I pëlqente e bukura, por akoma më shumë i pëlqente kaosi. Të gërrmonte në rrëmujë, mes rraqesh; të krijonte me to diçka të re - e në fund, ta shiste atë karikaturë si diçka të bukur.
E prandaj në shkollë të tërë e njihnin si 'Frankestein'. Një nofkë e çuditshme, me të cilën krenohej.
Atëherë, prej rrobave që e ëma deshte të hidhte, e me stukot që i ati përdorte për të bërë korniza në studion e tij, kish sajuar një kukull. Një shpifësi që të kallte datën - dy kopsa në vend të syve.
E sërisht ia kish dalë ti mbushte mendjen vajzës më miqësore në qytezën e tyre të vogël, që ajo kukull vlente më shumë se Barbiet e markatës.
Kete do ta kesh veç ti.
E vajza kukullën e kish marrë prej saj, duke dashur të ish e veçantë.Të nesërmen të tëra gocat deshën një si ajo - një kukull Frankenstein.
Por kukulla e saj s'ish një monstër - qenë ëndërrat e një vajze të vetme që i dhuronin jetë një cohëze të arnosur me kopsat e qepura në të.
Kish qenë kjo historia që kish shkruar në esenë e aplikimeve për në kolegj; për të fituar një bursë në Kings College të Londres, ku pa paratë që shteti dhuronte për të, s'do mund të kishte studiuar kurrë.
Ishin të varfër, e prinderit e saj s'qenë dakort me zgjedhjen e bërë prej saj. Marketimi, sipas tyre, s'kish nevojë për një diplome. Duhet të lindje i prirur për t'i mbushur mendjen njerëzve e për të bërë pazare - sipas tyre tregëtia s'mësohej në shkollë. Më mirë të bëhej juriste, ekonomiste ose mjeke, propozonin ata. Një ideologji tejet shqiptare kjo, kish zbuluar, ndonëse Shqipërinë se mbante mend aspak.
Por terë të tjerët në atë komunitetin e tyre të vogël - miq të prindërve të saj - i shtynin fëmijët drejt të njejtës rrugë, në të njejtët universitete, sepse, gjithçka përtej botëkuptimit e njohjes së tyre, zere nuk ekzistonte aspak.
E doemos që i ati e kish patur të vështirë të kapërdinte që vajza e tij e vetme do transferohej në Londrën famëkeqe. Pak fanatik e shumë frikacak, kish qenë prirur ta pengonte por jo mjaftueshëm kompetent për ta ndaluar.
Pastaj kish qenë e ëma në krah të saj. Ndonëse s'i pranonte, ëndërrat e Duas i mbështeste, gjithnjë.E pak paragrafë mjaftojnë për të përmbledhur jetën e saj, që tashmë, prej tre vitesh jetonte në kryeqytetin gllabëruese, e infektuar prej energjisë së Londrës që aq shumë e deshte.
Qyteti i mijera mundësive, e njëra do ish e saj!
*
Historinë e kukullës e kish ritreguar edhe në një tjetër aplikimin; kësaj rradhe për një mundësi punësimi gjatë vitit të fundit të studimeve.
Dhe Blickstein PR, një prej kompanive më prestigjoze të marketimin e përkujdesjes së imazhit, kish përzgjedhur Duan mes mijëra aspirantëve të rinj - mijëra ëndërra dhe vetem të sajës i qenë falur krahë.
Tani i duhej vetëm të mësonte të fluturonte. Pa u rrëzuar.
Por kush dreqin do ti mësonte? Askush. Prandaj do të rrëzohej.E kush do ta priste? Sërisht askush.
Prandaj do të vritej. O sa keq do të vritej.
*
Laura Termi ish një idhull.
Ndonëse gjithçka bënte ish ti sillte kafenë e të mbantë dosjet e të sistemonte shënimet e takimeve të saj, sërisht ndihej me fat prej të qënurit nën tutelën e Laurën - nën hijen e saj.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...