S'kish patur mundësinë të shëtiste në Glasgow. Mes raportimeve për Laurën, e dhjetra ankesave rreth fonisë apo gardarobës, s'dinte ku kish kokën. Disi, të tërëve u qe tiposur që ajo ish Laura, e se kish zgjidhjen magjike rreth çdo problemi.
E vërteta - s'ja kish idenë ç'po bënte.Të shoqëronte tre yje të ardhshëm lart e poshtë Mbretërisë së Bashkuar duhet të ish e lehtë, por ja që ish gabuar.
E në atë pak kohë të lirë, iu desh të duronte Shelbyn që i qe qepur nga pas e i ankohej rreth Kait e arrogancës së tij.
'Dhelpra që s'kapi rrushin tha që është i pabërë' i tha në fund, me shpresën që me neuronin e saj të vetëm do ta kuptonte që dhelpra e kësaj historie ish ajo.
'Më duket se të ka qejf ty' xhelozoi Shelby.
'Sheh ëndrra me sy hapur ti goce' qeshi
'Eshtë tërë kohën pas teje' protestoi ajo.
'Për mos të lënë rast pa më kujtuar sa s'me honeps' i vuri pikat mbi i.
Shpresonte që Edinburg, ku do të qëndronin për tre net, të paktën t'i ofronte luksin e kohës së lirë, sepse vërtetë deshte aq shume ta vizitonte qytetin e dhjetra kështjellave me kullat e tyre që gërvishtnin qiellin gjithnjë të veshur me retë e dendura që i dhuronin një misticitet tërheqës.
U akomoduan në një hotel të këndshëm. Qe i vogël - kështu të tërë dhomat qenë rezervuar për ta. Kjo lehtësonte Ace prej barrës së organizuarit një mbledhje të qetë në dhomën e tij.
Qe kthyer në traditë ajo mbledhja e përnatshme në dhomën e tjetrit, ku s'mungonin birrat.Dhe ndonëse të lodhur, e paçka u kërkohej të vizitonin që pa gdhirë vendin ku do të performonin për të kryer një prove kontrolli teknik, sërisht përfunduan tek Ace që ia kish shtruar të pirit.
'Merre' i zgjati një kanaçe të ftohtë Duas, që përfundoi së ngjeshuri mes Jenniferyt e Levit, që luante me shkopat e baterisë, një suvenir që ruante për fat që prej ditëve të para që kish mësuar instrumentin - nëse mund ti zihej besë ritregimeve tragji-komike të Ace, që dashuronte dramacitetin po aq sa deshte vemendjen dhe femrat.
'A iua kam treguar atë herën që Kai mendoi se të ngacmonte zyshën e re të Anglishtes do ta bënte interesant? Por përfundoi së marri një vrenjtje para të tërëve'
'Ha mut. Ti as që ia ke idenë. As që njiheshim athere' Protestoi e kanaçes së tij ia nxorri fundin.
Pinin shumë, kish konstatuar, e duke qëndruar me ta, të pinte me tepri kish filluar edhe ajo.
'Ace ishte thuthuq e për të bërë trimin shkonte e rrifte të tërë, këthtu do ta kithin frikë e th'do ta tallnin' imitoi Kai.
'Legjendë urbane. Ktij i vinte inat, se kur unë kisha muskuj kte e merrte era se ishte si skile' u kundërpërgjigj tjetri, e Shelby s'la atë mundësi ti shpëtonte pa prekur bicepshin e tjetrit.
'E vështirë për tu besuar tani' komentoi me zërin e saj prej kokete, dora ende në krahun e Kait, që atë mbrëmje dukej më pak i bezdisur prej prekjes së saj.
'Nëse Levi do fliste, kushedi sa e sa gjëra do kishte për të thënë për ju' bëri shaka Jennifer e Levi i qeshi lehtë.
Nxorri telefonin e saj, e shkoi diçka që ia tregoi Levit.
Vërtetë duhet të dish gjithçka të këtyre dy karagjozëve.
Ai pohoi e telefonin e morri prej Duas për t'ju përgjigjur.
Jam banka e sekreteve. Ace rrëfehet tek unë sa here diçka s'shkon sipas temenasë së prapanicës së tij. Dhe puna e thuthuqësisë është e vërtetë, në tetë vjeçare ama.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...