Kelmentet nuk u duken me qe nga ajo dite.Chiara me telefononte shpesh,me merrte per dreke ne shtepine e saj,te cilen e kishte te mbushur plot me foto familjare,pjese ende te pazbuluara prej meje.Ishte hera e pare qe shihja mamin te vogel.Kishte floke bionde dhe nje buzeqeshje mahnitese,te cilen ia kishte trasheguar Leo.Chaira vendosi kaseta te vjetra te mbushura me kujtime nga femijeria e saj.Dukej qe i shihte shpesh ato dhe prape,syte iu mbushen me lot kur i pame bashke.Besoj se priste te njejten gje nga une,por nuk mundesha.Isha e lodhur duke qare.
Per here te pare me pyeti per Leon.U habita kur e permendi dhe me tha se e kishte marre vesh per te,por s'kishte pare asnje foto te tij.Dhe perseri kur veshtroi fotot e Leos ne telefonin tim shpertheu ne lot dhe me perqafoi fort.Bera te njeten gje.Mbante ere mami.Arrita ta ndieja ate edhe pas shtreses se shtrenjte te parfumit qe perdorte.
Perpiqej te krijonte nje lidhje me mua.Nje lidhje qe duhet te kishte ardhur natyralish.Po mundohej ta rikuperonte.
Nuk ishte e vetmja.Te gjithe po mundoheshin te benin te njejten gje ne ate periudhe te jetes sime.
Amelia shpenzonte shume kohe ne dhomen time madje fliste edhe me djem para meje pa asnje lloj ndrojtjeje.Kerkonte qe te benim bashke shopping online ku porosiste 100 gjera te panevojshme per mua.Dolnim shpesh ne tarece ku ajo tymoste.Nuk shpetova nga tundimi dhe e thitha nja dy tri here per te me filluar me vone problemet me frymemarrjen dhe Alessandro te shqetesohej aq shume sa te me conte direkt ne spital dhe te me mbante te shtruar per 24 ore.Gjithesesi,ato dalje ne tarace vazhduan ndersa une iu shmanga nikotines dhe gjithcka mbeti mes nesh.
Fabrizzio arriti ta kap fillin e muhabetit kur pa reagimin e shqetesuar te Amelias dhe fytyren e saj fajtore ne spital,por nuk shkoi me larg se shantazhimi i Amelias dhe kontrolli i rrepte i saj per 2 dite.Me pas iu desh te largohen dhe Amelia filloi prape te tymoste.Ishte Fabrizzio ai qe me zgjonte ne mengjes.Hapte perdet dhe fillonte fliste italisht gati sikur thoshte nje ninulle.
Mardhenia ime me Paolon qendroi e njejte.Edhe pse perpiqesha te afrohesha ai ishte mosperfilles duke me detyruar edhe mua te terhiqesha dhe te mbaja distancen.
Lorenzo ishte ai qe me merrte dhe me conte te zonja Lucia dhe ndalonte cdo here per nje akullore apo ndonje embelsire apo me conte ne vendet apo hotspotet e qytetit.Nje here me la te ngisja dhe makinen dhe jam krenare te them qe ia dola mbane.Madje dhe vete Lorenzo ishte i surprizuar.Fabrizios iu deshen te pakten 2 jave te mesonte te qendronte lirshem ne timon dhe mos te frenonte cdo gjysem metri.
Alessandro me pyeste cdo mbremje per ndodhite e dites .Shikonim televizor bashke ndersa ai komentonte mbi ngjarjet politike dhe sociale dhe interesohej edhe per Shqiperine,duke me thene ato pak gjera qe i dinte per ate vend te vogel ,edhe pse njihte pjese te tjera te Shqiperise qe une s'isha edhe aq shume e interesuar.Kishte arritur te gjente nje pike sensitive tek mua me temen e Shqiperise dhe arrinte ta perdorte mire,por edhe une isha bija e tij.E ndieja shpesh naten kur vinte me kontrollonte dhe me puthte lehte ne floke.Sillte ne dhome eren e rende te puros dhe alkolit dhe cuditerisht me kujtonte eren e sapunit te trazuar me aromen e babit,e cila ishte antidepresanti me i mire.
Nuk kisha degjuar me per Nikolain qe nga ajo dite.Ne bisede e siper degjova Lorenzon te permendte se ishte kthyer per pune ne Serbi.Pune!C'pune te ishin?!
Per nje jave niste viti i ri shkollor dhel Alessandro me kishte regjistruar ne nje nga kolegjet e vendit,te njejtin qe kishin frekuentuar edhe te gjithe femijet Montesano.
Bashke me Amelian dhe Fabrizion kishim dale te benim blerjet per shkollen dhe ishim kthyer me makinen te tejmbushur me rroba dhe cdo gje qe me kishte pare syri dhe me kishte pelqyer.
Ishte hera e pare qe harxhoja parate e te tjereve dhe e lashe ne vesh te shurdhet fjalen e babit se asnjehere te mos behem egoiste.Epo kete here u bera,egoiste apo jo isha gati e ngazelluer teksa varja ne dollap rrobat e reja dhe sistemoja produktet e tjera.Nje dite para fillimit te shkolles kisha bere gati uniformen e shkolles,kisha rregulluar canten dhe kisha marre borxh disa libra nga Fabrizio,mesa dukej i vetmi qe mbante libra si shkolle dhe jashtshkollore ne kete shtepi.Kisha dale ne kopshtin e pasem dhe po shihja strukturen e librave dhe shkolles ketu ne itali,ne nje ane librat e ne anen tjeter laptopin bashke me nje gote lengu portokalli te vendosur prane.Ishte duke perenduar dhe ne kete kohe ne shtepi s'kishte njeri.Ishin vetem rojet te porta dhe pastruesja qe tashme kishte mbaruar punet.
ESTÁS LEYENDO
Beautiful Liars
Romance*** E urreja ate Por si mund te hiqja nga mendja buzet e tij dhe peshperimat ne vesh, ku mes renkimesh fliste ne gjuhe hyjnore. E urrej ate Por si mund te heq dore nga genjeshtrat e tij kur jam bere e varur nga 'to? *** Nje familje apo nje genjeshte...