16

419 35 41
                                    

Ndjesia e zbrazëtisë dhe dëshira e pangopur për ujë e detyruan të hapte qepallat e rënduara prej dhimbjes së kokës.

Duhet të kish pirë sërisht. Zot, pse dreqin vazhdonte të pinte kur mëngjeset ishin kështu?

S'mbante mend shumë prej një natë më parë, por rikujtonte Kain.

Kain! Shqeu sytë e u kthye në anën tjetër të shtratit që ndante me atë.

Dreq.

U ngrit e kërkoi për rrobat e saj. Sikur lakuriqësia e tyre, ajo dhimbja e ëmbël në thellësinë e trupit të mjaftonin për ti rikujtuar se çfarë kishin bërë, prezervativët e flakur rrëzë krevatit ulëritnin të vërtetën - seks.

U vesh në errësirë. S'ja kish marrë mendja se ndonjëherë do ti duhej të arratisej si skuthe prej dhomës së ndonjë mashkulli, që do duhej ta ritakonte sërisht më vonë e të hiqej sikur asgjë s'kish ndodhur.

E kjo do kish qenë e thjeshtë nëse vërtetë nuk mbante mend asgjë, por për dreq e rikujtonte shumë mirë ndjesinë e duarve e buzëve të tij mbi veten, ndjesinë e tij brenda saj.

Kërkoi në xhepin e pasëm të xhinseve për çelësin e dhomës së saj, por s'qe aty. Dreq.

U përkul për ta kërkuar, sepse mendja e saj e përgjumur as që e konsideroi opsionin ku në recepsion kërkonte një të ri.

E diçka goditi, një prej shisheve të qelqva që u rrotullua mbi dyshemen për tu përplasur me murin përbri, zhurmshëm.

Mos u zgjo, u lut nën zë, por Kai hapi sytë e zinj, i fërkoi fort ato teksa shtriqej në shtrat.

Shikimi i tij kërkoi atë, e ngriti vetullën thuajse i zhgënjyer kur e pa të qëndronte plotësisht e veshur përballë tij.

'Dreq, një tmerr për të ti hequr rrobat mbrëmë e ti do të më lodhësh duke të zhveshur sërisht' komentoi me zërin e ngjirur teksa u ngrit mjaftueshëm për të mbërritur krahun e saj e për ta tërhequr drejt vetes. U lëshuan të dy mbi shtrat e atë e rrotulloi, kështu do të burgosej nën të.

'Ç'do bëjmë për këtë?' ngjeshi dëshirën e tij aty ku ajo e dëshironte më së shumti e Dua rënkoi, e dobët përpara tij, e pafuqishme nën të.

'Asgjë' iu përgjigj jo fort bindshëm, pa kundërshtuar dorën e Kait që u zhyt nën bluzën e saj për të luajtur me gjoksin e tjetrës.

'Ashtu?' puthi qafën e Duas e thithi lekurën e saj të bardhë rrëzë shenjës që kish lënë aty një natë më parë.

'E bëmë njëherë. Ishte pakt njëherësh apo jo?' i kujtoi e Kai as që ia vuri veshin asaj çka ajo vazhdoi të fliste. I interesonte vetëm që trupi i saj nuk e kundërshtonte - jo teksa ulte zinzhirin e xhinseve të saj e dorën e zhdukte nën to për të luajtur me të.

'Mëngjesi është i përfshirë' i pëshpëriti para se ta puthte thellë, për ti vjedhur gojës së saj rënkimet e kënaqësisë që i dhuronte me gishtërinjtë e tij.

S'e kish vrarë mendjen gjatë se ç'do ndodhte pasi ta bënte të tijën. Kish ditur vetëm që deshte ta nënshtronte e të bënte ç'të deshte me trupin e saj. E kish dëshiruar aq shumë, mjaftueshëm për mos të menduar se si kjo do ndryshonte dinamikën mes tyre.

Ajo që dinte ishte që s'kërkonte për ndonjë të dashur e as ndonjë lidhje ekskluzive. Ish qejfi ai së cilit i qe vënë pas, e qejfi tani qe Dua që i përgjigjej çdo prekjeje të tij.

Ia doli ta zhvishte sërisht. Ish e thjeshtë kur ajo nuk kundërshtonte siç kish zakon. I puthi gjoksin, kujtonte që i pëlqente e më pas kur s'mundej më, u zhyt në të për të lëvizur me një ritëm që qe i tyre.

DekadencëWhere stories live. Discover now