'Dhe seriozisht, mendoj se ne fund ishte realitet. Duhet' komentoi per te disaten here fundin e filmit qe kishin pare te dy pak me pare - Inception.
'Une them qe ishte enderr' kundershtoi Tedi e Dua shfryu, sepse deshte aq shume qe filmi te kish nje fund vertete te lumtur e qe frustruar qe rregjizori e kish lene me aq.
'E di ca, do ta shoh prape' shpalli e la menjeane buken qe po priste ne kuzhine.
'Fundi s'do te ndryshoje' qeshi Tedi qe qendronte ulur ne divanin e apartamentit te saj.
'Por ndoshta do ta shoh me nje sy tjeter filmin' terhoqi telekomanden per te hapur serisht Netflixin e saj.
'S'do ta shohesh vertete apo jo?' e Duan e mbertheu per ta terhequr mbi preherin e tij. E perqafoi prane vetes e u mundua ta shperqendronte me puthjet e tij.
E filmi u harrua, sikurse dhe pjatat qe duheshin lare. U harrua edhe ajo ne puthjet e Tedit, deri kur telefoni i saj çorri qetesine e mbremjes me poteren e ziles se tij.
'Dreq' shfryu e u zgjat ta arrinte celularin qe kish lene mbi tavoline.
Qe nje numer i panjohur qe e kerkonte aq vone. Shtyre prej kuriozitetit, u pergjigj teksa njekohesisht shihte Tedin me nje shikim te penduar, si te qe duke i kerkuar ndjese e njekohesisht duke u justifikuar tek ai.
'Mirembrema' peshperiti me zerin e permbajtur qe rezervonte per cdo bisede pune.
'Dualinda' njohu Kain. S'mund ta ngaterronte me kerkend e menjehere zemra i brofi. C'dreqin kish qe e telefononte aq vone? Kur qe dukshem i dehur? C'i jepte kete te drejte? Doemos jo ai ritakim i shkurter prane varrit te Ace.
'Isley' neperdhembi e syte i shkau mbi Tedin qe tashme veshtronte vetem ate, me vetullen e ngritur, kurioz.
'Si je?' pyeti shpejte.
'Cfare do?' ia ktheu Dua. S'ja kish enda per biseda. Ata s'qene miq.
'Ty' u pergjigj shpejte Kai e ajo mbajti frymen.
Deshte ate?
'Si dreqin e gjete numrin tim?' u mundua te drejtonte ne nje tjeter drejtim ate bisede.
'Ka rendesi. E gjeta' u pergjigj shpejte ai.
'Lerme te qete Isley. Kam...' deshi ti vinte kapakun asaj bisede, e bashke me te te shkuares. Dukej sikur nje porte qe hapur, e personazhe te viteve te hedhura pas kishin vershuar vrullshem drejt saj.
'Jo, jo, jo degjo' tha shpejte. E ndjeu te mbushej thelle me fryme 'Dua te zhduk Lauren e te dua ty. Te duam ty'
'Aha' tani kish kuptim. Po i kerkonte te kthehej se punuari per ta.
'Si thua? He?' pyeti me shpresen e nje femije te vogel qe pret nje pergjigje pozitive prej prinderve te tij.
'Jo' s'kish as pse mendohej.
'Jo?'
'Jo Kai. JO' perseriti prere 'Kam nje pune qe e dua. Kam ...'
'E di' e nderpreu ai 'Je dhe shefe pale' Nenqeshi 'Qekur ama te pelqen te merresh me sajesa idiote, ti mbushesh mendjen botes te bleje produkte qe nuk vlejne nje grosh?'
'Dhe ti a s'po me kerkon te beje te njejten gje?' ia ktheu, e bezdisur prej Kait qe prej hicit qe kujtuar te fuste hundet ne punet e saj.
'Jo. Sepse ne vlejme dhe ti e di. Ti je e para qe e ke thene' i kujtoi, me nostalgji per koherat qe kishin humbur. 'Kemi ngaterruar pak rrugen, por jemi serisht ne'
'S'merrja vesh atehere' shperfilli.
'E di qe te pelqen muzika' ngulmoi Kai.
'Ti s'di asgje!' ngriti pak zerin ajo, e serisht pa nga Tedi qe vazhdonte ta veshtronte i perqendruar, si te qe duke lexuar rrefimet pas shprehive te fytyres se saj. Shpresonte te mos e kish dhene veten shume, te mos tradhetonte faktin qe Kai ende ndikonte aq dukshem tek ajo.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...