Eshte mes korriku dhe vapa sa vjen e behet me e keqe.
Kolla ime vazhdon,po ashtu edhe frymemarrja ime e cila nuk kishte asnje permiresim.Edhe gjyshja ime eshte me e shendetshme se une.
Ata dicka me fshehin.Flasin neper dhembe ne cepa ose hedhin veshtrime te cuditeshme drejt meje.Dicka po ndodh.Dicka ka ndodhur.
Sot do dal nga spitali.Dhe nuk jam e lumtur per kete.Kjo ishte si kulla ime.Ndihesha e mbrojtur ketu.Tani duhet te fsheh fytyren.Po,plaget jane akoma atje.Te shemtuara.Sikur duan te me kujtojne cdo mengjes qe jam vetem.Nje jetime.
Duan te me kujtojne sa e pafat jam.
Duan te me tregojne se ata iken.
Me lane.
Kaloj duart ne floke dhe i rregulloj me pak xhel.
Fytyra duket mire sot.Nuk ka ndonje pucerr vulkan ne te.
Hedh parfumin qe me solli Sofia dhe mbyll zinxhirin e pantallonave te shkurtra.
Ishin rrobat e Sofise.Te miat u dogjen.U dogj gjithshka e imja ate dite.
U dogj dhoma ime.Atje kisha fotografi,numra,telefonin,rrobat,kujtimet,te qeshurat,jasteket e lare me lot,lodrat,kukullat e prishura.
Atje isha une.Ulur mbi tapetin e bute duke bere logari matematikore.Me kufje ne vesh duke peshperitur tekstin e kenges ndersa hidhja ne flete te papaster veprime te pafundme.
Ne cep te asaj dhome ishte dhe violina ime.Po,isha shume e zonja ne te.Babi me thoshte se isha violinistja me e talentuar qe kishte njihte.Ndoshta nuk njihte dhe aq shume.
Kur vinte i lodhur nga puna,hynte ne dhomen time,shtrihej te krevati im dhe bente me shenje nga violina dhe thoshte:
"Muzike per madherine e tij!"
Une qeshja,merrja violinen dhe filloja te luaja melodi te ndryshme.Nuk eshte se ai i njihte.Ai thesht pelqente qetesine qe ato te jepnin.Dhe mua me pleqenin.Kishte raste qe edhe me kerkonte ta shoqeroja me kendim.Ai e pelqente shume dhe zerin tim.Ndersa une filloja me te qete te luaj e kendoja ne violine,ate e zinte gjumi ne minutat e para.Kur ndaloja ai ngrinte doren larte si nje dirigjent qe me jepte urdher te vazhdoja.Dhe kjo pune vazhdonte per minuta me radhe.Mami kishte nje regjistrim per kete,por edhe ai u dogj.
Kujtimet e mia me te bukura u dogjen bashke me ate vile.
Dera fillon te krecet sikur do pellcasi.Me siguri qe eshte ndonje nga ata budallenjte.Hap deren me te shpejt dhe nje grusht kokes ben qe te me vije bota verdalle.
"Uuuu,me fal!"Thote Klajdi ndersa futet ne banje me nxitim
"Te fala pac!"I bertas une dhe i bie deres me kembe.
Kane ardhur te gjithe ketu qe te me shoqerojne mua qe te dal nga spitali.Tapeti i kuq duhet te jete shtruar tashme.Do dalim si batalion dhe te githe do shikojne surratin tim te bukur.
Leoja po luante ne telefon dhe fliste me vete.E bente ndonjehere kete.
U ula afer tij dhe i shkunda floket.Ai e urrente kete,por cuditerisht kete here s'ka gje.U afrua me shume afer meje dhe vazhdoi te luante dersa une ngela e cuditur.
Ai ishte familja ime tani.
Tezja erdhi dhe na tha qe ishte koha te iknim.
Mora telefonin dhe kapa Leon perdore.
Nuk e ngrita koken gjate gjithe rruges deri te makina.
Sofia ishte ne krahun tim gjate gjithe rruges duke me shtrenguar doren.
KAMU SEDANG MEMBACA
Beautiful Liars
Romansa*** E urreja ate Por si mund te hiqja nga mendja buzet e tij dhe peshperimat ne vesh, ku mes renkimesh fliste ne gjuhe hyjnore. E urrej ate Por si mund te heq dore nga genjeshtrat e tij kur jam bere e varur nga 'to? *** Nje familje apo nje genjeshte...