor e sikur smund te quhej nje konkurrent. Sepse rrugen per te zemra e Darles do mund ta bente vec Rigersi. Te pakten keshtu ai mendonte.
Mbetem vetem ata te dy, ne te ftohtin e bute te Nentorit. Nuk flisnin, ai veshtronte ate e ajo rruget paksa te lagura te qytetit.
'Dua te flasim' i kerkoi ai, duke thyer heshtjen.
'Une jo' atehere ajo e pa ne sy e kurre me pare skish qene aq e forte.
'A ka mundesi njehere te vetme mos jesh kaq kokeforte?'
Ajo u dorezua dhe e lejoi te vazhdonte. Jo se fjalet e tij do ndryshonin qendrimin dhe mendimin e saj.
'Jam sjelle keq me ty, e pranoj. Jam treguar arrogant, idiot, i pacipe. Cfare te duash ti me quaj. Ama jam penduar dhe nuk dua qe gjerat te jene keshtu mes nesh'
'Cfare po perpiqesh te thuash?'
'Po them qe marredhenia jone smund te jete kaq e ftohte. Punojme bashke, qendrojme afer Alanit. Smund te sillemi si te panjohur'
'Disa gjera jane te paevitueshme per tu ndaluar. E koha vrapon per te na kujtuar se ndonjehere, eshte vone'
'Nuk eshte vone per te harruar'
'Nuk mund te harrohet gjithcka aq kollaj. Zgjedhjet tona na bejne ne, caktojne situata, prej te cilave sia mbathim dot'
Ai iu afrua dhe tentoi ti preke faqen, por ajo u largua prej tij dhe ai, i lenduar, e uli serish doren.
'A do jete cdo gje si me pare?'
'Kujt i thua si me pare?'
'Mes ne te dyve'
'A ka patur dicka me pare, Rigers?' trishtueshem pyeti sepse e dinte mjaft mire pergjigjen.
'Doja te thoja miq' tia mbathte nga e verteta ishte i pari dhe e bente mjaft mire.
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...