♪ 13

399 37 13
                                    

'Nuk do ta bëjmë' këmbënguli Kai. I marrosur i gjuajti me këmbën e tij sediles ku Levi qe ulur.

'Laura...' nisi të shpjegohej Dua, që vetëm i kish përmendur ftesën për një intervistë televizive në Manchester.

'S'më plas kari se çfarë do Laura' hungëriu Kai 'Ne as që i deshëm datat e Manchesterit' kujtoi.

Kish qenë Laura që kish këmbëngulur - do ngjante keq nëse anashkalonin qytetin e tyre të origjinës. Fundja të tre qenë rritur aty. E kish nxjerrë të sajën, pabesisht, duke i detyruar të pranonin nëse deshën që të kish një tur. Manchester ose asgjë - i me duar të lidhura kishin pranuar, por tani që s'mund ti tërhiqte veshin e të anullonte datat e mbetura, s'kish ndërmend të ulej pas një mikrofoni e ti përgjigjej dhjetra pyetjeve të origjinës së tij.

Ia merrte mendja që do deshën të luanin me melankolinë e fillimeve të tyre në Manchester, përpara se të zhvendoseshin në Londër për të ndjekur një ëndërr.

'S'do ta bëjmë atë intervistë Dua' i doli në krah Ace.

'Eshtë vetëm një segment 15 minutësh' shfryu tjetra. 'S'mund të anullohet tani'

'Atëherë bëni mirë të na thoni herën tjetër para se 'ju' të vendosni për ne' pështyu mllefin e tij Kai.

As që deshtje t'ja shihte bojën qytetit të mallkuar. Mjaftonte ideja që ngisnin drejt tij për ta përshtjelluar.

U mundua të rikujtonte vitet në të cilat s'kish kthyer kokën kurrë pas. Plot pesë.

Nxorri shishkën metalike prej xhepit të brendshëm të lëkurës së zezë,zbërtheu tapën dhe e afroi në buzët e tij. Rrëkëlleu një gllënkë të uiskit të shtrenjtë që kish vjedhur në një prej koktejleve që shtronin për ta. E kur më mirë për tu dehur me dekadencën e një bote luksi të cilës i qe venë pas vetëm e vetëm për të mohuar rrënjët e pisëta të ekzistencës së tij - që në vetvete mbarte fytyrën e shëmtuar e të gënjeshtërt të një jete më të mirë. I kish marrosur të atin, shkatërruar fëmijërinë.

Do të mbërthente atë që ai s'kish mundur, e do të fillonte duke shijuar alkolin që vlente më shumë se birruca në të cilen qe rritur.

'Mundet vetëm të performoni diçka? Dy, tri këngë këshu s'do duhej t'ju përgjigjnit asnjë pyetjeje. Mund të rregullojmë diçka' propozoi Dua. Sytë ia kish ngulur Ace, e Kait i rezervonte veçse ndonjë shikim kurioz e të vengër shkarazi.

'Jo' kundërshtoi sërisht ai.

'Këndo, zhduku!' u kthye plotësisht nga Kai. 'Cfarëdo që dreqin ke me të tërë këtë, s'më intereson. Por jepi fund të sjellurit si një fëmijë qaraman' ngriti zërin ajo.

'Këndo, zhduku' imitoi ai e piu sërisht.

'Dhe seriozisht do të pish që pa gdhirë?' s'i kurseu mospëlqimin ajo.

'Bëj ça t'më dojë pytha' iu përgjigj nën zë.

'Keni një kontratë që duhet të respektoni' recitoi Dua.

'Dhe ku mutin shkruhet që s'mund të pi?!' rrotulloi sytë ai e si për inat të tjetrës, piu sërisht. Me Duan s'e kish zgjatur më. Pertej asaj puthjes, bisedat e tyre qenë limituar në ndonjë shkëmbim rreth punës e muzikën që dëgjonin sëbashku, e në qetësi, gjatë rrugëtimeve nëper Mbretërinë e Bashkuar. Sikur vetëm të mos kishin shkelur kurrë në të mallkuarin Manchester.

'Aty ku përmendet dëmshpërblimi që do na detyroheshit nëse e dhitni këtë mundësi' i kujtoi ajo.

'Askush s'do dhjesë në asgjë, në rregull. Jepini fund. S'e di ça dreqin keni që vetëm i hakërreheni njëri tjetrit si zagarë' u kthye sërisht nga ata Ace.

DekadencëWhere stories live. Discover now