♪ 5

406 35 24
                                    

Të ish e shoqërueshme duhet të ishte diçka e thjeshtë, e sërisht Duas i dukej si një detyrë e vështirë.

Miq kish patur, madje edhe të dashur, por kurrë s'qe ndjerë e aftë të niste apo mbante gjallë një bisedë. S'ndihej fort argëtuese, e prandaj pëlqentë të fshihej nën hijen e të tjerëve që qenë më ekstrovert se ajo.

E në studion televizive atë mbrëmje hante veten me dhëmbë, që disi të shtynte veten të fliste me ta.
E deshte këtë punë, e s'do të linte arrogancën e tre djemve të vriste ëndërrat e saj.

Por ndonëse tërë ditën kish menduar njëmijë e një dialogje, ku ajo dinte ç'të thoshte, kur u gjend përballë tyre të fliste s'qe aq e pamundur saç mendonte ajo.

Njohu Shelbyn që Levit i zgjaste një xhaketë lëkure me perçina të metalta. Jo fort e përshtatshme për studion e nxehtë.

Dëgjonte dhe Ace që protestonte - ju thashë mos u krruani me flokët e mi. I bërtiste nje gruaje bullafiqe që i vraponte nga pas me një llak ndër duar.

E njohu e ndaloi përballë saj. Shkundi flokët e gjatë e i kërkoi ti dilte në krah

'Thuaju që jam një roker e jo një gejush që ajo të më lëpijë flokët pas koke'

'Stil alla Kurt Cobain, e shoh' iu përgjigj Dua e fytyra e tij u çel prej një buzëqeshjeje fitimtare.

'Kjo po që më kupton' shpalli për gruan që lëshoi krahët anash vetes e shtrembëroi fytyrën, e lodhur së duruari tekat e tjetrit.

'Duhet të shohësh si e kanë katandisur Kain. Më vjen të qaj e ti thyej turinjtë njëkohësisht' Turfulloi kur gruaja u largua. E Dua prej hiçit qe kurioze të shihte, të qeshte e të drejtonte gishtin nga ai për ta tallur siç ai kish bërë me të sa e sa herë.

Ndoshta s'ish mënyra e duhur për të nisur një shoqëri, por mjaftonte ta pëlqenin dy prej tre e kish zgjedhur dyshen e saj - Ace dhe Levin.

'Të emocionuar?' e pyeti 'shokun' e saj të ardhshëm e Ace shkundi kokën.

'Thjesht do ti përfytyroj të tërë të zhveshur'

'A s'do ishte më shpërqëndruese?' ngriti vetullën Dua.

'S'do ti hedh sytë hiç nga ty' i shkeli syrin Ace, e ndonëse i tiji kish qenë një prej atyre komenteve të seksualizuar që ajo nuk honepste, mënyra si e kish thënë e zhvishte prej perversitetit për ta transformuar thjesht në një shaka.

'S'më bëre hiç të qesh' komentoi.

'Asnjë çik çik fare?' puliti sytë si një femër e llastuar.

'Më pe të buzëqesh gjë? Jo' ia ktheu e kryqëzoi duart para vetes.

'Ç'ia zgjat dhe ti kaq shumë dhisë së egër të malit?' komentoi Kai që kish mbirë pas saj.

Vrikthi u rrotullua nga ai, e acaruar, gati për t'ja numëruar nja dy gjëra por përfundoi së qeshuri - bashke me Ace që kish plot epitete idiote për të përshkruar pamjen e tjetrit.

'Kjo po ishte për të qeshur' komentoi Dua, e shakatë e te dyve e acaruan edhe më Kain, që picërroi sytë e zinj për të vështruar vengër atë.

Ia kishin nxirë sytë, drejtuar flokët e dendur e fiksuar në një mënyrë të çuditshme për mos ti rënë mbi fytyrë.

'Hajde me mua' shpalli dhe mbërtheu krahun e tjetrit për ta tërhequr drejt tualetit të vogël, përtej dhomave të grimit. S'kish shanse ta linte të dilte për të parën herë në televizion ashtu!

DekadencëWhere stories live. Discover now