32

406 44 49
                                    

'S'me besohet qe me detyrove te kendoj ashtu' vazhdoi te ankohej Dua teksa perkrah, te dehur prej uiskit e shoqerise se njeri tjetrit, dolen prej pubit te vogel ne ajrin e ftohte te oreve te hershme te mengjesit.

'Me pak trajnime vokale me Brutusin dhe je gati per te qene yll popi' e ngacmoi, e serisht kerkoi dhe gjeti doren e saj.

'Pirdh pirdh'

'Cfare ka Britney Spears me shume se ty mi?' Vazhdoi te tallej Kai.

'Hm, gjoks?' Rrotulloi syte Dua.

'S'mbaj mend te jesh keq edhe ti' i shkeli syrin ai e ajo i gjuajti fort krahut te Kait mbi lekuren e ftohte te xhupit.

'E thua edhe pasi ke prekur kushedi sa' i dha gojes. Qe e dehur, sepse kurrsesi s'do te kish folur aq shfrenuar me te.

'Dua, po flirton?' Buzeqeshi.

'Jo' kundershtoi prerazi.

'Thashe' e mbeshtolli ne krahet e tij.

'Me lesho' u perpelit.

'Pse?' e shtrengoi edhe me.

'Sepse shoket nuk perqafohen keshtu' ngulmoi.

'Pra tani jemi shoke?' u zgerdhi i lumtur.

'Ti para nja nje ore na shpalle te dashur e lumturohesh qe vura damken e miqve?' Ngriti vetullen Dua.

'Me mire se asgje' e la te lire e krejt papritur, larg tij ajo ndjeu ftohtin e nates se vone.

'Asgje' perseriti 'Asgje' psheretiu ngadale.

'Seriozisht mendoja se nuk do te te takoja kurre me ne jete' pranoi ai.

U mbeshtet ne borduren e gjere te ures se famshme Tower Bridge qe e gjeje ne cdo kartoline te Londres bri Big Ben e pallatit Buckingham.

Veshtroi Tamizin nen vete - ujin e turbullt te te cilit e kish pushtuar erresira. Dritat e Londres se pergjumur reflektoheshin butesisht mbi ujin e rrjedhshem, pa forme.

'Edhe une' Pranoi Dua.

'Para varrit te Ace ish vendi i fundit ku do ma kish marre mendja te te gjeja' kerceu mbi bordure e ajo klithi, e frikesuar.

'Isha dhe ne varrimin e tij. Te pashe ate dite' rrefeu Dua teksa ne erresire kerkonte syte e Kait. U zgjat e me veshtiresi mberriti kapelen qe fshihte fytyren e tij. Ia hoqi.

'S'ke me nevoje per kete. S'ka kembe njeriu. Jemi vec ne' i peshperiti.

E mbertheu me kembet e tij per ta terhequr prane vetes, keshtu do mund te mbeshteste koken ne gjoksin e Kait.

Dukej sikur edhe zemra e tij rrihte me nje ritem te vetin, ndryshe prej te sajes.

'Kur te pashe, u betova qe s'do te te lija me te shkoje. Ne nje menyre apo ne nje tjeter do te te gjeja serisht e serisht'

'Duhet te trembem prej ketij fiksimit tend karshi meje?' beri shaka, serisht per te bere ate per te cilen ai me pare e kish akuzuar - per ti bere bisht nje tjeter bisede.

'Jo. Duhet te pranosh te verteten. Qe jemi bere per njeri tjetrin' mbeshteti mjekren ne floket e saj.

'Mos...' i kerkoi ngadale. S'deshte ti fliste ashtu, te roberonte me fjalet e bukura zemren e saj, qe sidoqofte i perkiste.

'Shoke. Jam i kenaqur edhe me shoke' peshperiti Kai.

'Nuk e di c'ke ndermend...' nisi te kundershtonte.

'Qe mjaftohem edhe me pak. Dua vetem qe te te kem prane. Keshtu'

'S'do jete gjithnje keshtu' i vuri ne dukje ajo. 'Sot eshte ditelindja jote' justifikoi dobesine e saj me festen e tij.

DekadencëWhere stories live. Discover now