21

417 35 29
                                    

Glastonbury Festival

Qenë ftuar për të performuar në ditën e tretë të festivalit të famshëm, skena e së cilit lakmohej prej të tërëve - artistë të rinj e të afirmuar, të gjithë ëndërronin të performonin aty, e Ferr në Eden do ta bënin të nesërmen.

Por fakti që do të ngjiteshin në skenën e uruar, nuk i rezervonte ndonje trajtim special, prandaj si terë të tjerët, qenë rregulluar në tendat e dedikuara artistëve të rinj. Fundja, s'qenë Queen që vite më parë, kishin zbarkuar aty me një helikopter.

Grupit i qe bashkuar edhe Laura, ndonëse festivali s'qe skena e saj e zakonshme, e rremuja s'i shkonte aspak per shtat klasit te saj. S'mund ta humbas, kish shpallur, por ajo ç'ka vertete s'deshte te humbiste qene mundesite per te kthyer cdo levizje ne publicitet - sikurse pranine e Esterit, qe Kait s'i largohej asnjë çast.

'Dua, më dëgjove?' Laura i qe drejtuar asaj, e ajo s'e kish patur mendjen, teper e zene dhe e shperqendruar prej shikimeve qe vjedhurazi hidhte drejt çiftit më të dashur të publikut, siç qenë pagëzuar prej mediave rozë.

'Po' gënjeu.

'Thashë që është gjë e mirë që ajo është këtu' tha Laura, qe mund ta nuhaste xhelozine e Duas karshi tjetres.

'Po' pohoi. Nje tjeter genjeshter.

'Kur te perfundojne setin e tyre neser, dua qe te jete ajo qe vrapon drejt Kait. E para qe e perqafon. Dhe e vetmja' nuk u fsheh pas shikimeve asnjeanese, dhe kritikuese veshtroi Duan qe deshi ta gjunjezonte me fjalet e saj.

'Po' tha sërisht Dua, teper e lodhur se kundershtuari Lauren qe gjithnje nxirrte te sajen. Esteri ish aty vetem sepse ajo kish dashur.

'Askujt s'do ti interesonte dashuria e Jax per asistenten' thumboi.

'Mendova se donim qe publikut ti interesonte muzika e tyre' kujtoi Dua.

'Edhe ajo' shperfilli Laura 'Por ti je e zgjuar. Besoj s'ka nevoje ta perseris me. S'mund te kesh gjithcka' iu referua punes se saj para se te terhiqej ne vetmine e tendes se saj.

Dua qendroi aty, ulur ne tapetin qe kish shtruar mbi bar. Fshehu fytyren pas duarve, ksshtu sdo mund te shikonte Esterin qe i pervidhej atij, dhe Kain qe hiqej sikur ekzistonte veç ajo.

Qe lodhur, dhe si qene nevojitur fjalet e Laures per ta kuptuar.
Mjaftonte sjellja e Kait karshi saj per te mbushur kupen e Duas, qe s'kish ndermend te duronte me shume.

Vertete ndjente, por kjo s'do te thoshte qe duhej të duronte me shume.
E dreqin, qe gati te hiqte dore edhe prej punes qe aq fort deshte ne kembim te qetesise.

'Do nje birre?' qe Ace qe iu drejtua asaj, pa iu larguar grupit te tyre te kendshem qe s'kish me vend per te.

Shkundi koken. S'ja kish enda te dehej, as te socializohej me Esterin qe s'i kursente shikimet e saj sa kurioze, aq edhe nenvleresuese. Asnjera s'mund te ishte me e deshirueshme se ajo.

Nenqeshi, sepse duhet ta shpifte edhe per Esterin qe s'i duhej te aktronte edhe aq shume. Ajo vertete e pelqente Kain. Dhe ironikisht, e kish te sajin pa e patur aspak.

Hyri ne tenden perkrah, ate qe ndante me Ace e Levin, sepse doemos 'çifti' duhet te qendronte bashke, ndonese Kai mbremjeve, gjithnje pervidhej aty, per tu shtrire bri Duas e per ta perqafuar, sic kish bere ate nate muaj me pare.

Fajtor e i penduar.

Ish duke palosur disa rroba te saj kur ndjeu Kain te hynte ne tenden e ngushte e ta perqafonte nga pas.

DekadencëWhere stories live. Discover now