♪ 2

554 39 24
                                    

Brendësia e një kapanoni qe shndërruar në një hapësirë për artistët e rinj që deshën të çanin në botën e muzikës.

Ajo skenë e improvizuar, palku i dhjetra artistëve që performonin aty per plot te rinj te apasionuar pas muzikes.

Nentoka mblidhte nje turmë njerezish qe artin e perceptonin ndryshe, e te bukuren e kerkonin pertej klisheve.
Talentet me te mire lindnin aty. Dhe karakterer me te ashpër.

Televizioni prodhonte manekina te perkedhelura - fytyra te bukura adhurimi ne mase, te rendesishem deri sa te piqej produkti final i nje tjeter emisioni, i nje tjeter sezoni.

Dua i frekuentonte te tilla vende, e sërisht s'kish degjuar më parë per The Windmill  - e as per bandën 'Ferr në Eden' që luante aty çdo të mërkurë.

U mbeshtet ne banakun e piset e zuri vend ne nje prej stolave te larte nga ku mund te shihte skenen pa iu dashur te ngjeshej mes njerezve.

Porositi nje perzjerje te vodkes e pijes energjike  e banakierin e pyeti sikur të mos ia kish idenë.

'Kush luan sot?'

'Ferr në Eden' u përgjigj ai. Nje pecete hedhur mbi supin e majtë.

'Janë të mirë?'

'E mërkura është dita më e mirë, falë tyre'

'Pra, vlejnë?'

'Varet se çfare të intereson' nenqeshi ai.

'Muzika' iu pergjigj.

'Materiale origjinale interesante. Mua me pelqejne' ia ktheu tjetri

'Faleminderit' piu pak prej pijes se rende.

'Mu duke si nje nga ato qe vijne me shpresen per tu palluar me ndonjerin prej grupit ne fund te mbremjes' komentoi banakieri 'Qeshe gabuar. Paska ende femra qe u intereson muzika'

S'ju përgjigj. Gjeneralizimet s'i pelqenin e aq me pak ato seksistet. Por s'qe aty per te nisur nje zenke, prandaj kaperdiu egon e saj e syte i fiksoi mbi skenen, ende bosh.

Perbri iu afrua nje grup prej tre femrash - nje kokekuqe simpatike, me llafazanja nder to. 

'Sikur vetem te me drejtonte gishtin e te me kendonte nje rresht e do ti hapja kembet per te'

'Je e virgjer' i kujtonte nje tjeter.

'Edhe...'

Shperfilli ate shkembim pervers e priti. Pija, e perfunduar, kur ata u ngjiten ne skene.

'A jeni gatiii?' Uleriti Kai ne mikrofon, kitarja hedhur shkujdesshem rreth trupit te tij, nje shishe birre nder duar.

Turma iu pergjigh - duar te ngritura ne ajer sepse po, qene gati.

Luajten gjate. Potente ne skene, e zoteronin plotesisht ate. E me prezencen e tyre, muziken avangarde ia dilnin te hipnotizonin turmen qe te eksituar kercenin e brohoritnin sebashku me to.

'Prape, prape' kerkuan ne fund.

'Nje cigare e nje birre e do jemi serisht me ju' i premtoi Kai, theksi i forte ne gjuhen e tij.

Kerceu nga skena, për tu rrethuam menjëhere prej një grupi vajzash.
U beri bisht, i mesuar me vemendjen e tyre, e iu drejtua banakut për të ndaluar bri saj.

'Një birrë. Te ftohte plaku' i kerkoi banakierit e kur ai rreshqiti shishen e gjelbert drejt tij, u kthye nga ajo.
I qellimshem vendimi per tu pozicionuar aty.

'Ty te njoh' komentoi.

'Jemi pare, po' iu pergjigj Dua.

'Sherbetorja Laurës, jo?' pyeti mendjemadh.

DekadencëWhere stories live. Discover now