'Mandin e le gjekundi andej nga Qafe Thana a si?' pyeti Alani ndersa zbriste shkallet dhe shijonte diellin e asaj pasditeje.
Ne kembet e Rigersit u shfaq nje top i bardhe qe filloi te lehte dhe qendronte para Darles ne shenje mbrojteje.
'Niki, rri urte' degjoi vajzen imcake perballe tij ti drejtohej qenit qe nuk dinte te pushonte.
'Yti?'
'Mhmm. Quhet Niki. Zakonisht eshte shume miqesor, por mesa duket di ti nuhase nga larg njerezit e ftohte dhe energjine e tyre negative' terhoqi Nikin prej litari dhe eci para tyre.
'E keni patur gjithe kohen me vete?'
'Po. Eshte kaq i dashur' dhe Rigersi e pa me dyshim.
'I dashur? Nese sdo ishte nje maltez, e sigurt qe do kisha pesuar ndonje kafshim'
'Frike nga qente?' Alani filloi te luante me te dhe ai e kuptoi.
'Kam patur dikur nje Husky, keshtu qe perfshihem tek ata qe i duan kafshet. Por ai topi qe tundet para nesh? Ai sme ka qejf'
'Eshte xheloz'
'Xheloz? Per cfare?'
'Per Darlen' dhe nenqeshi sepse i kish vene qellim vetes qe do i bente bashke ata te dy.
'Ska pse te jete'
'Ka frike mos ia merr dhe do te ruaje territorin e tij'
'Une me ate? Pff kurre'
'Seshte nevoja ta mohosh robo. Lexohesh ne sy' Alani ishte nje djale i zgjuar, qe mundohej tu pershtatej situatave deri ne ate moment, sa niste ti ndryshonte e ti jepte forme vete.
Kaluan neper trotuaret pak te vjetra, per te mberritur te Katedralja e ngritur aq bukur e mjeshterisht, me pedonalen e shtrire para saj dhe lokalet e vogla vendosur anash. Korca ishte qetesi per shpirtin e Alanit dhe aq atij i mjaftonte. Te shihte njerezit tek qeshnin, femijet qe lodronin, ishte si nje kujtim qe donte ta ruante. Ishte mesuar qe cdo gje te bukur e te mire ta vleresonte, te ishte i kenaqur me aq sa kishte.
Trishtueshem, veshtronte pamjen e bukur para tij dhe lotet veshen syte e kalter. A thua cdo gje do ndryshoje nese une sjam? Nje dite une e nje dite dikush tjeter. E tille paskesh qene jeta. Nje tren ne te cilin hipin e zbresin shume pasagjere, te gjithe kalimtare e shtegtare. Sikur marrim me qera nje copez toke dhe luftojme per ta mbajtur, si te qe e jona. E ne fund? Cdo gje mbaron e me pas, dikush tjeter te ze vendin. Kush do me zevendesoje mua? Si do jete jeta e tyre, kur une te le banesen time ketu ne toke? Cdo ndodhe kur une mos kem me mundesine per te paguar qerane e copezes time e atehere me duhet te iki?
'Je mire?' i preku krahun dhe e veshtroi.
'Do jem, edhe nese sjam'
'Shijo kohen ketu. Vete me ke thene, jeto pa menduar cdo ndodhe' dhe i buzeqeshi, nje nga ato buzeqeshjet qe Alanit i kthente humorin sepse shkelqimi i syve te saj, fshinte cdo trishtim.
Ecen poshte per tek porta me kangjella te Mesonjetores dhe Alani zor se e permbante entuziazmin e tij. U futen brenda dhe lane djaloshin te eksploronte cdo gje, ta shijonte kohen e ti mblidhte kujtimet e tij ne kutine e perjetesise.
'Mandi serdhi?' pyeti ajo ulur ne shkronjen 'a' e ai ne shkronjen 'b'.
'Te paska marre malli ty?' e ngacmoi per te pare reagimin e saj, nese kishte diku fshehur ndonje interesim prej saj.
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...