U mundua shume ti shmangej atij ate dite, sidomos prej asaj qe kish ndodhur ne mengjes. Nuk donte te ishte tabele pritese per ofendimet e tij e keshtu vendosi ti qendronte larg.
Te dy ishin kokeforte, kerkonin te vetat dhe nuk kthenin drejtim. Ishin pothuajse njesoj.
'Je bere shume e bukur sot' ishte zeri i Armandit, i cili qendronte mbeshtetur tek dera tek e shihte ate duke kontrolluar kartelat. Komplimentat per te si kursente kurre.
'Faleminderit' ia ktheu thate ajo dhe vazhdoi me punen e saj, sikur ai te mos ishte aty. 'Smund te tregohej dhe Rigersi kaq i mire me te, por duhej patjeter te ishte nje arrogant qe se kish shokun?' mendonte me vete.
Ndjeu hapa te rende te afroheshin drejt saj, derisa u ndalen fare pak prane karriges ku ajo ish ulur. Arrinte te ndjente mjaft mire aromen shpuese te parfumit te tij, ndonje nga ata te shtrenjtet te blere jashte vendit. E me pas vuri re doren e tij qe u mbeshtet lehte mbi kartelen qe ish vendosur ne tavoline. Oren e tij Rolex te blere se fundmi, nuk pertonte tia tregonte te gjitheve.
'Vetem nje takim. Te lutem' ishte e disata here qe i lutej te dilte me te dhe ajo gjithmone e kish refuzuar.
'Te kam thene njehere jo'
'Por eshte vetem nje takim. Asgje me teper. Me pas bej cte duash. Nese ste pelqej, do te te le rehat. Vec me jep nje mundesi' syte e tij lutes ishin shigjetuar tek veshtrimi i saj kryenec.
'Une ste pelqej'
'Ti as qe e ke marre mundimin te me njohesh'
'Sepse nuk dua te te njoh. Te njoh mjaftueshem'
'E cmendim ke per mua?' toni i zerit te tij se fshihte aspak faktin qe ish acaruar sepse kurre me pare nje femer se kish refuzuar.
'Je nje mendjemadh i pashoq, arrogant e vetem sepse je neurokirurg kushedi cte duket vetja. E une me keta tipa as dua te kem te bej'
'Ti qendrove me dy tipa te tille pikerisht nje fundjave dhe su ankove aspak' i kujtoi ai duke nenkuptuar edhe Rigersin.
'Cdo gje e bej per Alanin. E kam thene dhe e rithem. Tani, a ka mundesi te me lesh rehat?'
Armandi shtrengoi nofullat dhe duke shfryre e pa per here te fundit, para se te largohej.
'Ti e di qe sdo dorezohem. Do ngul kembe derisa ti te me pranosh'
'Atehere le te presim derisa une te vdes sepse vetem e vdekur do dilja me ty'
Nuk e kishte per qellim te tregohej aq e ashper me te ose te sillej si ato vajzat tekanjoze e kapricoze. Thjesht, Armandi skish zgjedhur momentin me te pershtatshem per te folur me te. Jo se ne nje moment tjeter ajo do e kish pranuar ftesen e tij, por do ish munduar te sillej me mire e me miqesore.
Armandit iu ngriten nervat e nese sdo ish larguar nga dhoma, sdo dinte cte bente. I nxehur sic ish, u fut ne zyren e Rigersit, per te nxjerre dufin e tij.
'Po tani cte ka ndodhur?' e pyeti ai me shikimin te ekrani i kompjuterit ndersa shikonte skanerin e nje pacienti.
'Ajo eshte nje kokederre' shfryu e turfulloi ai teksa ulej ne karrige dhe nga nervozizmi perplaste kemben e gjate poshte tavolines.
'Avash me ate kembe njehere se na cmende. Kush eshte kokederre?'
'Darla'
Sapo degjoi emrin e saj, e la menjane skanerin, edhe pse syte vazhdonin te qendronin aty. Ajo kish aftesine ta bente ate mos mendonte, mos arsyetonte. I kish ngjallur gjithe qelizat e pergjumura te trurit te tij dhe vec emri i saj, e bente gjakun e tij te rridhte me shpejt se cduhet neper vena.
VOUS LISEZ
Në gjurmët e dritës
Fiction généraleSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...