'S'mund të mos vinim re që ndryshuat tekstin e Sweet Child of Mine, e vrasim mendjen, kush është vajza me sytë çokollatë?' pyeti spikerja e radios që i intervistonte menjëherë pas shfaqjes, për ti transmetuar në emisionin live të para-mesnatës.
Përmbysi sytë, në pritje të përgjigjes së Kait, por qenë klithmat e mburrjet e Shelbyt ato që dëgjoi
E kishte për mua. Sa i paparë është...'Shtt' i kërkoi ti jepte fund, sepse kështu s'mundi të dëgjonte arsyetimin e tij. S'kish patur mundësinë ta takonte pas performancës, sepse kishin nxituar aty. Por s'ish se do ta pyeste edhe kur të kish mundësi të fliste vetëm për vetëm me të. Mund të qe vetëm një rastësi, e s'deshi të besonte në deluzione.
'O Zottt' klithi Shelby atëherë, sytë në bluzën e thjeshtë të Duas 'O zot i madh, e kishte për ty'
'Ishte sa për të bërë gjërat interesante. Pikerisht për këtë, që njerëzit të pyesin e si ti per shembull, te mendojne se e kane per te' justifikoi bukur.
'Ahaaa' fale zotit e besoi dhe e la me aq.
Por serisht, duke sqaruar Shelbyn e duke i hequr prej mendjes ato fiksimet e saj, i kish shpetuar pergjigja e Ace, sepse qe pergjigjur ai.Kai Isley, kish vene re, para kameras nuk fliste shume. Nese s'do kish qene per ate shikimin e eger qe i jepte çehrren e një mendjemadhi, do të mund të ngjante sikur ish i ndrojtur.
Ish nje tjeter histori ne skene, ku ai çlirohej prej prangave te te qenit nje introvert.
Sa keq që jo çdo kush e kuptonte atë gjuhën e tij.U rikthye ne realitet prej telefonit qe iu dridh ne xhepin e pasem te xhinseve - emri i Laures ne ekranin e saj.
'I mësove ti të bënin atë?' Fjalë rreth këngës kishin mbëritur tek ajo, bashkë me disa video që kishin përfunduar në instagram.
'Hm...
'Gjeniale' s'e la të fliste Laura 'Por sërisht dua foto. Dicka ku kuptohet qe flet me nje vajze por pa patur mundesi te zbulohet identiteti i saj. Te mendojne qe ajo eshte sy çokollata e famshme'
'Laur...'
'Dhe zot, si do t'ja dalim ta bëjmë më interesant në intervista. Njëri nuk mund të flasë, e tjetri s'do.' shfryu.
'E di' qe në një mendje me Laurën, që atë thirrje e kish këputur pasi kish thënë ç'kish për të thënë.
Kur iu ribashkua të tjetëve, drita pulsuese që lexonte Duke rregjistruar, qe fikur e ata e morrën para. U duhej të shfaqeshin në një festë që kinse radio organizonte për to, por Dua nuhaste dorën manipuluese të Blickstein PR pas kësaj.
'Herën tjetër që do të bësh serenata thuaj të pakën një ditë para, kështu të paktën do përsëris ndonjë gjë. Ty mund të të duket vetja Axel, po une s'jam as Slashi e as Ole Beich'
Eci para tij. Asnjeri prej te treve s'kish vene re Duan qe i qe vene nga pas.
'Lev, nese flet ky eshte momenti per te thene dicka' vazhdoi të këmbëngulte.
'U bezdise se tani mendojne se ke nje te dashur? Qetesohu'
'U bezdisa qe ty ta do kari të kesh një'
'C'pune te prish ty?' E pyeti.
'Asnje pune. E pra dashke?'
'Jo' ngulmoi 'Ti je i pari qe duhet ta dish qe asnje femer ska pamjen e nje te dashure ne syte e mij' i kujtoi.
'Akoma me....' Ace do kish thene dicka qe tradhetonte te shkuaren por Jennifer gjeti çastin kulminant per t'ju hedhur ne krahe Ace.
Ndoshta edhe ajo mendonte që kënga kish qenë për të...
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...