Shkolla vazhdoi te ishte e njejta.Nxenesit nuk ishin shume miqesore dhe une nuk isha shume e hapur drejt shoqerive te reja.Plus e kisha gati te pamundur te flisja me dike.Djali me kapuc,te cilit ia kisha ngjitur mire pseudonimin,pasi kapucin se shqiste nga koka,e kishte emrin Mano.Ja mesova kur mesuesja e letersise i bertiti sepse po flinte ne oren e saj,gje qe e bente pothuajse ne te gjitha oret.Sigurisht ne ato qe vinte.
E vetmja gje qe me shtynte te vija ne shkolle ishte fakti se s'kisha asgje me te mire per te bere.Epo edhe sigurisht deshira per te ndjekur nje universitet te mire nga e cila te nxirrja dy pare lek te mijat.Profesori i matematikes me pyeste ore per ore,por edhe une se lija t'i shkonte bosh.Qendroja deri oreve te vona duke zgjidhur ushtrimet e matematikes qe s'mund t'i kuptoja dhe nganjehere edhe te tjeret perpiqeshin te me ndihmonin.
Nje here isha ne dhomes e ngrenies dhe i kisha hapur fletoret e mia atje,pasi isha larguar nga dhoma me pretekstin se ma kishte fajin drita e pamjaftueshme pse s'me dilte perfundimi sakte.Duhet te ishte vone pasi ishte vetmja drite ndezur.Dera e shtepise u hap dhe Alessandro Lorenzo dhe Fabrizio hyne njeri pas tjetrit duke biseduar mes tyre per nje kontrate qe duhej perfunduar,kur ndaluan te tre para meje te habitur rreth gjendjes sime.Epo besoj syte duhet t'i kisha te fryre nga pagjumesia dhe duhet te me kishin hedhur rrathe te zinj.U afruan te shqetesuar dhe filluan te me bombardonin me pyetje nese kisha nevoje per te shkuar ne spital.Pushuan vetem atehere kur iu thash se te nesermen kisha test ne matematik dhe po pergatitesha per te.Nese kur me pane u habiten ,tani shtangen.Mesa duket s'ishin mesuar me idene e te perkushtuarit ne mesime dhe kete ma kishin bere edhe mjaft te qarte edhe mesuesit qe s'linin rast pa e permendur.Alessandro u be gati t'i telefononte drejtorit para se t'i lutesha te mos nderhynte ne note.Kjo ishte gjeja e fundit qe babi donte.Te merrje dicka pa merite.Dicka qe dashur pa dashur me ishte vulosur edhe mua.
Ditet kalonin shpejt.Prioriteti im keto dite ishte shkolla,keshtu qe diten kur do merrnim notat e sezonit te pare,qe ketu i dergonin ne e-mail,isha e emocionuar dhe i zbrita dhe ngjita shkallet rreth 5 here derisa Lorenzo me terhoqi pas vetes dhe u ulem ne sallon per te pare ndeshjen e futbollit me te.Keshtu qe kur nga brenda po vloja,syte i kisha ngulur ne ekranin e televizorit dhe ndiqja me sy topin qe levizte neper fushe,derisa ne laptopin e Alessandros mbi tavolinen e ngrenjes,u degjua nje tring.U hodha perpjet dhe vrapova drejt saj,ndersa perpara saj ishte ulur vete i zoti.
Kapi qetesisht mausin dhe hapi letren e sapoardhur nga sekretaria e shkolles.Shpejt u shkarkua dokumenti dhe u hap ne gjithe ekranin e laptop-it.Dhe atje te rreshtuar mes notave te para te marra prej meje,ku shiheshin rezultatet me te larta te marra,syte me ndaluan te matematika,ku si nje pike e zeze ne nje flete te bardhe qendronte teta krenare.
Dhe perpara syve me doli fytyra e ngerdheshur e profesorit te matematikes.Nuk kishte mundesi!Isha mese e sigurt se ne test kisha bere aq sa per te marre te pakten 9,me gjithe modestine e mundshme.
Alessandro me shtrengoi doren, ndersa Lorenzo me rrahu krahet.Ishin krenare per mua.Te njejten krenari qe shihja ne syte e babit kur arrija te kapja notat me te larta ne mesime dhe notat me te larta kur ndersa i bija violines kendoja per te.Dhe ne nje moment dhe ai ishte aty,bashke me mua,duke qendruar ne kembe me duar shtrenguar para gjoksit,syzet e vendosura mbi uren e hundes,qe shpesh i rreshkisnin poshte dhe shpejt i ngrinte lart me gishtin tregues, ndersa me doren tjeter udhezonte doren time mbi fleten e bardhe te fletores.
Dhe syte m'u mbushen me lot teksa vazhdonin te qendronin ngulur ne hapsiren boshe te sallonit.Alessandro me shtrengoi perseri doren dhe une u hodha per here te pare ne krahet e tij dhe e shtrengova fort.Nje faleminderit pershperita,duke harruar qe ai s'dinte shqip.
"Bambina mia!"
Ndonjehere nuk te duhet ta dish nje gjuhe per te kuptuar fjalet e shpirtit dhe me shume kur ai shpirt eshte nje cope e humbur e shpirtit tend.
ESTÁS LEYENDO
Beautiful Liars
Romance*** E urreja ate Por si mund te hiqja nga mendja buzet e tij dhe peshperimat ne vesh, ku mes renkimesh fliste ne gjuhe hyjnore. E urrej ate Por si mund te heq dore nga genjeshtrat e tij kur jam bere e varur nga 'to? *** Nje familje apo nje genjeshte...