24

391 38 48
                                    

Ne pese vite qe munduar te evitonte cdo lajm rreth Ferr ne Eden, por ate mengjes qe thuajse e pamundur te bente nje sy qorr per shpalljen qe ish shperndare ngado.

Ace kish nderruar jete ne suiten e nje hoteli, e ndonese publicistet e tyre nuk kishin bere asnje deklarate rreth shkakun te vdekjes, te tere fajesonin drogen.

E s'kish qene aspak sekret qe Ace pelqente drogen, po aq sa edhe femrat. Dhe Kai s'mbetej pas.

Pas pese vitesh qene kthyer ne fytyra te njohura per te tere. Intervista, ture neper bote me dhjetra mijera spektatore, dy albume te suksesshme te certifikuara platinium dhe gold, dhe plot skandale kishin shoqeruar rrugetimin e tyre.

E teksa ata te tre degradonin ne abisin gjithperpires te fames, Dua kish investuar tek vetja per te lene pas te shkuaren me ta, pa ia dale kurre te shkeputej plotesisht prej saj.

S'mund ta mohonte, sepse qe e shkuara ajo qe na definonte. Prandaj,here pas here dorezohej, thyente premtimin qe i kish bere vetes, dhe lexonte per ta.

Kain qe vertete kish dale me Esterin per pak kohe. Te shihte fotot e tyre, perqafuar e duke u puthur, e kish vrare edhe me, , e njekohesisht e kish ndihmuar ta shnderronte tere dashurine e saj ne urrejtje.
Qe lumturuar me pas, vertete, per suksesin e albumit te tyre te dyte - nje sukses nderkombetar qe i katapultoi menjehere ne nje nivel tjeter.
Kish blere nje kopje e kenget i kish degjuar pambarimisht. Kujtonte si qe perhumbur ne zerin e Kait, aq sa i dukej sikur ai ish aty. Kendonte per te, si dikur.

Prandaj kish perfunduar se thyeri CD e mallkuar, sic ai kish thyer zemren e saj.

E me pas s'kish dashur te kujtohej per Kain - zeri se cilit e perndiqte ngado; ne radio, ne kafenene ku porosiste kafen e mengjesit, ne supermarketin ku bente pazaret, ne zyren e saj teksa koleget e veta e kendonin nen ze.

Ish nje mallkim, se si s'mund te çlirohej prej tij.

Suksesi tyre shpejte i transformoi - nga djemte e ndrojtur ne yjet mendjemedhenj. Nga meshkujt e rezervuar, ne ata qe jeten e jetonin publikisht, plot here me femra qe i nderronin çdo javë.

Jo, s'ish xheloze per to.

Thjeshtesisht e zhgenjyer, qe mallkimit te parave s'i kishin shpetuar as ata.

Sepse pas pese vitesh, s'qe zeri i Kait c'ka bota degjonte prej tij, por seria e skandaleve qe linte nga pas.

E Dua deshte te besonte qe ata, Lauren dhe Blickstein PR i kish hedhur pas.
Punonte prej disa kohesh ne nje kompani marketimi, ku fale dhuntise se saj qe promovuar per te qene shefe e zyres se reklamimit.

Prej dy vitesh shoqerohej edhe me Tedin, nje jurist qe kish njohur ne nje prej festave te kompanise.

E se fundmi, zere se jetonin bashke, pasi kalonte me shume net ne apartamentin e tij.

'S'e kuptoj pse kembengul qe s'do te transferohesh ketu' kish thene nje mengjes ai me te drejte, e Dua s'i qe pergjigjur. Te paturit te apartamentit te saj ne Londer e bente te ndihej e lire, sikur duart s'i kish te lidhura ne nje marredhenie, qe vertete e deshte.

S'i qe pergjigjur. Por as nuk kish dorezuar shtepizen e saj, ku sa per te thene flinte nje apo dy net ne jave.

Kish qene me Tedin edhe mengjesin e uruar, kur qe zgjuar per te lexuar e degjuar ngado per vdekjen fatkeqe te Ace.

'Miremengjes' qe zgjatur per ti vjedhur nje puthje ai.

'Cfare ka ndodhur?' E pyeti perzemersisht kur ajo nuk reagoi aspak e vazhdonte te lexonte ne tablet.

Ia zgjati pa komentuar dhe e pa Tedin te rreshkiste syte mbi rreshtat e shkruar.

'E paevitueshme kur zgjedh te besh ate jete' komentoi thate. Doemos, s'ish s'e i kish njohur e s'kish ndare nje pjese te rendesishme te rinise se tij me ta.

DekadencëWhere stories live. Discover now