Dritat verbuese të aparatëve që shkrepnin pa mbarim i patën shoqëruar në brendinë e restorantit të vogël e fort të njohur Italian që Ester kish zgjedhur për ta.
E ndihmoi të ulej, duke tërhequr karriken për të, përpara se të zinte vend përballë saj.
'S'ma mori mendja që do të na ndiqnin edhe këtu' kërkoi ndjesë ajo e shfryu duke shpupuritur balluket e saj.
'Eshtë gjithmonë kështu?' pyeti kurioz ai.
'Shpesh herë' ia ktheu. Qe bërë e njohur që në fëmijëri, me një sërë rolesh protagoniste e më pas në adoleshencë qe kthyer në një fytyrë të njohur për të rinjtë, të cileve me ato romancat e saj u mësonte rreth dashurisë.
'Ta shpif' komentoi Kai, që ende s'qe mësuar me kuriozitetin e drejtuar drejt tij.
'Nëse do mund të zhdukesha e të lija gjithçka, do ta bëja' pranoi Esteri.
'U ndjeva keq. Që një pjesë e ksaj është dhe prej meje' shpalli ai.
'S'ka nevojë të më kërkosh falje. E dija se ç'më priste pasi pranoja të njihesha me ty' i buzëqeshi.
'Dhe pranove gjithsesi?' ngriti vetullën ai.
'Po. Isha kurioze për të të njohur' tha. Esteri qe e drejtpërdrejtë, e çiltër dhe aspak e frikësuar së thëni atë ç'ka vërtetë mendonte.
'Dhe? Ia vlejti?' ngacmoi ai.
'Do të të them në fund' i buzëqeshi sërisht ajo - atë buzëqeshjen rrëzëllitëse që prej sa e sa revistash qe shpallur si më e bukura në botë.
Biseduan gjatë. Ajo i tregoi rreth botës që Kai s'e njihte aspak - aty ku një farsë vlente më shume se dhjetra të vërteta, aty ku humbisje veten e sërisht të tërëve u dukej sikur të njihnin aq mirë. Një botë që dikur lakmoje, e kur ishe në brëndi të saj e urreje - por thjesht, s'kish më kthim pas. Sepse edhe nëse dilje, do përfundoje së qënuri njē mbështjellë e vakët pa shpirt.
Fama shkelqente me forcën e shpirtrave me të cilët ushqehej e pangopur.E shumë shpejt do niste të gostiste edhe me të.
'Kam dëgjuar vetëm një këngë tuajën. Fajtore' pranoi e qeshur, dehur prej veres se kuqe qe kishin pire.
'Mjafton'
'Do bej detyrat e mia per heren tjeter. Laura do qe te di permendesh te tere tekstet e te kendoj ne rreshtin e pare te koncerteve tuaja' shkundi koken.
'Laura i ka menduar te tera' rrotulloi syte Kai e Esteri qeshi.
E mbështolli në krahet e tij teksa largoheshin, keshtu paparazët do mund te shkrepnin foton per te cilen pritnin prej oresh. E ndihmoi te hipte ne taksine qe priste per ta, e ai hipi pas saj.
'Ke të dashur?' pyeti ngadalë Esteri.
'Jo' u mendua gjatë para se ti përgjigjej.
'Mezi u përgjigje për një pyetje kaq të thjeshtë'
'Eshtë një femër që më pëlqen' pranoi duke perfytyruar Duan e tij.
C'do mendonte për fotot nese i shihte ato?
'Dhe çfarë mendon për këtë?'
'Beson tek unë, mendoj' Pëshpëriti.
'Je një...' s'mundi të përfundonte ç'kish patur ndër mend, ndërprerë prej telefonit që tingëlloi në çantën e saj.
'Ndjesë. Duhet të përgjigjem' shpalli e në telefon bisedoi ngadalë. Pa sesi buzëqeshja u zbeh në fytyrën e bukur të Esterit, për tu zëvendësuar prej një hijeje bezdije.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...