Part 21

644 82 148
                                    

'Shume nervoz me dukesh. Ka ndonje gje qe nuk shkon?' pyeste Luiza ndersa rregullonte floket pak para ndalimit te tyre ne parkim.

'Asgje. Kam cik vape' e ajo ngriti vetullen por se zgjati me. Ishte Nentor.

Rruges per te restoranti, Rigersi u bezdis prej pyetjeve te shumta te saj nese i rrinte mire fustani, a i kishte mire floket apo nese buzekuqi i shkonte. Hyne brenda dhe syte menjehere i pershkoi neper gjithe ambjentin. Kishte nevoje te shquante vajzen qe ia turbullonte mendimet, kishte nevoje te shihte buzeqeshjen e saj si drite. Dhe e dalloi, ne afersi te nje dritareje. Shkelqente e gjitha.

Vendi i rezervuar per te ishte pak larg tavolines se saj, mirepo ishte mese i mjaftueshem per ta vezhguar. Ajo qe po bente ishte shume e ulet, por krenarine ai e kish shkelur me kohe. Per te, ia vlente cdo gje.

'Do ulemi apo ke ndermend te rrish ashtu si mur ne kembe?' e ftilloi ajo, syte e se ciles ndalen tek te tijet.

Eci pas saj e koken e kthente here pas here mbrapa. Ajo po qeshte. Personi perballe saj po e bente per te qeshur. Ai kurre se kish bere dicka te tille. Perkundrazi, gjithmone i hiqte shkelqimin, e merziste, e lendonte. E se fundmi, ai e kish lenduar shume.

Pasi u akomoduan, ajo mori menjehere menune qe kamarieri ia ofroi dhe filloi te lexonte me sy cfare kish ndermend te porosiste. Ndersa, ai nuk e kishte mendjen fare te ushqimi. Por shihte fustanin e saj te kuq, qe e bente ate akoma me shume rrezellitese. Se kish pare ta vishte me pare ate ngjyre, ama imagjinaten e tij e kish ngacmuar.

'Me degjove cfare te thashe?' i terhoqi vemendjen Luiza.

'Me fal, cfare po thoje?'

'Se ke mendjen hic ketu. Se cshikon pas kurrizit tim. Ka ndonje gje me interesante se une?'

'Ashtu te duket ty. Tani me thuaj, ku e le?'

'Do marrim carpaccio apo kerrmilla ne pjate?' sugjeroi ajo pasi pa menune.

'Cfare te duash ti' e dinte mjaft mire qe asaj i behej qejfi kur ai ia linte ne dore te zgjidhte.

Syte i drejtoi serish per tek ajo, vajza qe merrte shikime prej te gjitheve dhe ende se kish kuptuar. Se vinte re qe ajo ishte me e bukura, pa qene nevoja te perpiqej. E ndersa ajo buzeqeshte, syte i kryqezoi me ngjyren e zeze te iriseve te tij. Buzeqeshja e stampuar iu venit ngadale dhe ai pa si ajo u gelltit e puliti syte disa here. E me pas, e veshtroi ftohte e ktheu vemendjen te mashkulli qe fliste dhe ajo vec tundte koken.

Rigersi sduronte dot faktin qe ajo e shperfillte dhe bente indiferenten. Ish mesuar qe te tjerat dorezoheshin para tij, kurse Darla bente resistence. E kjo ate e terhiqte, e mahniste.

'Me fal pak. Duhet te perdor tualetin' u justifikua para saj dhe u cua.

Tualeti ishte ne drejtim te tavolines se saj, e si per dreq ai duhej te kalonte fare ngjitur saj.

*

Ajo pa ate qe vinte ne drejtim te saj dhe shtangu. Ai smund tia prishte mbremjen, skishte te drejte. Kur e pa ulur ne tavoline me Luizen, gjaku filloi ti zjeje e donte kaq shume te ngrihej prej tavolines e tia rregullonte qejfin. Por, mblodhi veten dhe vendosi ta shumezonte prezencen e tij me zero sepse me skishte rendesi. Darla kish hequr dore prej tij.

I kaloi prane, si nje i panjohur, sikur te mos e njihte fare. Dhe asaj nje copez tjeter brenda vetes, iu thye. Mori fryme thelle dhe u mundua ta kapercente. Ai sishte i rendesishem, mundohej tia perseriste vetes.

'Je mire?' pyeti djaloshi para saj kur pa qe humori kish pesuar ndryshime.

'Mhmm' tundi koken dhe qeshi per te fshehur te verteten.

Në gjurmët e dritësWo Geschichten leben. Entdecke jetzt