Vita perduta

181 8 2
                                    

Sado e cuditeshme te jete,njeriu sakrifikon ne jete mijera parime,qendrime ne te cilat eshte betuar te eci.Ai shkel premtime te bera njerezve te ikur,ne menyre qe te mbaje te gjallet afer tij.Dhe pikerisht kete vendosa mengjesin e neserm,kur e gjeta veten shtrire ne krevatin tim, e pavendosur si te reagoja me ndodhine e neserme.

Dhoma ne shtepine e pushimit ishte e ndertuar me gur dhe ndricohej bollshem nga drita e diellit.Krevati ne mes te dhomes i rrethuar nga perde kremi te tylta,te cilat valeliteshin nga flladi i mengjesit,me kujtonte hera heres krahet e Nikolait,ne te cilat isha mbeshtjelle dje.

Debile!

Si munda te hidhesha ne krahet e tij ashtu?Oh,kushedi se cka menduar?!U solle m'u si kurve!

Zhyta koken ne jastek duke dashur te hiqja turpin qe me kuqelonte ne fytyre.Duke share veten neper dhembe dhe duke u penguar me shapkat ne funde te krevatit bera te ngrihesha,por dera trokiti dhe ashtu sic isha u shtriva perseri ne krevat duke bere me shume zhurme sec doja.

Pasi nuk i erdhi asnje ze nga brenda dhomes,dera u hap dhe qe aty hyri Fabrizio.Syte i kisha mbyllur dhe arrija te shquaja vetem levizjet e tij neper dhome dhe e ndjeva kur u ul ne fud te krevatit.

"E di qe je zgjuar!Krevati kerciti shume kur u hodhe mbi te."zeri i tij erdhi i paster,gati sikur kishte kohe qe ishte zgjuar.Une perseri s'bera asnje levizje.

"Po te pres poshte pra.Mos u vono."dhe ashtu doli nga dhoma.

Pa pasur zgjidhje tjeter,kreha floket me te shpejte, hoqa pizhamet dhe vesha nje pale xhinse te shkurtra me bluze, hodha tylin siper per te mbuluar shenjat dhe ashtu zbathur u nisa drejt Fabrizios.

Ai qendronte ulur jashte ne verande,i veshur me nje pantallona te shkurtra ngjyre bezhe,kemishen lino te mberthyer shkujdeshem dhe laptopin te vendosur mbi tavoline,gjysme te mbyllur ndersa ai tymoste nje cigare.

U ula ne karrigen perballe tij,duke i hedhur nje veshtrim te shpejte,gati si te zene ne faj.A nuk duhet te ndihej ai ashtu?

Ishte ende heret dhe dielli skishte dale plotesisht.Perpara meje ishin te vendosura nje gote e madhe me qumesht,biskota,veze te skuqura dhe mjalte.Une e urreja te haja mengjes,por mos t'i prishja qejfin Fabrizios,mora goten me qumesht dhe fillova te gjerbja ne te.

"Bella,eshte e veshtire per mua te te tregoje me shume pas asaj qe ndodhi dje.Me beso,s'doja ta merrje vesh ne kete menyre.Nuk e dinim si do te reagoje,kishim frike se mos do trembeshe,apo mos ndoshta nuk do te doje te jetoje me me ne.Menduam se do te ishte me mire te ta tregonim me vone ose..."

Shpresuam mos ta merrje vesh kurre!Ndoshta kete donte te thoshte.Shpresuan qe mos te me jepnin kurre llogari per te cka benin.

Ai vazhdoi te filste,por une tashme isha perhumbur.Me ndodhte shpesh,por kishte kohe pa me nodhur qe pas zjarrit.

Babi qe te me terhiqte vemendjen trokiste gishtat mbi tavoline ,ose stilolapsin kur ishte duke punuar dhe une ulesha afer tij dhe i beja shoqeri.Me shihte pas xhamit paksa te trash te syzeve dhe me thoshte se duhet te flija.

"Bella,Bella!"

Perpara kisha Fabrizion tani.Pa syze,me floke te kafenjta dhe sy deti,pa rrudha dhe me lekuren e zeshket.

Ai s'ishte me!

"Nuk do thuash dicka?"

U drejtova ne karrige dhe kalova floket pas veshit.

"Nuk e di cfare te them.Me mire...me mire sikur ta harrojme kete gje.Te lutem!"

Lashe goten te paperfunduar me qumesht mbi tavoline dhe u ngrita qe andej,u futa ne kuzhine dhe hapa cesmen duke e lene te rridhte.Se di pse e bera.Ndoshta po kerkoja lotet qe te rridhnin njesoj si uji.

Beautiful LiarsTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang