Kai Isley tradheton Esterin me nje femer misterioze!
Kjo qe permbledhja e kryetitujve qe shoqeronin nje foto te shkrepur ne prapaskenen e festivalit, pas pak performances se tyre.
Prej ditesh, fotoja qarkullonte ne rrjetet sociale.
Prej ditesh, faqet e fansave te Esterit kryqezonin Duan, sikur te ishte teresisht faji i saj.Duhen dy persona ne tango! Deshi ti shkruante. I shkruajti, plot here, qe faji ish sa i te panjohures dhe Kait, prej nje profili fallco qe kish hapur - per te mbrojtur veten, prej opinioneve te njerezve qe as nuk e njihnin, qe s'ja kishin idene te vertetes.
Per njerez qe jetonin per te gjykuar njerez te huaj, sepse keshtu s'mund te mendonin e merziteshin rreth deshtimeve te tyre ne jete.E ish ky interesim, qe njerez si Kai e Esteri i bente te famshem! E qe njerez te prapaskenes, si Dua, i bente te urryeshem, sepse s'mund te ishte vecse faji i te tjereve - gabimet e idhujve te tyre, faji i fantazmave qe ekzistonin pas tyre.
'Te thashe!' i qe hakerryer Laura. Edhe ne syte e saj, ish faji i Duas.
Kish harruar menjehere, e kish vazhduar te bente llogarite. Cdo ekuacion kish te njejtin rezultat - Cdo publicitet eshte publicitet i mire.
Dhe s'i qe bere fort vone as asaj, persakohe drejtonin gishtat drejt nje 'te panjohure'.
Por shpejt e panjohura kish nje emer - Dua.Dua qe gjithnje qe nga pas Kait. Dua qe xhelozonte Esterin dhe qe ne fillim kish komplotuar per ti ndare, sepse ish xheloze per aktoren e pashme. Dua qe me ligesine e saj ia kish dale te provokonte Kain e kulluar, qe kurrsesi sdo tja kish bere kete Esterit nese s'do kish qene per ligesine e Duas.
Dua qe kish studiuar ne Londer e qe askush s'e kish dashur. Sepse si ndryshe do te shpjegohej qe s'kish miq.
Ishte nje turivarur, gjithnje xheloze ndaj arritjeve te te tjereve, citohej diku sikur thoshte nje i njohuri i saj.Dua, qe s'ish vecse nje emigrante e rendomte. Nje nga shume barerat e keqinj qe kishin zene rrenje ne Angline qe s'i perkiste.
Dua, i ati se ciles ish nje punetor i rendomte dhe e ema nje shtepiake.
Cfare pa Kai tek ajo?!!!
Fshinte lotet, e mundohet te gjente forcen brenda vetes qe kokelarte te perballte Lauren, qe si gjithnje, te sillej si e njejta Dua me Kain.
Por s'qe me njesoj. Tani ish emigrantja e shemtuar qe kish shkaterruar nje lidhje!
E ndonese e dinte qe nje lidhje e vertete skish ekzistuar kurre, ndonjehere kufiri mes realitetit e farses s'fumohej e ajo vertete niste te ndihej si e treta qe s'kish vend ne jeten e Kait.
'Mos i lexo me' i kerkonte ai, fajtor, qe ajo qe ngaterruar ne te tere kete, qe dukshem po vriste shpirtin naiv te Duas.
'Jo' genjeu. E dinte, serisht duhet te kish lexuar njemije e nje genjeshtrat qe shkruheshin per ta.
S'kish dashur te ndodhte keshtu, por nga nje ane Kai ndihej i lehtesuar qe me s'do ti duhej te shtirej.
Me Esterin kish folur. I kish kerkuar ndjese, ndonese nuk ndihej fajtor. Ajo i kish kerkuar vecse dicka - te fshihej, keshtu emri i saj s'do lakohej ne nje tradheti. E kish provuar ta bente, qe fshehur, e serisht ne ate loje kukafshehti dikush i kish pare.
Dhe Esteri kish kuptuar. Ishte Laura ajo qe nuk ia vinte veshin fort, e vazhdonte te mendonte per njemije e nje menyra per te trazuar ujerat.Duhet te kerkosh nje ndjese publike! kishte urdheruar e Kai, doemos kish kundershtuar.
'E vetmja ndjese publike do ishte ndaj Duas!' Kish kembengulur e furishem kish dale prej zyres se Laures qe kish filluar ti perngjasonte nje burgu.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...