Tik-tok!
Tik-tok!
Tik-tok!
Tik-tok!
Akrepat leviznin lehte,duke kercyer rrotull numrave te zinj ster.Dhoma ishte bosh,muret e bardhe dukeshin pa mbarim dhe tavani nuk dukej asgjekundi...por ti e dije qe ishte aty.
Ora e varur ne mur vazhdonte trokitjet e buta ne murin paksa te plasaritur,nga ku hynte nje fije drite,aq e vogel sa zbehej rruges neper ajer,neper ajrin e rende te dhomes se lagesht qe te kalonte gishtrinjte e saj te holle te ftohte rreth qafes dhe te thithte cdo molekul oksigjeni nga qelizat e trupit derisa te te flakte tutje si nje trup i pavlere.
Tik-tok!
Tik-tok!
Tik-tok!
Tik-tok!
Muret e dhomes po mbuloheshin nga fjale,me mijra prej tyre qe shkruheshin me nxitim dhe rremujshem ,e zeze mbi te bardhe,te pakuptueshme derisa ato fillonin te leviznin perreth duke filluar nje murmerime te lehte qe ngadal shndrrohej ne nje gumezhime dhe me pas ne nje orkester bretkosash anes nje liqeni me uje te qelbet.
Oh,por une mund t'i kuptoja shume mire ato fjale qe nxitonin dhe perplaseshin mbi mua duke luftuar me njera-tjetren kush te mberrinte me shpejt.
"Si se kuptove se... ajo se dinit...Duhet ta ki...S'mund ta merrte...Ata e genjyen..Te dua...Ki besim te...Ne jemi nje..Ata kane vdekur ne nje zjarr...Une i vrava a.. Mamaja jot..S'mund ta be...S'eshte e vertet...Pushoo..Ajo eshte gjalle..Duhet te shkoj..Une te perdora...K#r#e...Jam babai y..."
Genjeshtra!
Genjeshtrat me te cilat isha ushqyer gjate gjithe jetes sime!
Genjeshtrat qe me terhiqnin poshte nje gremine me thonjte e tyre te piste dhe fytyrat e cjerra!
Genjeshtrat qe vendosinin duart e tyre mbi syte e mia dhe me thoshin ki besim!
Genjeshtra doli,e bute dhe e lehte si gjalpi i shkrire qe rreshket mbi siperfaqen e thekur te bukes!
Genjeshtrat shtrillen rreth teje,ti po mbytesh,forma e zbrazet brenda teje te vjedh frymen dhe tani je e vdekur!
Nga dhembet perfekt rruaz dalin te vertetat dhe genjeshtrat,te gjitha dridhjet ne ajer.Vetem une i di ndryshimet.Keshtu qe shoh sesi ato pllaka perfekte me smalt te bardhe,duke marre gjithe qenien e tyre.Shoh zemerimin te pershkroje syte e tyre te qelqte,deshiren per te fshehur te vertetat pas shpinave te tyre dhe me pas shoh syte e tij.Te mbuluar me akull,ftohin zemren time sa here qe shikojne te mijte.
Dhe ai eshte i vetmi qe s'me ka genjyer.Cfare ishte ai per tyj ne fund te fundit?!
Por une nuk jam nje prone,por nje person,nje person me autonomi,me te drejten per te ditur te vertetat , te drejtoj veten dhe te bej zgjedhje.
Tani une e di,tani une vdes,qe ndoshta te nesermen te mund te jetoj.
YOU ARE READING
Beautiful Liars
Romance*** E urreja ate Por si mund te hiqja nga mendja buzet e tij dhe peshperimat ne vesh, ku mes renkimesh fliste ne gjuhe hyjnore. E urrej ate Por si mund te heq dore nga genjeshtrat e tij kur jam bere e varur nga 'to? *** Nje familje apo nje genjeshte...