'Kuçka po na sorrollat kot' ngriti zërin Ace e flaku tutje kanaçen e birres teksa luante me telat e kitares, ne prapaskenen e The Windmill - pubit ku performonin çdo të mërkurë prej sa e sa kohësh. 'Më vjen ta shkërdhej fare kur më bën pi**in e bukur. Pordhë kam vetë une, për të duruar të saj'
'Eshtë një plehrë, por të vetmen dritë jeshile e kemi marrë prej saj' i kujtoi Kai. i gjuajti me çizmet e tij kanaçes qe u përplas zhurmshëm me murin e pisët.
'Kurva ka marrë lekët tona. E vetmja arsyje pse shkel aty. Bën mirë t'na rregullojë diçka' luajti kordat e para të njërës prej këngëve të tyre, e më pas vazhdoi me një melodi të re.
'Po kjo?' pyeti Kai.
'Më erdhi mbrëme' vazhdoi të luante. 'Mund ta quajmë të qi*sha robt Laura'
Levi menjehere kapi ritmin e tjetrit per ta shoqeruar me bateri.
Benin gjithnje keshtu - nje prej tyre hidhte nje ide, e shpejte e formezonin ne ndonje kenge te re.
Qenë njohur prej vitesh. Frekuentonin të njëjtën shkollë publike në Broughton, një prej lagjeve më të varfëra të Manchesterit.
Asgjë s'i lidhte me njëri-tjetrin veç pasionit për muzikën.
Ace, emri i vërtetë i të cilit qe Albert Jr, kish qenë bobi i gjimnazit. S'ia kursente grushtet atyre që e ia bënin fjalën dysh, e ndonjëherë rrihte edhe ata që thjeshtë s'i pëlqente.
E ai s'e kish pëlqyer aspak Kain, që zor se buzëqeshte apo ia zgjaste kujt.
E kish rrethuar një ditë me ato kaposhët e tij. Arsyeja, kish ngacmuar të dashurën e Ace.
As që ia kisha idenë që kishte të dashur kur lutej për k*rin tim, i kish thënë. S'i trembej grushtave të tij.
E rrahën atë ditë, e ai sërish s'ju kurseu gishtin e mesit kur thenë qafën në punët e tyre.E bukura e gjimnazit te tyre qe se mund të vriteshe aty e sërisht askujt s'do ti plaste. Të rriturit në një lagje të varfër, nënkuptontë qe mësoje të bashkëjetoje që herët me dhunën e kriminalitetin, aq sa më s'të bënin përshtypje.
Levi, nga ana tjetër, ish një mister. Memeci, e thërrisnin të tërë. S'qe ndonjë nofkë origjinale - ai thjesht nuk fliste.
Një zot e dinte ç'i kish ndodhur, apo nëse qe vetem ndonjë tekë idiote prej adoleshenti. Askush në gjimnaz s'e kish dëgjuar të nxirrte zë.
E sërisht qe ndër më të zgjuarit në paralelin e tyre, dhe krejtësisht ironikisht një muzikant. Jo se duhej të flisje për të qenë i tille. Fundja Bethovenin s'e kish ndaluar as shurdhësia së krijuari kryevepra.
Disi, ata të tre qenë mpleksur bashkë, në një garazh që frekuentohej prej atyre që shpëtimin e gjenin tek muzika e arratisjen tek alkoli.
Ai ferr, kish qene dikur parajsë për ta.
E prandaj grupin e tyre të leshit e kishin quantur ashtu Ferr në Eden. S'ja kish marrë mendja që do luanin ndonjëherë jashtë atij garazhi apo që dikush do deshtë të dëgjonte muzikën e tyre.
Asnjëri prej të treve s'kish guxuar të ëndërronte përtej kufinjve të Broughton. Kjo deri kur maturantë, iu qe dashur të mendonin për fakultetin.
Muzika, kish qene zgjedhja e tyre. Por s'kish konservator qe i jepte një shans tre zhulsave si ata. Prandaj kishin zgjedhur opsionin e dytë më të mirë - shkollën e jetës rrugëve të Londrës.I vetmja gjë që mbartnin prej të shkuarës - njëri tjetri e emri i grupit që s'u ndryshua kurrë.
'Plak, ajo zoçka zyres paska ardh prape' shpalli Ace. Kish zgjatur koken jashte deres, per te pare nese vendi qe mbushur mjaftueshem per te nisur setin e tyre.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...