25 ♪

401 41 49
                                    

S'mbante mend shume prej ditesh se djeshme, ate njezet e kater oresh te mallkuar kur u qe dashur te mbyllnin ne nje kuti e te burgosnin nen dhe mikun e tij me te mire.

Te vetmin qe e kish njohur vertete, qe i kish qendruar prane e qe plot here s'ja kish pertuar e ia kish futur ndonje grusht per ta sjelle ne te.

Koka i buçiste aq sa i dukej se do te pellciste.
Pse dreqin s'e bente, keshtu do te mund te vdiste dhe ai?
S'qe aq i guximshem sa ti vidhte trupit jeten. Te vetevriteshe kerkonte guxim qe ai s'e kish, e njekohesisht ish edhe nje zgjidhje prej frikacaku, qe i arratisej jetes.

Vetem se Ace s'kish dashur te vdiste. Kai s'njihte kend qe ta deshte me shume jeten se ai. E ish kjo dashuri e marre qe e kish shtyre ne ekstreme qe ne fund e kish mbytur.

Nje koktejl drogerash, kombinuar me pijen e gabuar kishin detyruar zemren e tij te rreshte se rrahuri jete.

Nje pakujdesi, i kish kushtuar rende.

Pse s'mundej as ai, i perhumbur ne ekstazen qe ato preparate sintetike i dhuronin, te ngaterrohej ashtu?

Fshiu prej komodines se afruar prane shtratit pluhurin e bardhe qe kish mbetur aty e i perngjasonte pluhurit, e me pas u zgjat te mberthente shishen e nje dreq vodke ruse qe dikush, nje sponsor leshi, i kish dhuruar.

Se fundmi, pinte sa here qe i etur per uje, e thithte hashashin e mallkuar e dhjetra mutera te tjera kur ish i uritur.

Jeta e tij, ajo qe me zili lakmohej prej sa e sa vetash, i perngjante nje bordelloje te qelbet.

Femra qe i luteshin te qiheshin, e plot e plot net te dehura prej se cilave s'rikujtonte asgje.

Por mbante mend mengjeset - kur minutat e dhimbshme zvarriteshin e asgje s'mund ta shporrte mpirjen e trupit te tij.

Me nuk ndjente, ose keshtu kish menduar sepse dreq, ndjente, ndjente aq shume!

Ndjente dhimbjen e asaj humbjeje si te qene mijera thika qe nguliteshin mbi lekuren e tij - jo per ta vrare, por per ti rikujtuar se ndjente dhimbje.

E me pas qe edhe ndjenja e fajit, qe ushqehej si ndonje shushunje me shpirtin e tij te vaket, per ti vjedhur te fundit gezim.

A do kish vdekur nese s'do qene zene?
A do kish qene ndryshe nese ai do ulte hunden e do ti kerkonte ndjese?

S'e dinte. S'kish si. Ajo c'ka dinte ish qe pergjithnje do perndiqej e denohej prej dyshimit qe vrasesi i Ace kish qene ai.

'Dua te zhdukim Lauren' kishte ngulmuar Ace. 'S'bej me asgje sipas kerkesave te asaj kucke kryenece'

'Pse?' Kish pyetur thate Ace.

'Sepse s'na nevojiet me. A s'mendon se...'

'Se ti akoma i mban inat per Duan?' E kish sfiduar Ace e te degjonte emrin e saj pas aq kohesh e kish marrosur edhe me. Ajo jetonte vetem ne mendjen e tij, e kurre s'qe diskutuar rreth saj ashtu.

'E degjon c'a thua o bythqi*e' Kish shfryre.

'Jo, thjesht te te rikujtoj qe aty s'ta kish fajin kush perpos vetes. Ishe ti qe si lepur zgjodhe ta leshosh, ta shesesh aq lire, per te fshehur te verteten per origjinen e Kait te lavdishem. Sepse keshtu njerezit do te te duan me shume apo jo? Kur je i mistershmi e jo femija i lindur ne plehra dhe ....'

DekadencëWhere stories live. Discover now