Qendronin prane arkivolit te rrethuar prej lulesh, veshur me te zeza dhe nje hije vajtimi i kish mbuluar te gjithe. Alanin e kishin veshur me kostum te zi dhe i kishin vendosur nje papion. 'Keshtu dua te vishem per mature' ia kish shprehur nje dite, teksa shihte foto te ndryshme ne Instagram.
Dhe Blerta ia plotesoi deshiren, edhe pse ai veten smundi dot ta shihte ne pasqyre. Ndoshta do e pelqente veten shume, ose ndoshta do ankohej per modelin e flokeve si te viteve '80. Por, ai si hapte dot syte te mund te kritikonte. Qendronte krejt i ftohte e stoik, shtrire, pa levizur. Rreth e qark tij, ishin grumbulluar gra qe qanin dhe mbanin shami neper duar. Sepse edhe po te mos degjonin fjalet e dhimbshme te Blertes, i dhimbte qe nje djale aq i ri, kishte nderruar jete.
'Alan, cohu te keqen mami. Dua te ti shoh syte, te shoh buzeqeshjen tende. Se ke vendin atje. Drita e mamit' i qante te koka dhe here pas here e motra qe i qendronte afer, duhet ti jepte uje sepse nuk ndjehej mire.
I mungonte qe ne ato momente. Ndjente boshllekun e zemres se saj, sesi cdo fjale e imazh i tejshponte shpirtin. Ndjehej vetem. Sikur jeta skish me kuptim. Teper e lodhur dhe e munduar prej loteve, mbylli syte si per te risjelle mprasht diten kur e solli ne jete Alanin e saj te vogel. Vitet kishin kaluar aq shpejt, saqe ajo smundi dot ti shijonte ditet ne maksimum me djalin e saj. Cdo gje iku e fluturoi, sikur mos kish ekzistuar kurre.
Per te, koha kish kaluar pa lajmeruar, dhe Alani i saj kish vrapuar, nuk kish ecur ne kete jete. Kishte arritur shpejt vijen e finishit, kish prere shiritin e tashme sish me pjese e turmes. Nje maratone ne te cilen ai nuk kthehej me, kurse Blerta ecte ngadale. U perpoq kaq shume ta kapte prej rrobash te birin, qe mos ikte me te shpejte, te ndalte. Por, valle a ndalet koha?!
Per disa minuta, burra te veshur me kostume, me koka te ulura, u duken ne dere, gati per te marre arkivolin. Atehere, Blerta u shtri e gjitha mbi te dhe nuk levizte. 'Edhe pak, edhe pak' kerkonte e kelthiste. Sdonte qe ai te ikte aq shpejt. Donte te qendronte dhe per pak kohe me te. Por, skish me kuptim.
Rruga per ne varreza u pushtua prej heshtjes. Askush sguxonte te ngrinte zerin sepse akoma ishin te shokuar prej cfare kishte ndodhur. Dhe u vinte keq, aq shume. Ndersa qendruan afer vendit te bere gati, Darla kish pergatitur dicka per te ndare. Dicka qe ajo donte qe te tjeret ta dinin, sepse ndoshta nuk e njihnin Alanin, aq mire sa ajo dhe Rigersi arriten ta njohin ne 7 muaj.
'Te nderuar te aferm te Alanit, miq, ndoshta ju nuk e dini kush jam ose pse dreqin dola sot ketu perballe per te folur, kur fare mire dikush tjeter mund te qendronte e te perralliste me nje flete perpara. Alani ska nevoje per hartimin e nje fjalimi sepse fjalet per ate dalin vete. Mua me burojne prej shpirtit. Ndoshta disa prej jush mund te kene qene per pushime me Alanin, ndonje vizite te shtepia e tij apo ne ndonje dasem. Keni dale per ndonje kafe e jeni shoqeruar me te nje pasdite. Dhe mendoni se e njihni. E keni gabim!
Ju se njihni Alanin. E dini sa qejf e ka patur shkollen, pavaresisht rebelimit te tij? Donte te behej mjek, te sheronte njerezit. Sepse i tille ishte ai! Nje hero, mendonte per te tjeret. Alani nuk dinte kurre te qante apo zemerohej. E mbaj mend si sot diten kur e takova per here te pare. Rasti me i rralle i shtruar ne urgjencen e neurologjise. Vrapova me vrap kur e sollen ne spital.
Ishte i zbehte, mezi merrte fryme, por floket bjond i binin mbi balle. Ishte aq i bukur. Shkova prane tij dhe e ledhatova, pa ditur qe ato ledhatime do ti kerkonte perhere. Te nesermen, kur hapi syte, me mahniti. Me zhyti ne blune e syve te tij dhe me beri pjese ne boten ne te cilen jetonte. Nje bote ku nuk ekzisonte e zeza, por cdo gje e kishte te mbuluar prej ngjyrave.
Alani me mesoi shume gjera, edhe pse teper i vogel per moshen qe kishte. Alani me mesoi te dua dashurine, me mesoi te vleresoj jeten. Kur i thame qe gjendja ishte renduar shume, nuk u ankua per asnje cast. Por, e dini se ctha? Jam mirenjohes, qe arrita te luftoj. Me thoni pak, sa njerez luftojne sot per endrrat e tyre? Sa prej tyre arrijne te fitojne?
Ndoshta per ju Alani humbi, kurse per mua Alani fitoi gjithcka. Shpirti i tij sot eshte ne paqe. Me thoni, ka fitim me te madh se ky? Ai vendoste buzeqeshje ne fytyrat tona cdo dite. Ishte ai qe na inkurajonte, na mbushte me gezim, ne vend qe te ishim ne ata qe do ia ngrinin zemren peshe, djaloshit me endrrat e nderprera.
Patjeter qe kishte dite qe ai merzitej, e ankohej. Por, kurre se la veten e tij te rrezohej. Cfare bejme ne kur na ndodh dicka, sado e vogel? E kthejme ne drame. Me degjoni mire. Alani kurre nuk dramatizoi gje. Perkundrazi, gjithcka e kthente ne humor. Alani thjesht humbi dashurine e tij. Humbi ndjenjen per te cilen aq shume predikonte.
Ne dashuri nuk ka frike, me tha nje dite. E shpesh pyesja veten, si mund te heqesh dore nga frikerat? Pastaj, kur arrita ta dua Alanin si shpirtin tim, e kuptova qe sishte nevoja te kisha me frike per te. Ka qene femija me i bukur, me i vecante, me i mire, me i dashur sa gjithe globi i marre se bashku. Tek ai misherohej gjithcka e paster, gjithcka qe te jepte paqe.
Alani ishte gjithcka qe ne nuk jemi. Ishte drite, force, lumturi. Arrinte ti gjente te miren edhe te keqes, arrinte te kthente cdo gje ne favorin e tij. Rrembeu cdo zemer ne spital. Kushdo kishte ne goje emrin e tij. Mjaftonte vec nje buzeqeshje dhe te gjithe mahniteshin prej tij.
Do na mungoje te gjitheve. Do me mungoje shume edhe mua. Do me mungoje humori i tij, menyra si qeshte, kur kalonte floket nga ana tjeter e kokes, kur trazonte cajin dhe nuk e provonte pa kaluar 5 minutash. Do me mungoje Alani qe i jepte komplimenta cdo infermiereje, sybukuri i dheut, do me mungojne keshillat e tij. Sepse kudo ku une hedh syte, shoh ate dhe do jete e veshtire te pershtatem.
Deshira e tij me e madhe ishte qe kurre mos ndalonim se foluri per te. Ai donte te ishte pjese e jona, edhe pasi te kishte ikur. Kishte frike nga harresa. Bente foto shume, qe te tjeret te mund ta kujtonin, tia mbanin mend fytyren e tij. A harrohet ai? Nuk e di per ju, por une ate se shkul dot nga memoria. Eshte i rrenjosur aty. Edhe femijeve te mi do i flas per djalin qe luftoi me bishen deri ne fund dhe kurre sderdhi lot.
Alani per mua eshte fitimtar, sepse beri ate qe ne nuk do mundnim dot kurre te benim. i buzeqeshi stuhise dhe e la te hynte brenda jetes se tij. E me forcen qe kishte perbrenda, e goditi derisa arriti ne kete dite sot. Alani do jete perhere ne mesin tone, ne mendimet tona, ne cdo fjale. E dini qe fliste shpesh per mrekullite? Gjeni nje mrekulli edhe ju, keshtu do te jetoni me mire. Prisni per dicka qe se arrini dot vete ju. Kjo do tju beje te lumtur. Alanin e beri te lumtur mrekullia.
Alan, te dua shume bukurosh. Dhe mezi pres diten kur te realizoj endrren tende te fundit sepse atehere do te them, Alani eshte me mua. Do shihemi kampion, do shihemi'
E mbylli fjalimin e saj, e forte, pa derdhur lot sepse per te donte te ishte e tille. E forte. Qendroi ne krahet e Rigersit deri ne momentin qe arkivoli u zhyt thelle ne dhe. Atehere, leshoi disa pika lote dhe e la veten te qante. Te qante per mungesen qe ai i shkaktoi e per dhimbjen e madhe mbire ne shpirtin e saj.
Po ktheheshin ne shtepi te dy, te heshtur, ndersa ai mbante te shtrenguar doren e saj ne te tijen. Ajo ktheu koken drejt ndertesave te betonta dhe shikonte se si njerezit zhdukeshin pas disa sekondave.
'Si eshte jeta...ne nje moment e ke dhe ne tjetrin, nuk je me'
'Prandaj, duhet ta jetojme ne cdo moment e te jemi mirenjohes'
'Une dua ta jetoj me ty, deri ne fund, zemer'
Darla e pa dhe qeshi. Ai ishte mrekullia e saj. Rigersi ishte gjithcka ajo kishte nevoje dhe i mjaftonte. Sdonte as punen, as shkollen, as karrieren, as parate perballe tij. Ai e mbushte me gjithcka. E ajo e kish kuptuar vetem atehere kur kish qendruar larg tij.
'Dua te bej dicka te fundit, para se gjithcka te mund te harrohet' kerkoi ajo.
'Me thuaj' cdo gje qe ajo kerkonte, ai do e realizonte.
'Endrren e tij te fundit'
Ai buzeqeshi dhe pohoi me koke.
Ndonjehere jeta eshte e tille, me ulje e ngritje, me stuhi e diell. Por ne fund, cdo gje venitet e zhduket. Alani arriti ti tregonte botes qe dashuria per jeten, njerezit, veten i mposht te gjitha. Arriti te pikturoje boten e tij me ngjyra, e mbushi me kuptim. Sishte pesimist, aspak. Ai ishte nga ata njerez qe bente gjithcka per te bukuren. Luftoi, shpresoi dhe besoi. Preku zemrat e shume njerezve dhe cdo gje e beri sepse donte. Sepse kishte deshire qe te tjeret te ishin plot gezim, te kenaqur e te lumtur. Alani ishte mrekulli mbi mrekullite.
Suksese per te gjithe ata qe nisen shkollen sot, sidomos vitparistat. Mos e merrni me frike. Cdo gje kalohet 😊
Si ju duk pjesa?
Pjesa e fundit vjen neser, ose pasneser varet nga koha ime 😁
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...