Part 33

582 77 155
                                    

A nuk thuhet qe njeriu rron me shprese e cdo dite zgjohet me deshiren e me besimin qe dicka e re do te vije? Dicka ndryshe, dicka tjeter, dicka larg dhimbjes, larg mizorise, larg semundjes, larg vdekjes.

Blerta ate mengjes, u zgjua me ate shprese. Qe Alani do hapte syte. Mirepo, si cdo dite tjeter e kaluar, ajo shprese thyhej per ti lene vendin nje zhgenjimi. Nje zhgenjimi te madh. Nje boshlleku te pazevendesueshem ne zemer.

'Po njesoj' zeri i saj i mekur, prej ditesh, perzier me lodhjen, mallin, lotet.

'Do presim. Do vazhdojme te presim deri ne fund. Sdo dorezohemi' perpiqej ti mbushte mendjen Darla, qe prej atij spitali nuk ish larguar me.

Kishte marre leje prej punes, meqe rastin e tij e ndiqte ajo. Ndersa Rigersi dhe Mandi ishin kthyer serish ne Shqiperi, per te vazhduar me rutinen e perditshem. Pa harruar te interesoheshin per pacientin e tyre te preferuar sepse me renien ne koma te Alanit, edhe energjia kish ikur. Gjenin veten shpeshhere, ulur ne karrige pa folur, thjesht rrinin ne heshtje, sikur kishin frike qe zerin ta nxirrnin.

Mesazhet per Darlen si kish ndalur ne asnje cast, por cdo dite e me teper ia ndjente mungesen dhe zgjohej me deshiren per ta pare. Kishin rreth dy jave qe prej fatkeqesise qe nuk ishin takuar. Ate fundjave donte te shikonte jo vetem Alanin, por edhe dashurine e jetes se tij.

Ku je zemer?

Mesazhin e tij e lexoi me te shpejte e duke kerkuar ndjese njerezve ne korridor, doli ne nje cep ku askush se degjonte. E telefonoi menjehere.

Gers

Jetë

Ku je? Ca ben?

Sapo mbarova pune dhe erdha ne shpi. Ti?

Po degjoj zhurme. I sigurt qe je ne shpi?

Po, skam ku te jem tjeter. Me thuaj ti tani.

Po rrime, presim. Kjo pritja jone si perjetesi po me duket.

Kemi thene qe sdo lodhemi Darla. Ku eshte energjia jote?

E dergjur ne shtrat bashke me energjine e Alanit.

Mos fol keshtu. Te flasim per gjera te bukura. Si ty.

Ske hequr akoma dore nga keto shpalljet e tua alla Romeo?

Asnjehere. Persa kohe degjoj te qeshuren tende.

Me ka marre malli.

Ishte hera e pare qe pranonte ate te vertete, sepse me frike prej tij skish. Dhe ajo qe rrefeu me buzet e saj ishte aq e vertete sa vete ekzistenca e diellit.

E ke seriozisht?

Cfare ka per te mos u patur seriozisht? Me mungon. Ka gje te keqe te me mungoje i dashuri im?

Mm sa me pelqen.

Cfare?

I dashuri im. Tingellon bukur. E dashura ime. Po, perfundimisht me pelqen.

Perfundimisht, je i cmendur.

Pas teje. Me duhet te iki. Flasim me vone.

E mbylli menjehere, ndersa vete Darla u cudit. Asnje 'te puth' asnje 'te dua'. Asgje. Thjesht e mbylli. Por ajo se dinte qe ai ishte rruges per tek Darla.

Në gjurmët e dritësWhere stories live. Discover now