Part 13

707 79 174
                                    

Njerez te veshur bukur, shandane qe shkelqenin, tringellima gotash qe degjoheshin teksa perplaseshin, bisedat dhe te qeshurat ne ajer, ishin ato qe i rane ne sy menjehere. Ishin futur te dy bashke, pa komentuar gjate rreth fjaleve te Rigersit.

Qendronin krah njeri tjetrit dhe ai donte ta mbante afer vetes. Donte ta shenjonte territorin e tij, mirepo te drejte nuk kishte . Sepse Darlen ai nuk e zoteronte. Vuri re shikimet e njerezve rreth e rrotull tyre dhe kuptoi qe nuk ishte per shkakun se ata ishin te panjohur, por femra ne te djathte te tij ishte e veshur me hijeshi.

Nuk krahasohej me femrat e tjera te asaj mbremjeje. Te gjitha e kishin tepruar, qofte me veshjen, qofte me makijazhin. Ishin kaq te shtirura, sikur mbulonin te shemtuaren e tyre per ta bere te bukur. Kurse ajo? Ajo skish nevoje te mbulonte asgje. Ishte vete e bukur dhe thjeshtesia e saj terhiqte akoma me shume vemendje. Buzeqeshjen e mbante veshur si nje stoli dhe me embelsine rreshtuar ne sy, bente per vete kedo.

E veshtroi me bisht te syrit dhe pa qe me te vertete shkelqente mbi cdokend. Ishte e vecante, jo per bukurine e saj. Ishte e vecante per personalitetin e saj, mendjen e zemren. Si Darla sgjeje tjeter. E ai e kish kuptuar.

Pane njerezit tek uleshin dhe menjehere zune vend ne nje tavoline, larg orkestres dhe bokseve te larte qe benin zhurme. Ky ishte kushti, qe Rigersi dy dite para dasme, u kish kerkuar te afermve te Alanit. I kish takuar personalisht, dhendrin dhe te atin, e me miresjellje u kish kerkuar te ishin ne dasem per hir te Alanit. Dhe ata, pa nje pa dy, kishin rene dakord. Alanin e donin te gjithe e gjithkush ishte gati ti plotesonte atij cdo kerkese.

'Do jemi mire ketu?' degjoi zerin e saj te bute ndersa syte i mbante tek ai. Sikur ai te ish spiranca e saj e sigurt. E ai, kaq shume donte te ishte.

'Mendoj qe po' ate mbremje i tha vetes te harronte gjithcka. Nese donte ta bente dicka, do e bente pa e menduar gjate.

Nese donte te kalonte kohe me Darlen, do e bente. Nese donte ti kushtonte asaj gjithe kohen e mundshme, do e bente. Nese donte ta mbushte me komplimenta e ta bente te ndjehej si nje princeshe, sdo ngurronte. Rigersi do zhvishte cdo kompleks qe e mbante mberthyer. Ajo nate ishte planifikuar per tu jetuar. Per tu jetuar ne liri.

'Ndjehesh rehat ketu?' e pyeti me perkujdes ai dhe ajo i buzeqeshi duke tundur koken qe cdo gje ishte shume mire.

Alani pa shkembimim mes atyre te dyve dhe u kenaq. Me kohe i kish pelqyer ideja qe ata ishin per njeri tjetrin. Ne ate dasem, ai do bente cmos qe Gersi dhe Darla te mund te afroheshin. Mirepo, kish Armandin gjithe kohen nga pas, qe slinte moment pa shfrytezuar. Ate po bente dhe tani.

'Te ta mbush goten? Per cfare ke nevoje? Je rehat?' nuk ndalonte me pyetjet e tij bezdisese, qe sic dukej acaruan jo vetem Darlen, por edhe Rigersin.

'Eshte mire. Thjesht lere te marre fryme'

Armandit si pelqeu nderhyrja e mikut te tij, ama ze nuk beri. Ktheu koken nga ana e pistes se vallezimit dhe pa gjithe familjen qe u ngrit ne valle, bashke me nusen e dhendrin. Cdo gje ishte e persosur, sherbimi fantastik, e llogaritur deri ne detajin me te vogel.

'Floket te shkojne shume keshtu. Dukesh e vogel' ishte e dyta here qe po ia bente qejfin e asaj si besohej.

'Duhet te shqetesohem?' ai se kuptoi per cfare e kishte fjalen dhe ajo e qartesoi. 'Se mos po me ben ndonje video te fshehte e po luan loje me mua'

Atij si pelqeu ky mendim i saji dhe u perpoq ta hidhte poshte.

'Skam te drejte te shpreh mendimin tim? Pse mendon me te keqen per mua?'

'Sepse ke dhene prova disa here qe te mendoj me te keqen per ty. Harrove qe ndodhi vetem para dhjete ditesh?'

'Sdua ta prish kete mbremje te bukur, Darla'

Në gjurmët e dritësWhere stories live. Discover now