Doja apo s'doja une fundi i gushtit erdhi dhe bashke me te veres po i vinte fundi.Tani po qendroja e shtrire ne rere,ne shtepine verore Montesano.Ishte nje zone private me qindra kilometra katrore e cila disponohej vetem nga familja Montesano.Ishte nje vile njekateshe,e ndertuar me se shumti me gure dhe kishte nje pamje te gjere nga deti,i cili dukej i pafund.
Ajo qe me pelqente me shume ne kete vend ishin kafshet e shumta qe kishin,te cilat me kujtonin shtepine e gjyshes ne fshat.Kishte pula,per te cilat zgjohesha qe ne 5 te mengjesit per t'i ushqyer,kishte kuaj,te cilet cdo pasdite i kaleronim derisa errej,kishte derra qe rrakezhyheshin tere diten ne balte dhe hanin cfaredo qe t'iu hidhje.
Pothuajse gjithe gushtin e kaluam ne kete shtepi te kendshme.Me se shumti ishim une,Amelia dhe Paolo ata qe rrinim me shume ketu.Te tjeret,per shkak te angazhimeve dhe bizneseve qe s'pyesnin per pushime ishin gjithmone ne levizje.
Dielli po me ngrohte lekuren ndersa u shtriva me bark ne reren ranore dhe mbeshteta koken mbi butesine e saj.
Amelia po flinte prane meje,me koken mbuluar me kapelen e saj te kashtes.Lekura e saj tashme kishte marre nje ngjyre cokollate te embel,ndersa une nuk rrija shume ne diell per shkak te djegieve ne lekure,te cilat po zbeheshin pak e nga pak.Vendosa te shkoja brenda,pasi dielli ishte shume i nxehte.I fola Amelias,por ajo me beri me shenje mos ta bezdisja.Keshtu qe e lash ne rehatin e vete ,vesha tylin plazhit dhe u futa brenda.Shkiva drejt e ne kuzhine,me buzen e thare per nje pike uje.Me gllenka te medha piva nga gota me uje,e mbeshtetur te lavamani,ndersa nga dritarja po shihja pjesen e pasme te shtepise.E mbuluar me ferra te dendura,me ngjyre te zbehte nga mungesa e ujit,ato prape shkonin me ngjyrat e vendit.Nje e renkuar erdhi nga to,edhe pse asgje s'po levizte.
Do me jete dukur mua.Ndoshta nuk bera mire qe u ndava nga psikologia per kaq shume gjate.Une ilacet i merrja rregullusht gjithsesi.
Lashe goten ne lavaman,kur ajo zhurme u degjua perseri.
Kete here isha e sigurt qe nuk ishte ne koken time te cmendur.Pa menduar gjate c'te beja,dola nga mbrapa shtepise dhe terhoqa kembet deri te shkurrja nga vinin tingujt e cuditshem.Mbertheva nje gur,ndersa ne doren tjeter nje shkop dhe fillova te kontrolloje shkurren,derisa pas saj u shfaq trupi i gjysmuar i nje njeriu.
Mishi mu rrenqeth dhe djerse te ftohte kaluan ne tere trupin tim.Dielli po me dukej me i nxehte dhe ne nje moment shikimi mu vesh.Syte mu erren dhe rash si nje femije qe sa ka marre kembet.
Trupi i tij ishte i gjakosur,syte e enjtur nga te rrahurat dhe arrita te dalloj se disa gishta i mungonin.
Policia!
Duhet te telefonoj policine.U ngrita dhe nxitiva per ne shtepi,ku rrembeva telefonin dhe pa pritur informova policine.
Per 10 minuta do te ishin aty.
Pa ditur c'te beja,mora nje bidon me uje dhe u ktheva perseri te njeriu i plagosur,per te gjetur aty Fabrizion dhe Nikolain.Vetem disa gjurme gjaku kishin mbetur nga trupi i burrit qe dergjej aty.
"Aty,ishte..."
Tregova me gisht vendin dhe ata kthyen koken nga mua,pa e pritur te me shihnin aty.
"Bellà,s'duhet te ishe ne plazh ti?!"
Fabrizio me kapi nga krahet dhe po me terhiqte larg qe atje.
Me force shpetova nga kapja e tij dhe marova fjaline e paperfunduar.
"Atje ishte nje njeri po te them!Un uomo!Dov'è?"
Largova veshtrimin nga vendi i gjakosur dhe ndedha shikimin me ate te Nikolait,i cili po vazhdonte te pinte cigaren e tij i pashqetesuar.
YOU ARE READING
Beautiful Liars
Romance*** E urreja ate Por si mund te hiqja nga mendja buzet e tij dhe peshperimat ne vesh, ku mes renkimesh fliste ne gjuhe hyjnore. E urrej ate Por si mund te heq dore nga genjeshtrat e tij kur jam bere e varur nga 'to? *** Nje familje apo nje genjeshte...