Gjendej ne dhomen e tij, veshur me pizhamat e saj te preferuara. Rigersi kish porositur ushqim ne dhome, nje seri te tere me filma dhe kokoshka te ngrohta.
'Cilin do shohim te parin?' pyeti ai, ndersa merrte nje batanije te ngrohte nga dollapi.
'Beauty and the Beast' kerkoi ajo me syte e zmadhuar dhe plot lozonjare.
'Eshte film romantik' u ankua ai.
'Po ti vete je romantik. Ky film te shkon per shtat shume' u tall ajo paksa me te.
'Po pranoj vetem sepse ty te pelqen'
E u ulen te dy, krah njeri tjetrit. Ai me krahun rrethuar pas supeve te saj dhe koka e Darles mbeshtetur ne kraharorin e tij. Kaluan naten duke pare filma, e ndonjehere mes tyre ndalonin dhe fillonin te bisedonin me njeri tjetrin. Kujtonin te kaluaren, femijerine, aventurat, dramat. Ishte nata e te vertetave te medha.
Mirepo, ishte edhe nata e dhimbjes dhe vajtimit...
Nga ora kater e mengjesit, ndodheshin ende ne divanin perballe televizorit, rrethuar nga krahet e njeri tjetrit. Derisa kur degjuan te trokitura te medha. U zgjuan dhe me sy ende te pergjumur u gjenden perballe deres, qe dukej sikur do hidhej pertoke. Perpara tyre ndodhej nje Armand teper i shqetesuar, gati per te shperthyer ne lot.
'Cka ngjare?'
E atehere Darles dicka i erdhi ne mendje. Alani.
Vrapoi drejt dhomes se tij, me zemer te ngrire, pa degjuar ende cfare kishte per te thene Mandi. Fajesonte veten qe atij si kish kushtuar asnje vemendje. Nuk ndjeu as hapat e tjere te shpejte qe e ndiqnin pas, si nje fantazme.
Gjeten Alanin te shtrire ne shtratin e tij, pa ndjenja. Darla dhe Rigersi, menjehere, i shkuan afer dhe filluan ti matnin pulsin. Ishte i dobet.
'Cpo ndodh?' pyeste Ameli duke qare, krejt e trembur nga gjendja e djaloshit sybukur.
'Shpejt Darla, merr ambulancen. Mand, ta mbajme ne kontroll situaten'
Ambulanca erdhi menjehere dhe u nisen drejt spitalit. Ishin pa fjale. Ende skuptonin ckish ndodhur. 'Po rrinim te dy duke pare televizor e po qeshnim. Pastaj u futa te lahesha dhe kur dola e gjeta pertoke' ishte i vetmi shpjegim i Mandit, Mandit qe dridhej sepse ta shihte Alanin ne ate pike, ishte gjeja me e veshtire.
'Ka pesuar ndonje traume. Duhet ti jene marre mendte dhe kur ka rene ne toke, duhet te kete goditur koken' shpjegonte Rigersi.
'Spo reagon Gers, nuk po reagon' qante e perpelitur Darla, ndersa ishte prane tij dhe here pas here ia grinte qepallat.
Mberriten ne spital dhe si rast emergjent qe ishte, e me emrat e njohur te Gersit e Mandit, Alanin e futen menjehere ne reanimacion. Mjeku, nje burre rreth te 50-ve, i gjate, pak i dobet, doli nga dhoma teper i menduar. Ata te tre kishin kerkuar te ishin prane tij kur i bente viziten, por sipas protokollit te spitalit, nuk lejoheshin.
'Si eshte?'
'Ne koma'
Ajo fjale permbysi boten e te gjitheve. Vodhi shpresat e lulezuara dhe shkaterroi kopshtin e mbjelle me besim. I mori gezimin e jeten Alanit.
'Cndodhi?' situaten duhet ta trajtonin me gjakftohtesine me te madhe.
'Mesa duket tumori ka ecur goxha'
'Qe do te thote?' me zerin qe i dridhej, pyeti Ameli, qe ende sdinte gje.
'Akoma smund te jemi te sigurt. Po bejme ceshte e mundur qe te dale nga ajo gjendje e te permendet'
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...