♪ 10

409 35 29
                                    

'Aaa Kai e ka ngrënë sapunin për djathë' s'linte rast pa e ngacmuar Ace. Që pasi kish marrë vesh që një prej atyre festave të tij e kish anashkaluar për të shëtitur Edinburgut me Duan, i qe tiposur që mes tyre kish diçka më shumë.

'Më çan shumë ka*in pallë' iu hakërrye e vazhdoi të luante me telat e kitares së tij.
Do deshte të kishte, e sërisht s'do lejonte të ndodhte kurrë.

'Ja, është sepse e mohon që e di që vërtetë po vdes ta bësh me të, nëse se ke bërë akoma domethënë'

'Kam bërë një mut që ta hash ti' ia ktheu para se të kapte letrën e zhubravitur që Levi kish hedhur drej tij.

Ajo është e interesuar për ty. ps: mbetet sërisht tepër e mirë për një trap si puna jote!!!

'Edhe ti Lev?' i serviri gishtin e mesit.

Po, kishin dalë bashkë - kishin shëtitur rrugicave të këndshme të qytetit, kishin vizituar disa prej atyre keshtjellave qe ajo kish pikasur e ne fund kishin pire uiskin e famshëm skocez.

Kishin qene me pas edhe ato detajet e vogla - ajo që i terhiqte veshin kur ai perhumbej e s'e ndiqte nga pas ne ato rrefimet e saj rreth historise; kur i kerkonte të shkrepte një foto e kur më pas ajo shkrepte një foto të tij.

Kujtime! Ndoshta i vendosni në CD tuaj të parë.

'Dhe ke kohë që na fotografon fshehurazi?'

'Fillova sot!' E i kish shkrepur një tjetër foto.

Në fund ish edhe muzika, se si ai përmendte një kēngë e ajo recitonte teksit sepse s'dinte të këndonte, e se si ajo citonte dikë e ai këndonte nën zë për të.

Kuptoheshin!

Deri kur ai mendimi se deshte ta bënte të tijën ngrinte krye. Me pas shkëputej e mbyllej nën zhguallin e tij të legenllëkut. I përmendte të tjera femra, e ajo s'ja përtonte të komentonte për to, për Shelbyn sipas Duas s'duhej të qe kënaqur, sepse s'e kish dëgjuar të bërtiste emrin e tij.

'Pyete!' E kish sfiduar sepse e dinte që s'do ta pyeste per asgje. Nese e bente, ajo do ti thosh qe Kai s'e kish prekur me dorë atë natë.

'Fluturimi Aer Lingus drejt Dublinit ka filluar boarding ne daljen B27. Ju lutemi ti afroheni daljes e të tregoni kartat e inbarkimit'

U ngritën, kitarat ndër duar, kishin refuzuar ti futnin me bagazhet e tjera.

Njerëzit qenë rreshtuar para banakut të vogël ku skanonin lejet e inbarkimit. Diku me tutje dallonte Jenniferin, Shelbyn e Brutusin, por asnjë shenjë e Duas, që ende bisedonte me Laurën diku me tutje e asaj i shpjegonte në detaje gjithçka - perveç atyre shëtitjeve të saj me Kain e bisedave të vona në dhomën e saj.

'Dua pak më shumë ekspozim të tyre. Dilni apo jo?'

'Çdo natë' shfryu. Pagjumësia e bëntë të paafte për të kontrolluar emocionet e saj.

'Dhe? I njohin?'

'Po. Ka gjithnjë njerez qe i afrohen, me shume akoma qe s'ja shqisin syte' pershkroi.

'Dhe femra?'

'Me shumicë. Ace i vë në rresht' qeshi.

'Dua një foto të Kait, me ndonjërën. Bëje të duket kompromentuese, sikur po puthen, edhe sikur mos të jenë'

'Foto?'

'Ke një telefon, apo jo? Shkrep nje foto dhe kaq. Hip ne ate avion të mallkuar tani e rruge te mbare'

DekadencëWhere stories live. Discover now