♪ 7

388 34 48
                                    

Turi u konfirmua. Me 23 data, të shpërndara në 10 qytete, ish një mini-turne, me qëllim promovimin e Ferr në Eden.

Klipi qe pëlqyer e të rinjtë kishin filluar të identifikoheshin me ta. I njihnin, në radio kërkonin këngët e tyre. E kishin shprehur interes për shfaqet në klubet ku ata do performonin - duke blerë shpejtë një pjesë të biletave.

Patën mbledhur gjithçka u duhej. Të fundit, futu kitarën në kasën e vet dhe e hodhi supeve.

Do të udhëtonin në një akrobus të vogël, që do të qe në dispozicionin e tyre për muajin e ardhshëm. E kur të ish e nevojshme, me avion, drejt Dublinit.

Laura s'do ti bashkohej, e kish caktuar shërbëtoren e saj për ti shoqëruar, sikur të kishin nevojë për një kujdestare.

S'kish gjë kundër saj. Në fakt karshi Duas ndihej plotësisht neutral. Bezdisja që i shkaktonte me atë kryeneçësinë e saj, neutralizohej prej besimit e mbështetjes së saj karshi bandës. I pëlqente mënyra kritike e të menduarit tek ajo, e fakti që dukshëm qe një njohëse e mirë e muzikës.

Kjo, arsyeja pse kish kërkuar pikërisht një mendim prej saj rreth këngës së re.

I priste me të tjerët - teknikun e skenës, Shelbyn e imazhit, nje trajnjer vokal të cilit s'ja kish nevojën. Dy djem të tjerë rolin e së cilëve se kish fort të qartë dhe praktikantja trupvogël që aty ishte më shumë për Ace, jo fort mirënjohëse për mundësinë që i jepej e s'dinte ta vlerësonte.

E njohu lehtësisht Duan, prej kaçurrelave të dendura që i derdheshin në shpinë. Kish tradhëtuar ato veshjet e krekosura prej zyre për një palë xhinse të gjëra e të grisura vende-vende, e këpucët me takat e ulëta me një palë Converse të zeza me qafë.

Dukej më interesante kështu.

'Dua?' qe Ace që i hodhi krahun supeve miqësisht. Atij ajo ia zgjaste pak më shumë, e plot herë toleronte edhe ato shakatë e tij perverse.

'Më në fund erdhët' rrotulloi sytë para se ti buzëqeshte Levit përzemërsisht.

Vetëm karshi tij ish më e rezervuar, e i fliste vetëm kur qe e nevojshme, ose kur ai s'i kursente ndonjë koment të hidhët sa për ta parë të bezdisej sepse ish argëtuese mënyra si fytyra e saj nxihej prej inatit që i duhej të kapërdinte.

Kai s'qe mësuar me femra si ajo, e as vetë s'dinte të sillej me të tilla vajza.
Ose i viheshin nga pas e ai i perdorte per te shfryre dufin e tij, ose s'ekzistonin, sepse s'lodhej së hedhuri vete syrin ndonjeres.

Dicka e tij duhet te ishte terheqese per fyckat qe i pergjeroheshin me sjelljet e tyre per nje nate me te - ose fakti qe i injoronte plotesisht sfidonte egon e tyre, ose ish zeri i tij e ajo fantazia qe po pallonin nje kengetar. Qofte edhe nje te rendomte si ai.

E serisht, asnje nga keto s'dukej se impresiononte Duan qe ish aq e natyrshme ne menefregizmin e saj karshi tij. E ajo nuk shtirej. Thjeshte si plaste, e kjo e bente interesante.

U nisën. Radio në një prej stacioneve më popullore, ku pas pak u luajt kënga e tyre.

'Ne, ne, ne' klithi Ace, që ende emocionohej sa here degjonte dicka te tyre te luhej - ne nje lokal ku darkonte, mes kufjeve te dikujt qe qendronte perbri tij ne metro.

Te tere brohoriten me te e Shelbi rreshkiti kinse padashur, ne sedilen bri Kait.

'Do bëheni të famshëm, e di' lëshoi doren ne krahun e tjetrit e i buzeqeshi, nje ftese per dicka me shume.

E injoroi e u zgjat per te prekur supin e Duas, qe ulur ne sedilen para tij, kish mbeshtetur koken ne xhamin e veshur prej avullit. S'kish reaguar aspak me të tjerët.

DekadencëWhere stories live. Discover now