Benvenuto

149 14 2
                                    

Jeta ime do te kaloje spitaleve.

Per kete isha e sigurt qe heren e pare qe hapa syte ne nje te tille.

Muret e spitalit privat jane me ngjyra te embla dhe lule te fresketa.

Halla u cmend kur e mori vesh cfare kishte ndodhur dhe mund t'i degjoja te bertiturat e saj ne korridor.

Dite per dite flas me nje psikologe e cila ka te ngulitur nje buzeqeshje ne fytyre sikur do te thote se jeta po i shkon vaj.

Alessandro dhe gjithe te tjeret vijne dite per dite dhe sjellin plot gjera me vete.Ushqime,embelsira,veshje,lojra te cuditeshme,playstation me te cilin luan tere diten Leoja.

Por nuk e di pse asnjera nga keto nuk me pleqen.Edhe pse spitali ka aromatizues dhe dhomat lahen dy here ne dite,akoma arrij ta ndjeje eren e spitalit.Ate eren karakterisktike te tij,qe te ben te mbledhesh hundet dhe te mbash frymen,me friken se mos ndonje semundje do hyje permjet tij.

Nuk me lejohej te dilja jashte.Ata kishin frike se mos bija ndonje pusete ose me binte te fiket cepave te rrugeve.

Edhe nje dite dhe do te dilnin rezultatet e ADN-se.

Edhe pse i dija rezultatet e tij,do te doja qe ato te mos dilmin kurre.

Do te doja qe une mos te isha vajza e Alessandros.Do te doja te isha vajza e babit tim.E babit tim te dashur qe me puthte faqet ndersa mjekra e tij me shponte dhe guduliste ne fytyre.E babit tim qe sa here qe vinte ne dhome me perqafonte dhe me sillte nje pjate me fruta te cilat i priste vete edhe pse s'kishte haber nga ai drejtim.

Dhe duke qare vetem ne dhome,dera u hap dhe syte e mi te skuqur u daraviten mbi silueten e Alessandros,te cilit,buzeqeshja qe i ishte qepur ne fytyre iu kthye ne nje rrudhje vetullash.

U uafrua te mua dhe u ul ne nivelin tim,duke perthyre kembet dhe me kapur duart.

"Bella,quello che è successo?"

Dhe ngrita syte duke ndeshur syte bojeqielli te tij,indentike me te mijte,duke mbajtur ne ta te njetin shikim qe une e kisha vene re te mua.

Pa u menduar dy here,si nje femije i vogel,i braktisur ne mes te rruges thashe deshiren e vetme qe kisha ne ato momente.

"Voglio mio padre.."dhe fillova te qaja ndersa u mblodha grusht ne karrigen metalike te spitalit.

Duart e tij te ngrohta vazhdonin te qendronin mbi te miat,pa reaguar.Une qaja,duke u perpjekur te pushoja,por deshtoja mizerisht.

"Vuoi andare da lui?"pyeti papritur ai duke me shrenguar duart.

Pohova me koke duke kaluar mbledhur hundet dhe ferkuar syte.

Shkoi mori atletet e mia ne cep te dhomes dhe filloi te mi vishte.

Mi lidhi me kujdes ne nje fjongo te bukur,njesoj si fjongoja qe mami bente kur me lidhte atletet kur isha e vogel.

Kaluam neper koridoret e spitalit dhe hyme ne makinen e tij luksoze.

Rruga per ne varreza ishte e shkurter dhe pas pak minutash makina ndaloi perpara varrezave.

Zbritem nga makina dhe ulur ne trotuar gjendej nje plake e veshur e tera me te zeza me shume buqeta me lule te kembet e saj.

Futa doren ne xhep dhe monedhat tringelluan gezueshem.

U afrova te ajo dhe mora dy buqeta te vogla me trendafila te kuq.Nuk me dilnin leket per qirinj.

Alessandro po me shikonte qe nga dera e makines,me syzet e vena dhe duart e futura ne xhep.

Beautiful LiarsWhere stories live. Discover now