Kishin kaluar jave qekur kishin marre vesh emrin e semundjes se Alanit, atij ende si kishin treguar gje. 'Akoma se dime' ish detyruar nje dite ta genjente djaloshin me syte qe e shihnin plot gezim. Padyshim qe miqesia me Rigersin kish ndikuar, per mire. Vec asaj si kish lene pershtypje te mire doktori me vetbesimin e larte dhe egon sa nja qiellgervishtese.
E haste shpesh neper korridore dhe ai i hidhte vec nje veshtrim. Asnje fjale. Asnje gjest. Thjesht e shikonte. E Darla turfullonte nga inati. Me te tjerat nuk sillej me mire, ama nje pershendetje i thoshte.
Nuk behej xheloze, jo kur sndjente gje per te. Thjesht zemerohej me faktin se dy kolege duhej te shkonin mire me njeri tjetrin, jo si ata. Mirepo ajo cka e shqetesonte me shume ishte Armandi. Kish filluar te bente shaka te teperta me te dhe cdo dite shfaqej me nje justifikim te ri. Ashtu si edhe sot...
'Doktoresha, miremengjes' ajo ngriti koken prej karteles se ciles po kontrollonte, e atij pergjigje si ktheu.
'Se cpaske sot. Ke fjetur keq me duket'
'Kishit ndonje rast per te diskutuar me mua doktor Armandi?'
Atij si pelqente distanca qe ajo kish vendosur mes tyre, indiferentizmi i saj. Donte qe ate pak dashuri qe zoteronte ta ndante dhe me te. Ndoshta faj kishte dhe ai, qe prej fillimit ish sjelle si harbut me te, kish perfituar nga statusi me i ulet i saj ne krahasim me te.
'Darla, te kerkoj ndjese per menyren si me ke njohur. Sjam i tille. Te pakten jo me njerezit qe dua te krijoj shoqeri'
'E ti kerkon te krijosh shoqeri me mua?' donte te qeshte me fjalet e tij.
'Po. Eshte e rralle te gjesh njerez si ty, me pasion dhe qe duan te bejne dicka. Ti ke grinde, je kokeforte dhe nuk heq dore kollaj. Di ti ruash emocionet dhe tregohesh e ftohte. E kjo me ben te terhiqem ndaj teje'
'Do te thuash ndaj vitparistes specializante qe kushedi ci duket vetja?' i kujtoi fjalet e dites se pare qe ishin takuar, prej se ciles i kish ngelur nje shije e hidhur qe zor se kalohej.
'Te thashe qe sjam i tille. Epo ndoshta pak karagjoz dhe mendjemadh po, por asnjehere skam treguar mungese respekti ndaj nje femre. Me ty, kalova limitet e mia. Te kerkoj ndjese. Ia nisim nga e para. Si thua?'
Fytyren e tij te pervuajtur zor se e besonte, por zgjodhi te bente nje perpjekje. Te ecte perpara, duke lene pas mllefin e se kaluares. Fundja, a skish bere keshtu gjithnje? Kishte falur njerez qe smeritonin, kishte harruar lendimet dhe thikat e shumta pas shpine, kish hedhur pas kraheve nje shoqeri qe ish ndertuar vec mbi interesa e tani skish asnje vec vetes. Dhe asaj ndonjehere ia kish friken, i druhej.
Me se shumti i druhej mendimeve te oreve te vona, kur gjumi se zinte dhe neper koke vertiteshin ide te lira nga zinxhiret, dale prej kafazit qe e torturonin. Po sikur nje dite te zgjohej dhe te ishte e paafte per profesionin e saj, te humbte inteligjencen dhe mos ishte askushi? Po sikur nje dite Alani ta shihte ne sy e te zhgenjehej prej saj?
Pasi u mendua, i dhuroi atij nje buzeqeshje te imet, per tu treguar e sjellshme. Fillimi i nje miqesie, ndoshta jo te thelle, por Darla kishte nevoje per njerez te rinj ne jeten e saj, njerez qe do i thyenin monotonine per ti dhene pak ngjyra rutines bardhezi.
Te dy ecen drejt dhomes se Alanit per ta vizituar dhe aty gjeten dhe Rigersin, qe asnjehere nuk rrinte pa e pare kampionin e tij, sic e quante.
'Qenkeni miqesuar shpejt ju te dy' foli me shaka Armandi.
'Kur ta ben kaq te thjeshte ky cuni ketu, pse jo' shpalli i kenaqur Rigersi.
Alani i kujtonte veten, ne vitet e adoleshences. Nje djale plot endrra dhe vizion, e ne te njejten kohe nje djale rebel e capken. I kujtonte veten ne mendimet qe ai kish, e prandaj arrinte aq mire te perputhej me karakterin e Alanit. Arrinte te kornizonte pak veten qe te futej ne trurin e nje 16 vjecari.
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...