33

462 39 64
                                    

Qe zgjuar me buzeqeshjen e pikturuar ne fytyre.

Pse buzeqeshte ashtu?

Kai, ish pergjigja e gjithçkaje.

Kish dicka te embel ne ate shkembimin e tyre te nje nate me pare - premtime qe njeri tjetrit ia bene te dy; per te qene gjithnje bashke ndonese pa qene bashke; per te ekzistuar per njeri tjetrin si nje prezence plotesuese, sepse te dy ndiheshin te zbrazet ne vetmi.

Jo, kjo s'i bente te dashur. Miq.

Shpirtera binjake, e serisht buzeqeshi kur rikujtoi qe Kai i kish quajtur pikerisht ashtu.

E kish percjelle deri ne apartamentin e saj, ku ajo nuk e kish ftuar.

Qe zbardhur kur ai shkoi, jo pa e ftuar ne nje feste idiote qe do organizohej per te.

'Eshte idiote? Pse po me fton ne dicka ku sdo te shkosh as vete?' qeshi Dua
'Do ishte me mire me ty aty' i qe pergjigjur, pa leshuar duart e saj prej te tijave.
'S'besoj s'e do te vij'
'Mendohu. S'dua nje pergjigje tani. Thjesht te dua aty' kish ngulmuar.

Jo, mendoi. S'do te shkonte ne festen e leshit qe shtepia diskografike organizonte per Kain.
Ne ate organizim ku te ftuar do qene dhjetra te famshem, fytyra te njohura njerezish te huaj per te.

Ferkoi syte, ende e pergjumur. U ngrit tere pertese, e vendosur per ti pergatitur vetes nje kafe te forte.

Ish duke perzier sheqerin ne filxhanin e vogel, kur ndjeu telefonin te protestonte ne dhomen perbri. Nxitoi.
Duhet te ishte e ema. E telefononte cdo mengjes, e kur nuk e bente, si sot, ajo merakosej e s'dinte te rreshte se telefonuari deri kur Dua ti pergjigjej.

'Miremengjes mush' e pershendeti ne shqip.

'Fale zotit' shfryu e lehtesuar tjetra.

'Po flija' pranoi Dua.

'Je mire?' pyeti vertete e merakosur tjetra.

'Po' iu pergjigj.

'E sigurte?'

'C'ke keshtu ti? Thjesht po flija. S'do te thote qe nuk jam mire. Kisha dale mbreme' pranoi, pa ndare se me ke.

'E di' pergjigja e te emes e habiti, por iu desh fare pak te perllogariste e te zbulonte ku buronte meraku i saj.

'Me Kain' plotesoi Dua.

'E di edhe kete' pranoi serisht e ema. E kish harruar qe tjetri ish vertete i famshem, e vajza qe e kish njohur, ajo fansja e tij ne pubin e vogel, mund te kish shkrepur nje foto te tyre. Foto qe duhet te ish duke bere xhiron e rrjetit, shoqeruar prej lloj soj kryetitujsh qe as nuk donte ti lexonte.

S'do linte genjeshtra, sajesa ti helmonin e vidhnin gezimin.

'S'ka asgje per tu bere merak' siguroi te emen 'Jemi vec shoke'

'Shkruhej qe jeni te dashur' lija te emes qe ti citonte c'qe shkruar.

'Sajesa'

'Kish nje video ku te prezantonte si te dashuren e tij'

'Ishte nje shaka ma' sqaroi.

'Ti e do?' Pyeti neutrale e ema.

'Ma' ngriti pak zerin Dua.

'Ma merr mendja qe po' u pergjigj po vete e ema.

'Nuk e di pse po flasim per kete'

'S'ka miqesi ku dikur kish ndjenja. Mos e ke harruar valle sa shume te lendoi ai? Sa net ke qare prej tij?'

DekadencëWhere stories live. Discover now