Vraponte, mes gjelberimit te nje parku te paqte. Asgje s'mund ta lendonte aty, dukej se mendonte me veten teksa kembet mekanikisht leviznin, e ai s'mund te ndalte, vazhdonte vraponte.
E dikur pertej, iu shfaq ai. S'mund të ishte. Por teksa i afrohej njohu sytë e errët e të picërruar të maktheve të tij, mjekrën e thinjur e hundën me kurriz. Ai.
S'mund të ndalonte. Po shkonte drejt tij. Provoj të kthehej. S'ja dilte. Sërisht këmbet po e shpinin drejt tij.
E kur qe fare pranë, ai, si një mirazh i sëmurë, u zhduk. U mbush me frymë e deshi të qeshte me patetizmin e tij. Doemos që s'ish ai. Ai s'e kërkonte.
E më pas sërisht iu shfaq. E këte herë vazhdoi të vraponte i sigurtë që s'ish vecse një tjetër lojë e imagjinatës së tij. Por këtë herë ai nuk zhdukej e Kai s'mundi të ndalonte.
U përplasën, e aroma e rënde e duhanit të përzier me alkolin e pushtoi. E deshi të villte. Deshi të largohej, por më s'mund të lëvizte.
Prandaj bërtiti.
Bërtiti fort e klithma e tij e tmerrit preu ëndrrën e mallkuar.
Ndjeu që u transportua në një tjetër realitet. Diku ku qetësia mbizotëronte e plotë. Ku vrazhdësia së trupit të tjetrit dhe asfaltit të ashpër, i kish lëne vendin një shtrati të butë.
E sërisht kish frikë të hapte sytë. Se mos ndoshta ai do të shfaqej sërisht, edhe aty.
Por paqes së atij vendi të ndriçuar, i vidhte qetësinë dhimbja e kokës që i dukej sikur do ti shpërthente nga çasti në çast. Prandaj me duart shtypi ballin e tij, lëvizje që tradhëtoi faktin që ish zgjuar.
E atëherë ndjeu dikë të lëvizte gjithashtu. Shtratit të anohej pakëz nën peshën e dikujt që u ul në fund të tij.
E sërisht të hapte sytë ngurroi. Po sikur disi, ai të qe përvjedhur edhe aty?
Vrau mendjen pse prej hiçit po përndiqej ashtu prej kujtimit të të atit. Pse pikërisht tani? Diçka duhet të kish ndodhur. Diçka që s'arrinte të kujtonte.
Shtrëngoi fort sytë, e u mundua aq shume te përqëndrohej për të riformuar ngjarjet që e kishin sjellë këtu.
Si dreqin kish përfunduar në një shtrat që s'qe i tij? Jo, s'deshte të hapte sytë, por drita që ndjente pertej qepallave te mbyllura s'i përngjasonte aspak errësirës në të cilën zgjohej çdo mëngjes.
Ndjeu dikë të lëvizte. Kushdo që ishte, u afrua edhe më, për ta prekur aq butësisht krahun e tij të zhveshur. Jo, ajo s'ish prekja e tij. Si përngjasonte aspak egërsisë që tjetri kish rezervuar gjithnjë për të.
E kjo, i dha guximin të hapte qepallat e rënda, të injoronte vërshimin e dritës që nxiti edhe më dhimbjen e marrë të kokës.
Sa deshi të buzëqeshte kur njohu atë, Duan që ulur bri tij, e shikonte njëkohësisht e frikësuar, e çliruar dhe e zhgënjyer.
Cfarë dreqin kish ndodhur që ai s'mbante mend asgjë?
Provoi të ngrihej. Ajo e ndaloi.
'Mos' i kërkoi përgjëruese.
E ai sërisht shtypi ballin, shtrëngoi fort rrëzën e hundës e fërkoi sytë. U mundua të rikujtonte. Sërisht asgjë.
'Cf..' nisi të pyeste.
'Shtt. Mos u mundo' s'e la të fliste. Vazhdonte ta shihte me të njëjtin zhgënjim e përkujdesje. Si te neveritej prej tij, e njëkohësisht të ndjente mëshirë.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...