Part 20

719 81 148
                                    

Ne fytyren e saj shihej qarte nje lloj ftohtesie e distance. Fajesonte veten per nje gabim, qe nuk zhbehej me sepse ajo po te mund te kthente kohen pas, nuk do i dorezohej castit.

'Je mire?' e pyeti Alani kur pa qe energjia e saj kish shteruar dhe ajo degjonte ata te dy ne heshtje.

Pohoi me koke dhe vazhdoi te mbante shikimin larg realitetit, sikur donte tia mbathte. Makinen po e ngiste Rigersi, i cili ish kthyer ne ate arrogantin e meparshem dhe kish keputur cdo fije shprese te Darles. 'E dija qe do ndodhte keshtu' i thoshte vetes dhe mbyllte syte si per te fshire cdo kujtim.

U ulen ne nje prej lokaleve buze liqenit te Pogradecit, atje ku flladi i lehte i vizitonte dhe i jepte pak freski, sepse per kete kishin nevoje. Freski per shpirtrat e tyre qe digjeshin nga ndjenjat per njeri tjetrin, por te dy ishin sa kokeforte dhe aq frikacake per ti pranuar.

'Fundjavat e mia sa vijne dhe behen me te bukura. Mbushen plot dhe une them a po jetoj ndonje enderr?' Alani ishte i thelle ne te menduar, nuk ishte si adoleshentet e tjere.

'Seshte enderr, kampion. Eshte realitetiti. E ne te kemi premtuar qe cdo enderr tenden do e permbushim'

Ai qeshi nen ze dhe veshtroi perhumbtazi horizontin.

'Duket kaq i pafundem, kur ne te vertete, diku tutje ky liqen takon Maqedonine. Dhe jeta ne fillim te duket e gjate, sikur sdo mbaroje. Kur isha i vogel, doja kaq shume te rritesha e te behesha i madh. Te kisha jeten time, te udhetoja larg. Kurse sot, shikoj qe jeta eshte kaq e shkurter. Iken sa hap e mbyll syte, e ne fund ajo takon vdekjen. Por ne jemi te marret qe besojme ne perjetesine e kesaj toke, nje toke e semure qe vetem di te vrase e te shkaterroje'

'Je i vogel per keto mendime, Alan' i degjua zeri i saj.

'Dhe kur do jem mjaftueshem i rritur per te menduar? Ne kemi ne dore jeten tone, Darla. Nese duam, e bejme te thjeshte. Nese duam, e komplikojme dhe i veme shkelmin te mirave. E vendosim ne a do jemi te lumtur apo jo. E vendosin zgjedhjet tona' dhe ai fjalen e kish per ta.

'Ndonjehere lumturia qe mendojme se eshte per ne, rezulton te jete gabimi me i madh i jetes e atehere vuan' nenkuptoi naten e mbremshme ndersa shikonte Rigersin.

'Nese jeton gjithe kohen me rregulla dhe i quan gabim gjerat e bukura, ske per te provuar kurre cdo te thote te jesh i lumtur' ia ktheu ai.

Alani ndodhej ne mes te nje lufte veshtrimesh e nenkuptimesh. Situata ish nxehur dhe ai kurrsesi nuk e deshironte dicka te tille. U mundua ta zbuste pak gjendjen, por se dinte qe kish te bente me dy kryenece, e hunden se ulte asnjeri.

U kthyen vone ne Tirane dhe derguan Alanin ne shtepi, atje ku Blerta e priste ne lagjen e erret te periferise, neper rrugicat me balte e gropa uji.

'Zemra mamit. U kenaqe?' e puthte te birin dhe e shikonte plot admirim. Alani per te ishte vete jeta.

Ai, i lodhur, pohoi dhe perqafoi nenen e tij, prej kraheve te se ciles sdonte te shkeputej kurre. Ajo me lote ne sy, falenderoi dy te rinjte, qe po i qendronin prane djalit te saj, duke shkeputur vemendjen nga semundja, per ta pare boten ndryshe. Per ta pare boten me ngjyra.

'Po te coj ne shtepi' i tha ai asaj, ndersa ndezi makinen.

'Shko te shtepia jote dhe me pas do iki te imja'

'Eshte vone dhe nuk ta le ty makinen ta ngasesh ne kete ore'

'Seshte hera e pare. Keshtu qe, jepi' kembenguli ajo, tekanjoze.

'Ste le dot vetem'

'Mos bej kot sikur interesohesh per mua'

Ai u mendua nje cast, sepse me te e kishte te pamundur. Ia cakordonte mendimet, e nxirrte pertej vetes dhe ne inat e siper ia ktheu:

Në gjurmët e dritësWhere stories live. Discover now