20 ♪

431 36 55
                                    

'A nuk ta shpif?' pyeti Ace, qe thithte i pangopur cigaret qe i ndizte e fikte njera pas tjetres.

'Cfare?' la menjëanë librin e saj.

'Të dish që i dashuri jot është me tjetrën'

'S'është i dashuri im' kundërshtoi.

'Pirdh pirdh. S'e s'doni ta pranoni s'do të thotë që kjo e juaja s'është një lidhje'

'I dashuri im është publikisht i dashuri i një tjetre' i kujtoi Dua 'Çfarë dreq lidhje mund të jetë kjo?'

'Pra të bezdis' nxorri të tijën Ace.

'Jo' gënjeu.

'S'jam Kai. S'ke pse më gënjen, e nuk të besoj kaq kollaj Dualinda' u afrua për tu ulur përballë saj në tavolinën e rrumbullakët të verandës së tyre.

'Doemos që po' pranoi e u fsheh pas duarve të saj. 'Por jo se jam xheloze a ku di unë' shpjegoi shpejtë.

'S'je aspak, aspak? As prej atyre fotove të të dyve si dy zogj të dashuruar?' e ngacmoi por Dua shkundi kokën.

'Më bezdis sepse prej kësaj farse, s'mund të dal thuajse kurrë e kurrkund me të' pranoi.

Prej muajsh i duhej të fshiheshin. Publikisht, lidhja e tij me Esterin qe kthyer në diçka serioze, e njëkohësisht me interesin e publikut ndaj çiftit të tyre të ri të preferuar, qe rritur interesi edhe për ata të tre. Kjo, shoqëronte suksesin e padiskutueshëm të muzikës së tyre që luhej gjithandej.

S'qenë më tre të panjohur, e nëse dilnin, shpejtë do të mësyheshin prej njerëzish që kërkonin autografët e tyre.

E tërë kjo, në dhjetë muaj...

'Dua, e ndihmove të vishej e zbukurohej për të dalë me një tjetër. Kjo është e sëmurë' i kujtoi Ace e nxorri një tjetër cigare.

'I sëmurë je ti me këtë mut vesi' ia hoqi duarsh e cigaren e theu në dysh, duke derdhur mbi dysheme permbajtjen e saj.

'E di që e do Dua' këtë herë kapi dy duart e saj në të tijat.

'Nuk e dua' nënqeshi por s'tingëlloi aspak e besueshme 'Po thonim që s'është as një lidhje e ti na dole te dashuria'

'Mund ta duash edhe pa qënë e lidhur. Dhe ju keni pjerdhur të dy që s'e pranoni që JENI TE LIDHUR!' ngulmoi tek e tija Ace.

'Cfarë do të të them?' shfryu Dua.

'T'i pranosh vetes sa e marrë është e tërë kjo. Ti kërkosh ti japi fund kësaj gënjeshtre'

'Laura...'

'Në dreq çfarë thotë Laura! Le të sajojë ndonjë ndarje bombastika a ku mutin di unë. Duhet të jetë ngopur e lodhur së nxjerri të sajën'

'Filmi Esterit doli sot' kujtoi Dua. Kish qenë nje loje publicitare prej se ciles perfitonte edhe ajo.

'Imagjino ca dreq publiciteti eshte ndarja' qeshi Ace.

'S'do t'ja kërkoj' përtypi. S'i kërkonin njëri tjetrit të hiqnin dorë prej gjërash që ndihmonin ëndërrat e tyre.

'Mos hajde të qash tek unë kur e tëra kjo të të plasi në fytyrë'

'S'do vi kurrë të qaj tek ty Ace' i tha Dua.

'Të kam xhan Dualinda. Dhe e dua edhe atë pallën. Prandaj fus hundët dhe... epo kaq' perplasi duart 'Tani per ate zot, me le te pi nje cigare se po plas' u ankua ai.

'A s'duhet te jesh duke i bere gati per festen?' I kujtoi.

'Ka kohe. Tapeti kuq ku kemi çuar dhëndurin. Premiera nja 2 ore pastaj festa. Ohu' shperfilli.

DekadencëHikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin