Vizita te psikilogia nuk zgjati shume.Doja ta falenderoja qe nuk u fut ne detaje te teperta qe heren e pare.Duke marre parasysh qe jam nje person introvert,aq shume sa ndonjehere e kam te veshtire te hapem edhe me njerezit e mi me te afert.
Kur hipa ne makine,Alessandro nuk me bombardoi me pyetje.E vetmja gje qe tha ishte"Si shkoi?"e cila mori nje pergjigje "Mire."nga ana ime.Por edhe pse pergjigjia ishte e prere dhe e shkurter ai u duk i kenaqur.Mesa dukej edhe ai ishte nje njeri qe si pelqente fjalet e kota.Njesoj si mua.
Nuk e di pse ky fakt me ngrohu zemren.Po,po e ngrohu.Ndoshta filloi te shkrinte akullnajen e krijuar nga flaket e dhimbjes e zgjenjimit zemren time.
Nuk e vura re kur makina ndaloi para nje embeltoreje.
"Do e hame nje gelatò apo jo?"me terhoqi jashte makines Alessandro dhe bashke u futem ne vendin me aromen me te mire ne bote.
"Me cfare shije e do?" Tha kur qendronim perpara frigoriferit te akulloreve.
"Nuk e di...zgjidhe ti per mua."e pavendosur per te zgjedhur ia lashe atij ne dore.
Morem akulloret ne dore dhe u nisem perseri me makine,kete here te dy me buzeqeshje ne fytyre.
"E di.Ti je si mua...ose une jam si ty.Nejse,doja te thoja qe ne nuk bejme dot biseda te vogla.Te me pyesesh per motin pershembull.Apo kete gje e bejne vetem anglezet?!"
Ai filloi te qeshte dhe me pas mori nje pecete dhe me fshiu buzet.
"Sì,piccolina.Tu sei mia figlia,la mia piccola bambina.Cfaredo te kete ndodhur,pavaresishte distances sone gjate ketyre viteve,ti ke qene gjithmone ne zemren time.Gjaku im rrjedh ne venat e tua.Do e kuptosh shpejt sa ngjajme ne te dy." Dhe me puthi ne balle.
Nuk e di,por brenda meje lindi nje shkendije.Ishte kandili i shpreses,fari ne mes te oqeanit qe anija ime s'mendonte ta shihte me.Ishte shpetim.Ato fjale te vogla,sjelljet ne dukje te parendesishme,ishin ndoshta ato qe kerkoja ne ato momente.
Isha akoma buzagaz kur hyme ne shtepi dhe kjo gje i habiti ata qe me pane.
"Mesa duket,bambola di te qeshi." Paolo ishte i vetmi qe kimentoi,por nuk mund te ma prishte humorin.
"Eshte prania toksike e njerezve qe s'te lejon ti largoshe rete."ia ktheva pa pertuar,pa harruar buzeqeshjen ne fytyre.
"Bastà!" Vendosi qetesi Alessandro ndersa ne shikonim ende njeri-tjetrin shtrembert.
"Dov'è Amelia?" Pyeta pasi syte s'po me shihnin Amelian.
"Ne pishine.Ne pjesen mbrapa."
U nisa per aty dhe gjeta Amelian te shtrire duke marre rreze dielli.
Lekura e saj karamele shndriste e lyer me siguri e tera ne vaj.
"Ma,tu sei una modella di Victoria's Secret. " thashe dhe Amelia uli syzet per te me pare me mire.
"Com'è andata?" Me beri vend dhe mua ne shezlong.
"Mire,e prisja me stresuese se kaq.Po prisja ndonje grua plake me ca thonje te gjate dhe perparese te bardhe qe do me lidhte ne nje karrige dhe..." te qeshurat e Amelias ndaluan vershimin e imagjinates sime.
"Bellà,do shkoje nje nje psikologe jo te psikiatrii!"tha mes te qeshurave ,te cilave iu bashkova dhe une.
"Epo tani u mesove.Heres tjeter do jete me mire, me beso."me kapo duart dhe m'i shtrengoi me gishtat e saj te gjate e te holle.
"..ke qene dhe ti?"pyeta me shpresen se s'isha e vetme
"Jo,por kam besim te ty.Tani shko lart dhe vish rrobat e banjesDuhet te marresh pak ngjyre,por dyshoj me kete lekure te bardhe qe ke.Njesoj si mamaja jote." Dhe kete se tha per ofendim.Kishte nje buzeqeshje nostaligjike ne fytyre.
"E mban mend?"
"Sì,isha 2 vjece kur ajo erdhi per here te pare ne shtepi.La mia mama vdiq kur une isha ende shume e vogel dhe nuk kam shume kujtime nga ajo,ne fakt nuk mbaj mend asgje pervecse histroive qe tregon papà.Mamà Alba,ashtu sic e therrisja une,eshte figura e vetme amesore ne memorien time.Ishte shume e re kur erdhi ketu.Ishte...ajo s'u martua me dashuri.Ndihej si ne burg ketu,por kurre nuk u soll keq me mua.Me mbante gjithmone prane.Me blinte fustane te bukura dhe me rregullonte floket."teksa tregonte syte iu mbushen me lotë.
"Kur linde ti,asaj kohe isha tre a kater vjece,mendova se ajo s'do me donte me.Por ajo filloi te me donte me shume,ose filloi ta shfaqte me shume.Jo vetem me mua.Me te gjithe ne."
Amelia kishte filluar te qante.
"Ajo..ajo pas largimit nga ketu, ajo u semur rende.U fut ne depresion dhe...nuk kam pasur mundesine t'i perjetoje momente te tilla,jane aq te rralla,sa i ruaj fort ne memorie.Kam frike...kam frike se..se ato do humbasin dhe bashke me to edhe mami."
Nuk mundja te qaja.Shihja syte e Amelias teksa lotonin,por te mijte ishin thare,ose une nuk kisha fuqi t'i nxirrja.
"Tani eshte teper vone."ishte fjala e fundit qe thashe perpara se te ngrihesha.
"Me duket se me filloi migrena.Bej mire te shkoje ne dhome."pa bere asnje koment me shume,u futa perseri ne shtepi,nga ku po vinin zera.
"Ti ho detto che non voglio incontrarla così presto."
Zeri i Alessandros buciste neper korridoret e shtepise.
Me ngurim u futa ne dhomen e ndenjes ku qendronte perballe Paolos dhe Alessandros,nje grua bjonde, e kuruar deri ne detaj qendronte ulur ne kolltuk e pashqetesuar nga zeri voluminoz i Alessandros.
"Ma anch'io,ti ho detto che non prendo ordini da te."
Shprehja e serte qe kishte ne fytyre gati iu zbut kur vuri re prezencen time ne dhome.
"Quello che volevo è arrivato."me buzeqeshje ne fytyre dhe ecjen elegante ne taka u afrua drejt meje.
"Ciao Ina!Sono tua zia,Chiara."
Vetem kur ajo qendronte perballe meje arrita t'i vija re syte e kafenjte,njesoj si te mamit.Floket bionde si te mijat dhe hija e mamit qe mbulonte cdo tipar te saj,me siguronte qe s'po genjente.
'Qofsh me shendet' desha t'i thoja,por do tregohesha e paedukate.Plus qe nuk e dija nese dinte apo jo shqip.
"Nuk e dija qe kisha nje teze."thashe ne shqip,edhe pse iu drejtova me shume vetes.
"Epo per fatin tend te mire apo te keq ja qe me ke.Nuk thoshe keshtu kur ishte nje top mishi me bishtaleca qe prishje buzekuqet e mija dhe luaje me floket.Tani qenke bere nje zonjush."me veshtroi nga koka te kembet si per te me pare me mire.
Migrena ime vazhdonte te me shkaktonte dhimbje te temerrshme koke,e cila me dukej tani si nje tullumbace me helium.
"Femijet rriten,kjo eshte ajo cka bere nena natyre."
Nenqeshi teksa u zgjat dhe rregulloi jaken e bluzes sime.
"Paske humorin e holle te Albes.Po e shoh qe nuk je mire.Ndoshta babai yt nuk u kujdeska aq mire sa duhet per tyj."
Hodhi me shpoti veshtrimin nga Alessandro,i cili perpiqej te kuptonte se cfare po thoshim.
"Nuk eshte faji i tij qe une kam migrene." E shfajesova pa dashur ta bej fajtor.
"Oh,e dashur naivja ime!Pse u ktheve perseri ne kete bote!"me perkedheli floket dhe me pa me dhembshuri,sikur te kishte perpara syve nje femije te pervuajtur.
Me pa gati sikur te isha femija i saj.Dhe ai veshtrim me kujtonte ate te sime mëjem,kur me ledhatonte flokun.
Por isha i lodhur nga ai veshtrim.Isha e lodhur nga perndjekja e figures se mamase,e cila s'po me lejonte te filloja jeten e re,nje jete qe kisha vendosur t'i beja vete zgjedhjet e mija.
YOU ARE READING
Beautiful Liars
Romance*** E urreja ate Por si mund te hiqja nga mendja buzet e tij dhe peshperimat ne vesh, ku mes renkimesh fliste ne gjuhe hyjnore. E urrej ate Por si mund te heq dore nga genjeshtrat e tij kur jam bere e varur nga 'to? *** Nje familje apo nje genjeshte...