28

451 41 58
                                    

Zvarriti mengjesin ne pafundesi. Qe zgjuar pa gdhire, e kish fjetur si mos me keq.

Fakti qe do te takonte ata, Kain, e kish pershtjelluar keshtu. Por me pare do ti duhej ti mbijetonte nje dite te gjate pune, nje mbledhjeje qe s'dukej te kish fund e bisedave te kolegeve qe ne ate dite me diell qene vecanerisht te etur per te folur. E pazakonte kjo per nje tufe londinezes te serte e gjithnje te vrenjtur, sikurse dhe koha e qytetit gri.

Mund ti ndihmonte, po, por kjo s'do te thosh se qe gati ti fuste shkelmin investimit te saj disa vjecar ne punen aktuale. Dhe c'ish e verteta, bota sa kaotike dhe e thjeshte e marketimit, i pelqente sepse ndihej e sigurte sic nuk qe ndjere kurre perkrah Laures, prane Kait.

Lexoi nje email te fundit e shpejte iu pergjigj nje klienti te perhershem e jo fort me ngut fiku kompjuterin e kyci zyren e saj.

Kish pritur me padurimin e  nje te marre e njekohesisht stepej me friken prej te ndrojture, sepse packa guximit per ta telefonuar ate mbremje jave me pare, serisht ndihej e vogel dhe e trembur perpara tij.

Por s'ish vetem Kai arsyeja per te cilen po e bente. Pse dreqin mendonte vec per te?

Levi, edhe ai kish qene miku i saj e kish aq kohe qe s'e shihte. I mungonin ato bisedat e tyre te heshtura, qe i perkitnin vec atyre. Ato mendimet e tij te thella perkthyer thjeshte ne nje mesazh te shkurter qe ia niste Duas per ta lexuar.

I duhej te prezantohej edhe me djaloshin e ri floke-iriq, per te cilin ushqente nje kuriozitet te cuditshem.  Vriste mendjen nese i ngjante Ace sadopak.

E bente per muziken qe vertete i pelqente e per frymen e re qe ato kishin sjelle.

Po, e bente sepse deshte  qe ne radio, nje dite,  te degjonte dicka te re prej tyre e me vete te mendonte se kjo ish pak edhe merite e saj.

E kurrsesi jo per te plotesuar enderren e plagosur te nje djaloshi qe kish njohur vite me pare. Sepse s'qe detyre e saj te mjekonte e sherronte enderrat e zemren e tij.

Hyri kokelarte ne apartamentin ne qender te kryeqytetit, qe e kishin kthyer ne nje studio te tyren. Dikur u duhej te trokitnin e tu luteshin te tjereve e tani, gjithcka i duhej e kishin dhe e vetmja gje qe i pengonte qe vetvetja.

U mirkprit prej shikimit te ngrohte e ftues te Levit, kuriozitetit te djaloshit te ri e prej njeasnjeanesise se Kait.

C'kish pritur? Qe ai te vraponte per ta perqafuar vetem sepse ne nje telefonate te vone kish pranuar qe aq shume deshte ta shihte?

Dreq, jo. S'do ta lejonte as nese do provonte te sillej ashtu.

'Spike' u prezantua vrikthi i riu floke-iriq qe zgjati doren perzemersisht drejt saj.

'Gezohem. Dua' ciku doren e djersitur te tjetrit qe deri pak me pare kish qene duke luajtur ne kitaren tashme te hedhur menjeane.

'Levi s'me permendi qe qenke kaq terheqese' vazhdoi lajkatar ai.

'Levi e di qe me pelqen te pershkruhem ndryshe. Kjo eshte e fundit gje....' vertete, s'i pelqenin fjalet e bukura e as ato komplimentet drejtuar vetem pamjes se saj. 

Kish ndryshuar - me stilin me formal ne te veshur, e floket e stiluar ndryshe nje hijeshi prej te rriture kish perzene pamjen horrakate te dikurshme, e ndoshta, pakez ndihej terheqese sic nuk qe ndjere kurre me pare, por serisht s'ish se deshte te njihej prej njerezve vetem per kete - vetem si nje femer e bukur.

'Spike s'eshte emri i tij. Quhet Marcel' komentoi thate Kai, sikur i riu te mos qe aspak aty e ai te ish duke e pergojuar pas shpine.

'Pse Spike?' pyeti miqesisht Dua e Kain e pa te rrotullonte syte prej pertej dhomes. Tymoste nje cigare e shfrynte ngadale tymin qe formonte shtellunga qe ai i veshtronte si te qene gjeja me interesante ne jete.

DekadencëWhere stories live. Discover now