'Nje tjeter rezonance? Perse?' pyeste e shqetesuar Blerta, ate fund dhjetori, jashte deres se Alanit.
'Pjese e procedurave. Duhet te shohim vijueshmerine' u mundua te tregohej bindes dhe te ruante ftohtesine e shikimit te tij.
E ema pohoi me koke dhe ndoqi te birin bashke me Rigersin, drejt dyerve prej te cilave frigoheshin. Sepse mbrapa tyre, i priste nje makineri qe kishte ne dore te ardhmen e djalit te saj te vetem. Me duart qe i dridheshin dhe zemren qe i rrihte me shpejt se normalisht, priste me padurim Alanin te dilte si gjithnje me nje buzeqeshje. Priste me lote ne sy sepse ishte lodhur qe i vogli i saj po perpelitej shtreterve te spitalit, kur duhej te ishte si gjithe adoleshentet e tjere.
Nuk e kishte imagjinuar kurre keshtu jeten e te shtrenjtit te saj. Priste te kalonte ato problemet e cmendura qe psikologet shkruanin neper librat e tyre. Por, skish ndodhur asgje e tille. Edhe atehere kur ai ishte munduar te rebelohej, kishin marre vesh per semundjen e mallkuar qe po ia shkurtonte ditet nje nga nje.
'Eshte mire' perpiqej ta ngushellonte Rigersi, ndersa qendronte krah saj per ti dhene mbeshtetjen per te cilen ajo kishte nevoje.
Thjesht tundi koken, ne pamundesi per te folur sepse nese fliste, do degjoheshin vec ngasherimat e saj. Ktheu koken sapo kercitu dera dhe prej saj doli Alani, paksa konfuz dhe i hutuar.
'Drita e mamit. Si je? Mire? He, te dhemb gje? Thuaja mamit, jete' pershkonte fytyren e tij me duart e saj per ta pare sikur te ish lenduar nga dicka.
'Se di. Me merren mendte dhe me dhemb pak koka' dhe duart vazhdonte ti mbante perreth kokes se tij, e shtypte per te lehtesuar dhimbjen therrese dhe mbyllte syte per te harruar.
U gjenden shpejt ne dhomen e tij, me zarfin ende te pahapur ne duart e Rigersit. Iu bashkua dhe Darla per pak minuta.
'Si shkoi?' pyeti ajo, pasi kish kerkuar ndjese qe smund te ishte me te pasi kishte ardhur nje rast i ri dhe duhej ta shikonin.
'Mire mendoj. Thjesht jam i lodhur' foli Alani neperdhembe dhe ne syte e tij dukeshin qarte kapilaret teper te zgjeruar dhe te skuqur.
'Duhet te pushosh. Shtrihu' nje urdher i prere prej Rigersit, te cilin Alani kish ndermend ta zbatonte edhe nese ai sdo ia kish kerkuar.
Nuk i foli Blertes por me nje ton preres, kerkoi qe Darla ta ndiqte dhe te dy ndodheshin perballe ekranit te kompjuterit. Dhe prisnin.
'E fute diskun?' pyeti ajo ndersa perpiqej te kuptonte pse ia kishin ngulur syte hapesires se erret.
'Jo' dhe menjehere hapi zarfin per te nxjerre prej aty objektin prej te cilit kishte frike. Nje send aq i vogel, qe mbante nje peshe aq te madhe.
Te dy priten ne heshtje derisa imazhi i hirte u shfaq para tyre. Shtangen!
'Kjo seshte e mundur' peshperiti Darla ndersa picerronte syte per te qartesuar pamjen para saj.
'Duhet te kete ndonje gabim. Patjeter. Gers, me thuaj qe duhet te kete ndonje gabim' fliste e fliste e fliste, ndersa ai vec heshtte.
A nuk pohon heshtja?!
'Kesaj ia kisha friken' zgjodhi te thyente heshtjen disa minuteshe, pasi ajo ishte me e dhimbshme se fjalet.
'Cdo bejme?' shpresen kete here donte ta gjente tek ai, tek Rigersi qe u ngrit prej tavolines dhe doli jashte. E ajo e ndoqi.
Pas lane imazhin e frikshem te nje mase qe kish zaptuar pothuajse nje te treten e trurit te tij te vogel, e dukej sikur rrenjet e tij donte ti shtrinte edhe me. Te zgjeronte kunjat e cadres se tij, te zinte territore te reja.
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...