Nga ku qëndronte shquante turmen e njerëzve - familjarë e miq të ngushte - grumbulluar rreth një varri, një grope të gërrmuar në dheun e zi.
Trupi i tij, burgosur mbrenda një arkivoli të drrunjtë, për tu dekompozuar prej kohes si sa e sa të tjerë - si mijëra të groposurit në atë tokë të mallkuar. E çfarë se ai kish jetuar ndryshe? Në fund asgjë s'vlente. Ne vdekje qemë të tërë të njëjtë.
Po shpirti, vrau mendjen teksa thante lotet pas syzeve të errta që i mbulonin gjysmën e fytyrës.
Jo se do ta njihte kush, mes fytyrave të famshme ajo qe një kurrkush. Por ajo pëlqente të fshihej - pas njerëzve, pas spektrave të zinj, e tani edhe pas trungut të trashë të një peme dhjetra vjeçare.
E kish provuar njëherë, te zhvishte mburojat që e fshihnin prej botes - provuar të guxonte, por karakteri i saj, kish zbuluar, qe tepër i dobët karshi tundimeve - ato mallkime, kurthe të shpirtrave të dobët si i saj, si i tyre.
Por ajo ende frymonte, e qe trupi i tij që ish braktisur prej jetës - asaj energjisë së pashtershme që e kish karakterizuar.
Dhe vërtetë, ç'ndodhte me të? Energjia, i kishin mësuar, as nuk krijohet e as nuk zhbëhet. Atëhere ku dreqin do të rridhte tani forca që dikur i kish qenë e tij?
Doemos jo tek njerëzit që tani lëngonin, të shtirur rreth varrit që s'do ta vizitonin më.
Ai i kish urryer, të tërë që kishin dashur vetëm të përfitonin prej tij - e ata, të gjithë, një turmë ulkonjash të uritura, edhe në vdekje deshën të përfitonin prej tij.
Mes turmës, me të zeza, sepse gjithnjë visheshin ashtu, njohu edhe ata të dy.
Të vetmit që e kishin dashur, vërtetë. E ata vdisnin sot, bashkë me të.
U kthye për tu larguar, lamtumirën e saj ia pëshpëriti qiellit, ku ai tani ekzistonte si një qenie e paformë.
Takat e ulta të çizmeve të zeza kërrcitën në rrugëzat e shtruara mes varreve.
Kaloi para turmës së të panjohurve - postera të tij në duart e tyre. Qanin, pa e njohur vërtetë.
E deshën, pa e dashur vërtetë.Një botë e shpifur, e stisur dhe e mallkuar ajo e famës.
Të adhuroheshe prej një tufe të marrësh të shtynte drejt një abisi, një vrimëze të zezë, gllabëruese së cilës s'i shpëtonte kush.
Nuk shpëtoi as ai.
Kaloi e pa trazuar edhe para fotografëve të rreshtuar me armët e tyre qitëse, aparatet e mëdhenj që shkrepnin foto pas fotoje.
Askush s'e vrau mendjen për të.
Sepse nuk e njihnin. E nëse s'e njihnin, nuk e shihnin.
Ajo fshihej...
Kjo skena ndodh diku rreth mesit të historisë dhe shërben si prolog. (prandaj është edhe e shkurtër)
Historia do jete e organizuar keshtu: fillimisht pjeset qe çojnë drejt kësaj (e shkuara) dhe pastaj vazhdimi...
CZYTASZ
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...