Luante me musliet qe notonin ne qumeshtin qe mbushte tasin e rrumbullaket.
S'kish fort oreks, e prej ditesh ushqimit i bente naze.'Mos me shiko ashtu' iu ankua te emes, qe ia kish ngulur syte, kurioze. Prej tri ditesh, e veshtronte sikur te deshte te zberthente zemren e saj e te perkthente ne fjale ndjenjat e saj.
Ia kish shpjeguar gjere e gjate punen e Kait, e serisht e ema deshte te dinte me shume.
'S'po te shoh' tha e Dua rrotulloi syte.
'S'dua te flas me per ate, e di besoj' perlau nje luge te tejmbushur me muslie e tasin e shtyu menjeane.
'Je bere kocke e lekure' vuri ne dukje e ema, me ate merakun e nje nene.
'Une jam shendoshur moj' e kundershtoi Dua.
'Ne fytyre je prere fare njehere' vazhdoi tjetra. 'Dukesh sikur s'ke fjetur prej muajsh'
'Eha' psheretiu. S'kish nder mend te pranonte qe e tere kjo kish ndikuar tek ajo me shume seç linte te kuptohej.
Doemos qe ish merzitur, doemos qe bluante cdo mbremje ne mendjen e saj dhjetra skenare e linte merine ta konsumonte e te gostiste ne gezimin e pozitivitetin e saj.Deri diku qe e lumtur qe gjithcka po merrte fund e se shpejti Esteri do kthehej ne nje vegim i nje te shkuare qe as nuk do donte ta kujtonte, e ajo serisht do te kthehej se qenuri Dua e padukshme.
Kai i kish premtuar, e Kait i besonte, disi.
E nga ta dinte qe nje fund do te kishte, por jo fundi qe Dua deshironte.
Sepse nje zgjedhje, nje veprim, nje fjale do te vuloste fundin e asaj cka duhet te kish qene e pafund.
E fillimi i fundit ish lajmi qe mbiu ne cdo portal.
U njoftua prej ziles se shkurter ne telefon, pasi qe abonuar ne nje reviste, e gjithnje njoftimet i vinin ashtu.
E hapi tere pertese, e bindur qe s'ish vecse nje tjeter artikull i saturuar me sajesa.
Shishja e vogel e ujit i rreshkiti prej duarsh per te rene mbi tapetin e trashe kur lexoiKai Isley, fajtor dhe i penduar!
Ne nje interviste ekskluzive per DailyMail prezantimi me i ri ne boten e muzikes shpjegon gjithcka rreth drames qe ka pushtuar mediat sociale ditet e fundit.
'Ishte nje gabim' citohet ai perpara se te vazhdoje te flase me superlativa rreth Esterit dhe ti kerkoje ndjese publike aktores simpatike.Pyetja eshte: a do ta fale? Votoni ne sondazhin e meposhtem.
Ps: Shpresojme qe po, keshtu do te mund te kenaqemi duke pare serisht fotot e tyre sebashku ;)Me duart qe i dridheshin shtypi jo, sikur pergjigja e saj do te perbente ndryshim.
Nje gabim, syte iu pushtuan prej lotesh, qe ne qetesine e dhomes se saj, i la te rridhnin.
Tere muajt, castet e kaluara sebashku kishin qene 'nje gabim'.
U mat ti shkruante, ta telefononte, ti pergjigjej atij mesazhit te thate te mengjesit ku ai s'permendte asgje rreth intervistes se dreqit. Por nuk e beri.
S'dinte c'te thoshte, c'te kerkonte prej tij sepse kurre s'kish ditur ku qendronin ata te dy.
Kish menduar qe kish patur ndjenje, por gjithcka paska qene na qenkerkish nje seri gabimesh.U lut qe e ema te mos kish lexuar kete artikull te fundit, qe i ati mos t'ja hidhte kurre syte tekstit qe vajzen e tij te vetme e personifikonte si nje gabim.
Si dreqin kish qene kaq budallaçke?
Qau serisht e serisht deri kur s'kish me as lote, dhe atehere, e mpire Kait iu pergjigj vetem me kaq:
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...