'Sy-çokollata do të më vrasë, por unë do ta pi këtë' foli në mikrofon e i tregoj turmës që qe mbledhur për ti dëgjuar shishen e uiskit që kish fshehur pas basit të Levit.
'Për Manchesterin' tha para se të tre të pinin prej shisheve të tilla e të tërë brohoritën njëzëri.
Përvec Duas, që rrotulloi sytë e buzëqeshi. Jo, s'do ta vriste.
'Ndjesë sweet, naughty girl o mine' iu drejtua sërisht e këtë herë i shkeli syrin turmës, kur në të vërtetë i fliste vetëm asaj.
Dua sërisht buzëqeshi e shkundi kokën lehte.
'Kush dreqin është kjo mavria?' shfryu Shelby bri Duas, plotësisht e pavemendshme ndaj reagimeve të tjetrës që do të kishin tradhëtuar të vërtetën - ish ajo.
'Zakonisht, në emër të atyre që na kanë frymëzuar, këndojmë këngë që janë më të vjetra se ne, dhe sonte duam të falenderojmë ata që mbi të tëra kanë frymëzuar Ace të kapë një kitare, e që sot mos të dojë të presë flokët'
Kurt Cobain, mendoi njëkohësisht me notat e para të asaj që ndoshta qe kënga më e njohur e grupit - Smells Like Teen Spirit.
Këndoi sëbashku me tumën e Kain, zëri ndjellës dhe njëherësh enigmatik i tjetrit, e mbërthente pas çdo note të tij.
I'm worse at what I do best
And for this gift I feel blessed
Our little group has always been
And always will until the endGrupi ynë ështe e do të mbetet gjithnjë, deri në fund...
Një premtim që asgjë s'do ti ndante, thëne me fjalët e një kënge e shoqëruar me atë buzëqeshjen që ai i dhuroi dy miqve të tij.
Shpresoi, në atë çast, që mos të kishin fatin e atyre që më së shumti adhuronin.
Sepse disa këngëtarë që në rrugën e famës qenë rrahur para tyre, i qenë dorëzuar dobësisë së të paturit gjithçka e njëkohësisht asgjë kuptimplotë.
Kurt Cobain, njëri prej tyre... Jo, Ace nuk do ta imitonte edhe në vdekje...
(A/N: për kë se di - ka vrarë veten 27 vjeç)
Iu bashkua në prapaskenë me të mbaruar shfaqja e Ace e tërhoqi në krahët e tij për ta rrotulluar një, dy, tri herë në ajër.
'E dogjëm' shpalli entuziast e ajo pohoi
'Më lësho tani. Po më sikletos' i kërkoi.
'Nuk bëhet xheloz Kaushi jo' qeshi e Dua i tregoi gishtin e mesit, diçka që e kish mësuar prej tij.
S'kishin fund ngacmimet e tij rreth Kait, jo pas përballjes së sikletshme të paradites.
Pse dreqin kish menduar që ish e zgjuar të hynte në dhomën e një mashkulli?
Jo, s'kish qenë e zgjuar e për budallëkun e saj kish paguar me një puthje të dytë, që ia kish sekëlldisur edhe më trutë.
Preku buzët. Ende mendonte për të...
'Mendon për mua?' iu afrua nga pas Kai e ajo u kthye shpejtë drejt tij, për tu gjendur aq fare pranë tjetrit.
'Ncuq' shkundi kokën e ai qeshi.
'Hë? Si isha sot?' iu zgërdhi.
Nudo, deshi ta ngacmonte.
'Më pak i dehur' zgjodhi ti përgjigjej monotonisht.
'E kisha për përpara' vazhdoi ti buzëqeshte djallëzisht e Dua rrudhi buzët, pa dashur ti falte kënaqësi duke pranuar që edhe ajo s'rreshte dot së menduari për të.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...