Part 7

629 89 162
                                    

Dallohej fare lehte vila e vogel, me tulla te kuqe mes te tjerave aq moderne. Ishte afer bregut, rrethuar prej gureve te vegjel e shkembinjve qe ia shtonin me teper bukurine.

Pasi e kuptoi cila prej tyre ishte, Alani u lumturua dhe i lexohej mjaft lehte deshira e madhe per te qene nje me detin, kaltersia e se cilit e magjepste.

'Kjo eshte surpriza me e bukur qe me eshte bere ndonjehere' mes lotesh qe mezi i mbante, iu drejtua Rigersit.

Ai buzeqeshi dhe anoi koken drejt Darles, qe paqte flinte me ballin mbeshtetur te xhami i makines. Dukej aq e pafajshme, si nje vogelushe. 'Vec e tille qe seshte' mendoi me vete Rigersi. E ashtu ai e kundrronte, ndoshta dhe pavetedije.

Sapo mberriten, Alani hapi menjehere deren per te thithur ajrin e fresket te thurrur embel me eren e forte te detit dhe jodit. Mbylli syte, si per ta mbajtur me vete ate kujtim deri ne fund, i cili po trokiste heret ne deren e tij.

'Ka vend mjaftueshem per te gjithe?'

Rigersi hodhi veshtrimin drejt saj, teksa vinte drejt tij e pergjumur, me floket e shpupurisur. 'Ishte me mire kur flinte sepse mbante gojen mbyllur' mendoi dhe me pas u mundua te mbante veshur nje buzeqeshje, per ti bere qejfin Alanit.

'Edhe sikur mos kete, do e gjejme nje zgjidhje' ishte zeri i Armandit qe iu bashkua atyre te dyve e shikimin prej saj se hiqte.

Ngjiten shkallet e drunjta te viles dhe u futen brenda. Aroma e lehte ndihej qe ne ajer, ua mbushi mushkerite plot dhe i ftoi ne nje ambjent te qete.

'Me pelqen ketu. Kaq vecmas te tjereve' kryqezoi duart dhe hodhi veshtrimin pertej.

Asaj i pelqente te udhetonte, ashtu ndjehej e lire. Pa qene nevoja e te dorezuarit monotonise, sepse shpesh kishte nevoje te shkeputej nga zhurma e Tiranes, zerat e njerezve. Dhe natyra ate e mbushte dhe i shtonte jeten.

'Per here te pare jemi ne nje mendje' iu bashkua asaj, ne ballkonin e vogel qe kendshem shihte drejt detit. Kishte lene Armandin dhe Alanin te grindeshin me njeri tjetrin se cili do merrte dhomen ngjitur me ate te Darles.

Ajo e pa dhe u tremb paksa nga prania e tij. Nuk e zuri te papergatitur. Thjesht mendimet e saj nuk ishin te pergatitura dhe ajo kohe ti kontrollonte skish. Shtrengoi fort pjesen e drurit ku kish mbeshtetur duart dhe mori fryme thelle.

'Ndoshta dhe e fundit'

'Ti sme njeh'

'Me mjafton aq sa di per ty'

'Pse je kaq e ftohte? Po bej me te miren timen qe te sillem si njeri me ty, kurse ti vazhdon me ate kokefortesine tende'

'Spo te detyron kush te sillesh mire me mua. Jemi ne kete situate vetem per shkak te Alanit dhe per hir te shendetit te tij do vazhdojme te jemi te civilizuar'

'Mos mendo se edhe mua ma ka qejfi te merrem me ty'

'As une me arrogancen tende' e ashtu u largua prej tij, qe kish trazuar gjithe qenien e saj.

U fut ne dhomen e vogel ne mes te korridorit dhe u ul ne krevat, duke mbuluar fytyren me duart dhe shfrynte nga inati.

Nje trokitje e lehte e shkeputi nga mendimet si te vriste Rigersin dhe per nje cast mendoi mos ishte Armandi. Por kur shqoi floket bjond te djaloshit qe i kish marre zemren prej kater muajsh, buzeqeshi.

'Eja' e ftoi te hynte dhe se bashku dolen ne ballkonin e dhomes se saj, i cili lidhte dy dhomat e tjera ngjitur saj me te.

'Te pelqen?'

'Shume. Po ty?'

E atij syte filluan ti shkelqenin.

'Do doja te rrija ketu perjete. E dua detin. E di si me duket? I pafundem, e ashtu dua une te jete imazhi im, kujtimi im. Me ngjason kaq shume me veten. Nje moment eshte i qete, thua se kurre ste demton. E ne nje tjeter cast, ngre krye dhe rebelohet. Godet e shkaterron me dallget e tij, krijon stuhi dhe behet i keq'

Në gjurmët e dritësWhere stories live. Discover now