Part 6

659 90 194
                                    

'Gati?' pyeti Rigersi ndersa Alani qendronte mbeshtetur te dera e makines, me syzet e diellit ne koke dhe priste me shikimin nga dera e spitalit. Priste Darlen.

Per pak minuta, ajo u duk ne shkallet e uleta ne krah me Armandin. Ish veshur me nje fustan, qe i arrinte mbi gju, plot lule dhe floket i kish lene ti binin mbi supe.

'Tani po' u pergjigj Alani dhe Rigersi ktheu koken e i pa ata te dy qe vinin duke qeshur.

Mbajti nje shikim neutral, pa shfaqur asnje emocion dhe priti derisa ata ti bashkoheshin.

'Hajde duroje Mandin ne kete udhetim. Eshte romantik apo sdi gje? Jo per gje, por po te jete marrim ca kokoshka dhe shohim shfaqje' beri shaka djaloshi.

Kurse ai thjesht nenqeshi dhe brenda vetes uroi mos kishte skena te tilla, ku atij do i duhej te ishte deshmitar i ndonje propozimi.

'Duhet te kaloj nga shtepia te marr canten me rroba' i tha ajo Rigersit.

'Sikur do shkojme nje muaj me pushime ne. Mos gje ajo canta eshte ndonje valixhe qe sma nxe as bagazhi i makines?'

Fjalet e tij e nxehen, por veten se dha. Thjesht i hodhi nje veshtrim qe ishte paksa i frikeshem dhe duke i buzeqeshur i tha:

'Do mundohem te mos marr gjithe garderoben time, por ste premtoj gje'

Hipi ne makine menjehere dhe Armandi e ndoqi dhe u ul afer saj, kurse Alani qendroi para. Pasi i dha adresen e sakte te te shtepise se saj, priten ne makine derisa ajo te kthehej.

'Mundohu te sillesh me bute me Darlen, Gers'

'Une mire po sillem. Ajo e ka hunden cik perpjete'

'Kesaj i thua te sillesh mire ti?' pyeti Alani. 'Si mund te jete te sillesh keq se di'

'Mire, mire. Ju premtoj qe do mundohem te sillem më me edukate. Me pak harbut. U kenaqet?'

E pa tek kalonte rrugen, me floket qe i mbulonin fytyren e saj, per shkak te eres. Kishte marre thjesht nje cante te vogel dhe po vinte drejt tyre. U hutua aq shume sa nuk e vuri re qe po priste qe ai te hapte bagazhin. Zbriti me te shpejte per ta ndihmuar, krejt instiktivisht.

'Me fal' i peshperiti e mendoi qe ajo as e degjoi. Kur ne te vertete ajo e kish degjuar mjaft mire dhe e pyeti per cfare.

'U solla keq me ty dhe sdua qe ky udhetim te jete i mbushur me arrogancen time'

Ajo tundi koken ne shenje pohimi dhe i drejtoi canten e saj per ta futur brenda.

'Jo valixhe te madhe roze?' qeshi ai.

'Sjam si te tjerat' ia ktheu ajo dhe u fut ne makine, ku e priste nje Alan i gezuar dhe nje Armand mese i lumtur, qe per ore te tera do kishte ne krah ate.

Floket e saj i merrte era dhe ia perkedhelte fytyren, ndersa ajo mbante koken e saj mbeshtetur ne xham dhe e shijonte pafund. Ai i hidhte veshtrime vjedhurazi dhe e cudiste kjo ane tjeter e saja. Si nje vogelushe e cilter, qe harronte cdo gje dhe buzeqeshte.

'Na vdiqe me kete xham qe e le hapur. Mbylle dhe na hap ate kondicionerin se plasem' u ankua Armandi ndersa shfrynte me vete dhe mundohej te rehatohej diku, ku se kapte dielli.

'Seshte aq vape sa thua ti'

'Hajde njehere ketu ne vendin tim dhe flasim. Jam bere uje ne djerse'

'Antidjersen me vete duhet ta kesh. Bjeri njehere' u tall me mikun e tij, ndersa mbylli xhamat dhe i plotesoi kerkesen.

'Na shkrin me keto batutat e tua. Po mbajme barkun me dore' ia ktheu me ironi tjetri.

Në gjurmët e dritësDonde viven las historias. Descúbrelo ahora