Muzik e ulet qe luante prej laptopit te Duas ish shoqeruesja e saj e kendshme ne ate buzembremje te lagesht, teksa me floket e mbledhura ne nje topuz te rremujshem maje kokes, nje bluze tejet te gjere e te madhe qe e kish blere diku e qe fare mire mund te ngjante si nje bluze e huazuar prej ndonje te dashuri, po rregullonte e ç'pluhuroste orendite e pakta ne apartamentin e saj.
I pelqenin netet e tilla - te heshtura pertej muzikes qe shoqeronte vetmine e saj, mbyllje te ngadalta te nje tjeter dite kaotike.
I pelqente rregulli i saj i rremujshem mbi te cilin askush tjeter nuk vinte dore. I pelqente qe ajri dhomezes se saj s'ndotej prej parfumeve e aromave te tjeter kujt.Nje vend plotesisht i Duas, per tu qetesuar, per te reflektuar, per tu gezuar e per tu merzitur, per te buzeqeshur e per te qare larg syve kurioze te botes.
E i paftuar, kesaj tabloje melankolie te qete iu shtua ai.
Trokiti fillimisht ngadale e me ps i paduruar, e ajo, me sprain ne nje dore e lecken ne tjetren u zgjat ne syrin e vogel magjik nga ku njohu floket e shpupuritur e po aq te erret sa pendet e nje korbi te mallkuar. Kish perkulur koken, e s'mund te shihte tiparet e mashkullit qe aq mire njihte - Kai Isleyt.
Ngurroi. Mund te hiqej sikur s'qe aty, por ish muzika e me tej berryli qe iu perplas zhurmshem me nje vazo qe ra per tu thyer mbi dysheme.
'E di qe je aty Dua' njohu zerin sa te ashper aq dhe te embel te Kait. 'Degjoj Snow Patrol' nenqeshi dhe nisi te kendonte njezeri me kompjuterin e saj teksin e Run.
E hapi deren, vetem sepse aq shume pelqente te degjonte zerin e tij, tek kendonte ashtu, shkujdesur dhe vetem per te.
Harroi sprain qe shtrengonte si nje mjet vetmbrojtes e lecken si te qe shpata e saj. E pa te buzeqeshte dhe e beri dhe ajo. U step e lecken e la menjeane, mbi nje kredence te vogel qe ruante dhe disqef e saj te shumta - ate koleksion te vyer qe kish krijuar nder vite.
Rafti terhoqi dhe vemendjen e Kait qe kish hyre pas saj, kish shkelur mbi copezat e vazos se thyer, qe kishin kerrcitur nen peshen e tij, e tani ndaloi e shkoi gishterinjte e gjate e te holle, majat e se cileve qene ashpersuar prej kitares, ne cd e saj.
'Bukur' komentoi. 'Ke nje gramatofon per ti luajtur?' pyeti e terhoqi njeren.
'Ende jo' pranoi e turperuar. Ndoshta nje dite do blinte nje e do te mund te degjonte tingujt e krijuar prej gjiperezes qe gervishte cd e zinj.
'Sa keq' komentoi e cd e vendosi mes simotrave te saj.
'Cfare ben ketu Kai?' u kujtua ta pyeste e duart i vendosi ne mesin e saj, gje qe mblodhi bluzen e qe zbuloi edhe me kembet e saj te gjata, gje qe s'i shpetoi syve te Kait.
'Nuk e di' u pergjigj pasi u mendua nje hov. U ul krahun e kolltukut e vazhdoi te veshtronte nga ajo.
'S'e di?'
'Te solla keto' la mbi tavolinen e mesit dosjen e Duas, ate qe ajo kish patur ne ate mbledhjen e shkuar si mos me keq. S'e kish vene re qe e mbante me vete.
'S'qe nevoja'
'Ma merr mendja ky ishte justifikimi' kafshoi buzen e tij te poshtme.
'Heren e fundit me perzure e tani paske nevoje per nje justifikim per te me pare?' pyeti skeptike.
'Dicka e tille'
'Je lemsh. Kurseme dilemat e tua ekzistencialiste' deshi ta perzinte, e serisht s'ja doli sepse e verteta ish qe ajo ish edhe me lemsh se ai kur vinte puna tek Kai.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...