Part 26

762 82 161
                                    

'Shume i zoti je me kujtesen. Sa tu desh te memorizoje shprehjet e mia?' kurioze pyeti ate qe priste me sy lutes pergjigjen e "Arseles" se tij.

'Mjaftueshem per te te kuptuar ty'

E ajo ngriti vetullat ne shenje pyetese. Ai kish kuptuar ate?!

'Je nje shpirt qe shkruan per idealen kur ne te vertete je teper realiste. Nderton dashurine mbi besimin dhe forcen, por ne te vertete se beson sepse ke frike se ne bote kjo ndjenje nuk gjendet. Ke frike se tek ty ska per te mberritur kurre. Ti, Darla Methasani, ke frike te duash' e vendosi me shpatulla pas murit dhe ai donte kaq shume ti provonte fjalet e tij, e mundohej te depertonte ne shikimin e saj per ti thene qe nuk gabonte.

'Se ke lexuar nja dy histori te miat, sdo te thote qe me njeh'

'Te gjitha historite e tua. Dhe guxo e thuaj qe ste kam deshifruar. Midis rreshtave, shkruhej emri yt'

'Si i gjete?' donte te hiqte vemendjen e tij prej botes se saj te brendshme, sepse aty nuk lejonte askend.

'Sot eshte e lehte te gjesh gjithcka. Dhe kur do, gjen menyren'

'Me konkret'

'Kur me the qe shkruaje, me zgjove kuriozitetin. Doja te dija me shume, sepse ndoshta te lexoja cfare ti shkruaje, do isha me prane teje. Pyeta lart e poshte e me thane per nje vend ku ju shkruani. Dhe u futa, per te gjetur dhjetera histori te tuat'

Ishte zbuluar. Ajo si kish rrefyer askujt pasionin e saj. E kish ndare vetem me shoqen e saj te ngushte, Jonen. I dukej sikur tani, ai e dinte cfare ajo ndjente, mendonte dhe kesaj gjeje ajo i frikesohej. Prandaj, gjithmone i linte njerezit jashte mureve te saj, i mbulonte me ftohtesi sepse nuk donte qe te tjeret ta shihnin ndryshe.

'Mendon se me njeh, por gabohesh. Mos te te genjeje mendja se meqe me permende ca citime, do ndryshosh gjithcka. Gjerat ngelen si me pare' e ajo donte te genjente veten.

Sepse ai kish prekur zemren e saj, mirepo krenarine e kishte me te forte dhe skish per te hequr dore prej betimeve te saj. Duhej te qendronte larg tij, larg aures se tij! Sepse ai e terhiqte, ia perhumbte mendimet, ndjenjat. E trazonte!

U largua prej tij, kur nje prej infermiereve e lajmeroi qe kishin nevoje per dicka. Dhe ai mori fryme thelle, ama buzeqeshi.

E dinte qe me Darlen skish per te qene e lehte. Valle, a nuk kushtojne gjerat e mira?! Rigersi ishte gati te vraponte pas saj, sepse i kish vene nje qellim vetes. Ate nuk do e linte ti ikte nga duart. Fundja, a seshte jeta nje maratone ne te cilen vrapon per te marre cmimin?! E Darla per te ish cmimi i jetes....

*

Monotonia ishte dicka qe Rigersi nuk e duronte, perpiqej tia mbathte sepse i dukej sikur perhumbej ne boten gri dhe harronte si te jetonte. E ato ditet e tij ishin te mbushura me monotoni, te veshura me ngjyrat e rutines.

'Ska pune fare sot' foli Mandi tek i perqendruar ne celularin e tij, komentonte ato fotot e shumta te Instagramit.

'Per ty mjafton ajo gjeja qe ke ne dore dhe ska pune' ia ktheu ai, ndersa mbante mendjen tek ajo...cte ish duke bere valle?

'Po cte bej he, me thuaj ti o punetori i dynjase? Hej, shikoje cik kete. Ambra do vije ne Tirane neser' informoi ai menjehere sapo lexoi nje mesazh.

'E ke fjalen per ate shkodranen e cmendur?' pyeti Rigersi, kur e dinte fare mire kush ishte Ambra.

Skish si ta harronte ate dhe humorin e saj, energjine qe i percillte. Ato fjalet qe ata zakonisht si merrnin vesh, por hiqeshin sikur i kuptonin qe asaj mos i ngelej hatri. Ishin njohur permes nje shoqerie te perbashket dhe qe atehere skishin ndaluar se kontaktuari. Ambra ishte nga ato vajza qe dinte si te krijonte miqesi dhe prova e gjalle qe mes nje djali dhe nje vajze ka shoqeri. Ajo asnjehere skish krijuar ndonje iluzion per asnjerin prej tyre dhe ata e konsideronin si motren e tyre te vogel. Kishin nje vit qe nuk takoheshin dhe me ne fund, ajo kish gjetur kohen qe te shkonte ne Tirane.

Në gjurmët e dritësWhere stories live. Discover now