Il fuoco

321 19 20
                                    


Sikur ishte nje paralajmerim per zjarr.

Apo kishte rene?

Keto gjera mendoja ato pak minuta qe kisha syte hapur.I levizja me te shpejte ne dhome per te gjetur ndonje gje te njohur,por ishte e kot.Eideni ishte i afermi i vetem qe pash.Dhe me pas isha komplet vetem.Ne dhomen here te erret e here te ndricuar.Derisa dera hapej nga infermiere te ndryshme qe nuk i kthenin pergjigje pyetjeve te mia.

Ndoshta s'i degjonin.

Nuk e di sa kohe kisha ne kete dhome.Ndonjehere me dukej sikur kisha tere jeten.Ndoshta edhe kisha.Tani nuk dija asgje me siguri.Ne ato pak minuta qe isha zgjuar,ndersa lagia paksa buzet me ujin e ftohte mendoja se c'kishte ndodhur.


Isha rrembyer nga alienet? 

Kjo me dukej nje teze shume e besueshme,ndersa ne mendje me kalonin fragmente filmash me teme te tille.

Isha cmendur dhe askush nuk donte t'ia dinte per mua?

Edhe kjo ishte nga ato teza qe merrte shume pike.

Isha vrasese?

Ndoshta i kisha vrare te gjithe te afermit e mi e se shpejti do vrisja edhe gjithe punonjesit e spitalit.

Kisha humbur kujtesen?

Jo,une i mbaj mend te gjitha.

Familjen time,hallen,Sofine,Eidenin,udhetimet e shpeshta dhe te papritura,shkollen,madje mbaj mend edhe Fabrizion.

Sa here qe kujtoja ndonje nga ata koka fillon te me rendohej e te me dhemb sikur ma qellonin me gur.

Tamam ne kete moment dukej sikur ilaci fillonte te bente efekt dhe te me vinte ne gjume.

Sot,jashte eshte dite.Nga ora ne mur kam fiks 10 minuta qe jam zgjuar.Infermieria e ka hedhur ilacin,por besoj se e kam kuptuar hilene.Nuk duhet te stresohem.Kjo do te thote te mos kujtoj te afermit e mi.

Por pse me stresojne ata mua?

Ne koken time kam nje plan.Dhe ka te bej me daljen time ketej.Infermieret nuk vijne per nje kohe te gjate qe te me kontrollojne,keshtu qe une mund te dal qe ketej.

Duhet te dal.

Shkeputa perseri serumin nga dora ime,ndersa syte me shkuan te dora e rrudhur.Ne disa vende mund te shoh edhe mishin tim.E shemtuar.Une jam e shemtuar.

E kam pare sesi Infermieret mundohen te mos me shohin dhe kur hedhin ndojehere syte nga mua buzeqeshin me siklet.

Jam e neveritshme!

Doreza kerciti teksa kontrollova neper korridor.Disa njerez ishin ulur ne stolat e vegjel.Ula koken poshte qe mos te me shikonin fytyren e fashuar,doren e kalova mbrapa ndersa kembet m'i mbulonin tutat e gjata.

Shpejtova hapin para tyre ndersa mora rrugen per nga tabela qe lexonte dalje.Isha duke zbritur shkallet me te shpejte kur degjova disa zera te njohur.

"Jo,nuk mundemi ta shohim." Halla

"C'eshte ky budallallek!" Eiden

"Ule zerin dhe fol mire!" Xhaxhi Tori

"Ina!" 

U ktheva nga zeri.

Ishte Sofia!

Koka me dhembte ndersa duart filluan te me dridhen pakontroll.

"Ikni tutje!Po i zini frymen!" Ishte zeri i saj.

Ajo u zgjat per te me prekur.

Nuk doja. 

Beautiful LiarsWhere stories live. Discover now