Qeshte.
Sa kohe kish qe se kish pare te qeshte ashtu? E syte ti ndriçonin me çiltersine e nje femije. E patrembur, s'mundohej ti fshihej.
'Pse më shikon ashtu?' e pyeti e shkundi kokën sikur të mos arrinte ta kuptonte Kain e atë heshtjen e tij. E kish te kotë të shtirej - ajo gjithnjë e kuptonte.
'Po qesh' i vuri në dukje.
'E ke parë veten?' i kujtoi Dua.
Po, u kujtua në atë çast për ato mustaqet false, që ndonjëherë përdorte për tu maskuar e për mos tu njohur prej te huajve qe i viheshin nga pas. Ecnin rrugëve ende të lagështa të Londrës prej shiut të dendur të pasdites. Ajo e kish pyetur nëse s'kish frikë se do ta njihnin. Sipas Duas kapelja që kish vënë zor se e maskonte prej syve kuriozë. E ai qe kujtuar për aksesorin që kish blerë në një dyqan aksesoresh per karnevale javë më parë. Kish gërrmuar në xhepin e brendshem të xhaketës së lëkurës. Qene aty. I kish ngjitur mbi buzë e qe zgërdhirë. E Dua kish qeshur. Aaa, sa bukur kish qeshur.
'I parezistueshëm ma merr mendja' i shkeli syrin e ajo shkundi kokën.
'Si një gjysh'
'Gjysh seksi'
'Lesh' u zgjat e mustaqet ia shqiti me nje levizje te shpejte.
'Do më mbrosh ti tani prej lubive që do të më vërsulen?' preku dorën e saj, e shtrëngoi në të tijën e luftoi që ajo ta lejonte të ndërlidhte gishtërinjtë me të sajët.
Ajo s'foli. Ajo s'e kundërshtoi prekjen e tij. Kokëulur ecën krah njeri tjetrit ne rrugicat e populluara te qytetit qe nuk flinte. Kish nje melodi te kendshme ne capitjen e tyre qe perzihej me gumezhimen e qytetit ne ate orë të vonë.
'E di çfarë do ishte bukur?' pyeti retorikisht.
'Që të rrisje një mustaqe?' e ktheu në shaka seriozitetin e tij.
'Që dikush të luftonte për mua' pëshpëriti e ndaloi. U detyrua të ndalonte edhe ajo, që Kain e vështronte e hutuar pa ditur s'i ti përgjigjej dëshirës së tij.
'Futemi këtu' shpalli prej hiçit, sërisht ai, e tregoi një bar të fshehur ne fundin e një qorrsokaku të errët.
Ngriti vetullën, jo fort e bindur nëse një bar ishte një ide e mirë.
'Kam ditëlindjen. Duhet të ngremë një dolli apo jo' u mundua ta bindte.
'Eshte vonë' u justifikua.
'Thashë që doja të luftosh për mua, jo të luftosh me mua Dua'
Sërisht i njëjti shikim i përvuajtur që deshi ta griste prej tipareve të tij. E nëse ta ndiqte në atë vend të humbur do ta gëzonte sadopak, pse jo.
Cmimi i buzëqeshjes së Kait qe vetëm një pohim.
Pertej deres, nje korridor i ngushte e i gjate perfundonte ne nje hapesire te gjere ku zeri i stonuar i dikujt kumbonte. Kendonte Celine Dion.
'Karaoke?' pyeti Dua.
'Perfekt' shpalli ai e cau mes njerezve per te zene vend ne cepin e banakut te gjate.
Shetiti syte mbi njerezit qe degjonin e kendonin njezeri me djaloshin qe i dehur, kendonte si te ish duke dhene performancen e jetes se tij.
Nje ambjent familjar e nje atmosfere e kendshme mendoi teksa zhvishte xhaketen xhins per ta shtrire mbi preher.
Degjoi Kai të porosiste për të dy - siç kish bërë dhe herën e fundit që prej hiçit kishin përfunduar në një pub. Uiski. Sa e sa kohe kish pa shijuar alkolin e rende.
YOU ARE READING
Dekadencë
General FictionE ai, ish fillimi i një miqësie që aq shumë do ti ndryshonte të dy. E s'ja kishin idenë, e s'do t'ja kishin për aq gjatë. Sepse të dy do të luftonin për mos t'ju dorëzuar fatit - do luftonin veten, njëri-tjetrin. Do luftonin të zakonshmen e do të s...