Ne kish dicka qe e kish habitur me shume ne jeten e saj, ish Rigers Bruka. Ishte i cuditshem ne llojin e vet, me gjendje jo stabel dhe shume i paparashikueshem. Fjalet dinte ti zgjidhte atehere kur atij ia kishte qejfi e pretendonte se te tjeret duhet ti bindeshin.
Darla e kuptoi qe ate qe kish thene, edhe do e bente. Keshtu, u largua prej tij sa shpejt mundi per te vendosur distance mes tyre e ajri te mund te ndante zemrat qe rrihnin si te marra.
'Jo'
'Si jo?' pyeti i cuditur ai dhe tentoi serish ti afrohej por ishin duart e saj qe e ndalen.
'Ajo cka po mundohesh te besh eshte nje gabim. Dhe une sjam nje gabim. Nuk dua te jem per ty e tille'
'Nuk eshte dhe nuk je gabim' u mundua te ishte i bindshem, mirepo as veten se bindte dot.
'Je i dehur dhe nuk po veproj logjikshem. Rigersi qe une njoh, nuk do thoshte keto fjale e nuk do sillej ne kete menyre'
'Si?' e nxiti ai.
'Teper i embel. Ti sje keshtu. Ti je i ftohte, i serte, sdo tia dish per te tjeret. Mendjemadh e arrogant, ja sec je'
'Kete mendim ke per mua?' fjalet i tha si te qe lenduar.
'Kete pershtypje me ke lene. Ti nuk le njeri brenda jetes tende, brenda botes tende. Rrethohesh me mure te larta e mua perpiqesh te me mbash larg. Nje dite sillesh sikur je shoku im e tjetren me ofendon dhe sillesh sikur sme njeh. Je i paqendrueshem'
'Ndoshta kam nje arsye pse jam i tille'
'Patjeter qe ke, por une? Sdua tia di. Sdua te merrem me ty, qe je nje kaos i vertete dhe mendimet i ke lemsh. Ti skupton dot as veten. Sepse nese do e kuptoje, sdo me thoje fjale kaq te bukura sonte e neser te kthehesh serish ne ate prepotentin krenar'
Me aq e la dhe u fut brenda. As flladi i fresket i nates nuk mund ti kthjelltesonte me trurin. Ish bllokuar nga gotat e shumta qe kish pire sepse nese sdo pinte, do e prishte ate mbremje. Do prishte gezimin e Darles, e ai kete se donte.
'Cdreqin po bej?' ferkoi fytyren me duart e tij dhe u mundua te qetesohej.
Darla u kthye te tavolina ku ishin ulur dhe ajo buzeqeshja e gjithe mbremjes, i qe zhdukur menjehere. Alani e vuri re dhe kuptoi qe cdo gje kish te bente me Rigersin. Ai perseri kish djallosur gjithcka.
'Arrogantja e dreqit. Ca i duket vetja asaj?'
E pane me kureshtje Armandin qe ish nxehur shume dhe sarrinin te kuptonin nervozizmin e tij.
'Cpate?' pyeti Darla.
'Ja ajo kusherira e ketij' beri me gisht nga Alani. 'Skam nevoje te kercej me ty me tha' e zerin e zbuste dhe e hollonte ne perpjekje per ta imituar.
'Cila nga ato?' pyeti Alani dhe ktheu koken per nga grupi i vajzave qe ish mbledhur e qeshnin me njera tjetren.
'Ajo bjondja me fustanin bojeqielli'
'Asaj si ben balle njeri. Eshte thjesht e papare'
'E papare posi. Kushedi ci duket vetja'
'Ama mendjen ty ta mori'
'Sma merr mendjen njeri kollaj mua. Pastaj skam nevoje per te une, kur mendja ime shkon diku tjeter' e shikimin e ktheu te Darla, e cila e bezdisur nuk e komentoi.
'Nese do e kishe tjeterkund, sdo ia hidhje syte Amelit'
Armandi u mendua per nje cast sepse sditi cte thoshte. Karakteri i saj e kish terhequr dhe e intrigonte shume. Dhe vazhdonte ta veshtronte sikur te donte ta rrembente prej aty e ti tregonte vendin. Por, e qeshura e saj ishte kaq magnetuese e ai harronte cdo gje. Ku shkoi pelqimi i tij per Darlen?!
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...